Nga mbledhja e Qeverisë: U miratua Programi për reformat ekonomike 2019-2021; U përcaktua Plani i veprimit për realizimin e Planit për ajrin e pastër për vitin 2019; Përkrahje për nismën për shpalljen park nacional të Jabllanicës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e saj të rregullt të 116-të miratoi Planin për ajër të pastër për vitin 2019. Duke pasur parasysh se lufta kundër ndotjes është prioritet strategjik i Qeverisë, programi themelohet në 4 komponentë: masat për ballafaqim të drejtpërdrejtë me shkaqet e ndotjes, ngritja e vetëdijes publike, nga mosha parashkollore e deri tek pensionistët, ndryshime rregulloresh të domosdoshme drejt sistemit energjetik me emetim të ulët dhe implementim të platformës për koordinim dhe përcjellje të realizimit të programit. Programi për uljen e ndotjes së ajrit konstaton dhe qëllimin e mjeteve të siguruara me vlerë prej 2 milion euro. Paratë do të destinohen për financimin e ndërrimit të sistemit aktual të ngrohjes së amvisërive, çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative në qytetet më të ndotura të vendit, si dhe për furnizimin e aparateve filtruese të ajrit nëpër hapësirat brenda çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, objekteve shëndetësore dhe objekteve administrative. Në Planin e veprimit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019, janë përfshirë edhe nismat e tri organizatave qytetare, të cilat kanë të bëjnë me krijimin e një Ueb-faqe të veçantë, ku shumë thjesht do të numërohen të gjitha masat të cilat duhet t’i zbatojnë institucionet shëndetësore dhe të instalimit të filtrave në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos tek ato që merren me veprimtarinë e drurit.

Ministrat e aprovuan Informacionin për përkujdesjen intervenuese të të pastrehëve, të cilët rrinë në lokacion poshtë Kalasë, të vendosen në objekte dhe institucionet për mbrojtje sociale. Ndërkaq, Qeveria angazhoi Ministrinë e punës dhe politikës sociale nëpërmjet IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit, në periudhën deri në mars të këtij viti, të sigurojë akomodimin e personave që gjenden poshtë Kalasë, në objekte që shfrytëzon IP Për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo sociale dhe sjellje devijuese në Shkup. Bëhet fjalë për 30 familje, përkatësisht 99 persona. Prej tyre, vetëm 9 familje kanë ndonjë vendbanim, kurse të tjerët evidentohen si të pastrehë. Strehimi i personave të pastrehë është në përputhje edhe me rekomandimet e Grupit inspektues të punës për përcjelljen e gjendjes së ajrit, sepse në këtë mënyrë këta persona nuk do të djegin materiale helmuese për ngrohje që akoma më shumë e ndotin ajrin.

Qeveria sot miratoi Propozim-programin vjetor për mbrojtje të natyrës për vitin 2019. Me këtë do të arrihet mbrojtje më efikase e natyrës nëpërmjet implementimit të aktiviteteve dhe masave nga dokumentet siç është Strategjia kombëtare për shumëllojshmërinë biologjike me Planin e veprimit (2018-2023) dhe Strategjia kombëtare për mbrojtje të natyrës me Planin e veprimit (2017-2027). Me Programin për mbrojtje të natyrës do të mundësohet harmonizimi i mëtutjeshëm i legjislacionit kombëtar me atë të BE-së për mbrojtje të natyrës.

Në mbledhjen e 116-të u aprovua Informacioni për përkrahjen e nismës për shpalljen park nacional të Jabllanicës. Nisma vjen nga bashkësitë lokale të zonës së Malit Jabllanica, si dhe sektorit joqeveritar, por është aprovuar edhe nga kryetari i komunës së Strugës dhe Vevçanit. Hapi i parë për Studimin e valorizimit ose revalorizimin e vlerave natyrore të Jabllanicës. Pas hartimit të studimit, procedura për shpalljen zonë e mbrojtur e Jabllanicës, do ta fillojë Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Me këtë do të përmbushen kërkesat e legjislacionit nacional për mbrojtjen e natyrës, si dhe obligimet ndërkombëtare në përputhje me konventat e ratifikuara dhe direktivat e BE-së për habitatet dhe speciet.

Qeveria sot aprovoi Informacionin për Programin e reformave ekonomike për vitin 2019-2021, me tekst të Programit. Programi është dokumenti i pestë i përpiluar në përputhje me udhëzimet e Komisionit Evropian, ku përveç kornizës afatmesme makroekonomike dhe fiskale janë përfshirë edhe 18 reforma kyçe sektoriale strukturore për rritjen e konkurrencës dhe avancimin e ekonomisë. Programi është përpiluar në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vitin 2017-2020, Strategjisë së rishikuar fiskale për periudhën 2019-2021 dhe Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, si dhe për dokumentet e tjera nacionale strategjike. Gjithashtu, Programi është në harmonizim me Strategjinë e BE-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës “Evropa 2020”.

Në mbledhjen e sotme, ministrat e aprovuan Informacionin për nevojën e miratimit të Planit të veprimit reformues individual (PVRI) dhe miratoi këtë plan në nivel të shtetit nacional me qëllim të zbatimit të Agjendës investuese rajonale reformuese për Ballkanin Perëndimor. Njëkohësisht, Qeveria angazhoi Kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështjet ekonomike dhe koordinimin me resurset ekonomike, Koço Angjushev për përmbajtjen e Planit të veprimit për reformat investuese për Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet Zyrës së kryetarit të Qeverisë në afat prej tre ditësh të raportojë Qendrën rajonale për bashkëpunim (QRB) në Sarajevë si dhe komisarin për zgjerim Johanes Han.

Qeveria në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me emërimin e Raportuesit nacional për trafikim me qenie njerëzore dhe migracionin ilegal. Ndërkaq, Qeveria solli vendim për plotësimin e vendimit për themelimin e Komisionit nacional për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe migrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë. Gjithashtu, Qeveria obligoi Avokatin e popullit të Republikës së Maqedonisë që në afat prej tre ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi të fillojë procedurën për nominim të Raportuesit nacional për trafikimin me qenie njerëzore dhe migrimit ilegal.

Në mbledhjen e 116-të Qeveria aprovoi Informacionin për sigurimin e mjeteve financiare për realizimin e projektit Ndërtimi i hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Sipas Informacionit, do të sigurohen mjete plotësuese, me vlerë prej 345 milion euro nëpërmjet Ministrisë së financave dhe ndërmarrjes publike Infrastruktura hekurudhore e Maqedonisë.

Si material për informim, sot Qeveria aprovoi Informacionin për mundësitë e thjeshtësimit të procedurës për dhënien e pasaportave nëpërmjet përfaqësive diplomatike - konsullore të Republikës së Maqedonisë, shmangien e problemeve teknike me stacionet mobile dhe mundësitë për vendosjen e stacioneve të tjera bazë.