Nga mbledhja e 118-të e Qeverisë së RM-së: U përcaktua dhe u aprovua lokacioni më i përshtatshëm për Klinikën- Vele Pole, në Komunën e Gjorçe Petrovit ; U aktivizuan 1,1 miliardë denarë për masat aktive të punësimit për këtë vit; Vendim për hapjen e ambas

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 118-të me radhë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nismat e propozuara për propozimin e lokacioneve për ndërtimin e Qendrës së Klinikës Universitare në Shkup, dhe aprovoi Raportin e grupit të punës, ku më së larti është radhitur Komuna e Gjorçe Petrovit – lokaliteti i quajtur Vele Pole, si vend më i përshtatshëm për dislokimin e ndërtimit të Klinikës Universitare të Shkupit.

Si përfundim plotësues i kësaj mbledhjeje lidhur me këtë pikë është rekomandimi i Komunës së Gjorçe Petrovit të fillojë me zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për miratimin e  dokumentacionit urbanistik për lokacionin me kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Në këtë mbledhje Qeveria e RM-së shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019, për të cilin nga Buxheti janë ndarë rekord 1,1 miliardë denarë.

Me Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2019, verifikohen programet, masat dhe shërbimet për punësim të cilat do të sigurojnë krijimin e vendeve të reja të punës,  mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës, sidomos të të rinjve dhe shfrytëzuesit e të drejtës së asistencës dhe mbrojtjes sociale.

Në raport me këtë pikë Qeveria angazhoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në  kuadër të Programeve nga resorët e tyre të sigurojnë mjete financiare prej 4.500.000 denarë për implementimin  e aktivitetit “mundësi e dytë” në suaza të Garanci për të rinjtë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Qeveria sot solli vendim për formimin e Grupit ndëresorësh të punës  për realizimin e Marrëveshjes finale të zgjidhjes së diferencave të përshkruara në rezolucionet 817 ( 1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, përkatësisht dispozitave nga Marrëveshja e Prespës.

Grupi ndëresorësh i punës realizon këto detyra, do të hartojë Planin nacional të veprimit për realizimin e obligimeve  nga Marrëveshja Përfundimtare dhe do të ndjekë dinamikën e realizimit dhe implementimit të Planit nacional të veprimit, në bazë të drejtimeve të mëparshme të institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, implementimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve për realizimin e obligimeve të Marrëveshjes Përfundimtare.

Sipas këtij vendimi të Qeverisë së RM-së, anëtarët e Grupit ndëresorësh të punës janë: Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë; sekretarët shtetërorë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sekretari shtetëror  në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në Sekretariatin për Çështje Evropiane, sekretari në Sekretariatin për legjislacionin, shef i Zyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe dy këshilltarë nga Zyra e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhjen e 118-të Qeverisë, u miratua vendimi për hapjen e ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë  ( Athens), si dhe vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë, me seli në Selanik ( Thessaloniki), të cilat do të fillojnë të zbatohen pas hyrjes në fuqi të Vendimit për shpalljen e amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me masat për avancimin e rrethit afarist, në përputhje me rekomandimit nga Raporti “Doing Business 2019”, të Bankës Botërore, me rekomandime të institucioneve kompetente në periudhën e ardhshme, të zbatojnë masa dhe reforma të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen e radhitjes tek indikatorët ku Maqedonia radhitet lartë, si dhe masa për avancimin e radhitjes tek indikatorët e tjerë, me rëndësi të veçantë për  tërheqjen e investitorëve të huaj si njëri ndër prioritet më kryesore të Qeverisë së RM-së për këtë vit.

Në mbledhjen e sotme Qeveria shqyrtoi tekstin më të ri të Propozim – ligjit për duhanin, prodhimeve të duhanit dhe prodhimeve të ngjashme, dhe solli vendimin ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në përputhje me Nenin 137 të Rregullores së Punës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Me miratimin e këtij propozim- ligji do të  avancohet dhe thjeshtësohet procedura e paraqitjes së prodhimtarisë së duhanit, ku do të hiqet nxjerrja e listës evidentuese dhe prodhuesit e duhanit fillimisht do të lidhin kontratë për prodhimin dhe blerjen e duhanit, kurse blerësi i  duhanit është i obliguar marrëveshjen ta vendos në sistemin elektronik për evidencë të duhanit dhe të dhënat e shënuara t’i dorëzojë në njësitë lokale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave; Do të mundësohet transparencë lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, e cila duhet të shpallet publikisht  më së voni deri më 28 shkurt të vitit, në tabelën e shpalljes në selinë e blerësit dhe në faqen lokale të internetit të blerësit, do të krijohen mundësi për  hapjen e punkteve të tjera të blerjes, si dhe përfitime të tjera për avancimin e cilësisë së shërbimeve dhe mirëqenies së prodhuesve të duhanit, blerësve, prodhuesve të prodhimeve të ngjashme me duhanin, konsumatorëve dhe komunitetit të biznesit nga puna e ekonomisë së duhanit.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Qeveria sot miratoi Programin për mbështetjen financiare të bujqësisë për vitin 2019, e cila ka për qëllim të sigurojë prodhimtari të qëndrueshme  të ushqimit cilësor dhe më të lirë, si dhe sigurimin e popullatës me  sasi të mjaftueshme të ushqimit, rritjen e aftësisë konkurruese të bujqësisë dhe sigurimin e  nivelit të qëndrueshëm të të ardhurave në ekonominë bujqësore, por edhe zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale, dhe shfrytëzimin optimal të resurseve natyrore me respektimin e dispozitave për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Ky program përmban masën “Nafta e gjelbër” me të cilën përfshihen 55. 000 prodhues, ndërkaq nga buxheti i këtij programi të mbulohen 30 përqind të harxhimeve për furnizim të karburantit  të mekanizimit  bujqësor.

Në mbledhjen e sotme Qeveria solli Vendimin për masat për përkrahjen e prodhimtarisë së energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE), që të sigurohet nxitje e investimeve për shfrytëzim optimal të potencialit në dispozicion të BRE në Republikën e Maqedonisë dhe arritjen qëllimeve të domosdoshme për pjesëmarrje të BRE në konsumin e përgjithshëm.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme u miratua Programi për financimin e përkrahjes për prodhimin e energjisë elektrike nga prodhues të favorizuar, të cilët shfrytëzojnë shtesë për vitin 2019.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Propozimin e Programit nacional për infrastrukturën e hekurudhës për periudhën nga viti 2019 deri në 2021, dhe solli vendimin në përputhje me Nenin 26 paragrafi 2 të Ligjit për sistemin hekurudhor të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për miratim.

Në Programin nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021 janë përfshirë projekte të cilët kanë të bëjnë në ndërtimin e Korridorit 8, pjesën drejt Republikës së Bullgarisë, përkatësisht në këtë periudhë planifikohet të përfundojnë me punë aktivitetet e aksit hekurudhor nga Kumanova deri në Belakocë, të fillojë ndërtimin e aksit Belakocë deri në Kriva Pallankë, si dhe aktivitete për realizimin e aksit  nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, kufiri me Republikën e Bullgarisë. Në këtë periudhë, planifikohet  të përpilohet edhe studim para- fizibiliti për aksin hekurudhor nga Shkupi deri në Kërçovë në kuadër të Korridorit 10 janë planifikuar të kompletohet riparimi i aksit të fundit nga Nogavci deri në Negotinë dhe të përpilohet dokumentacioni për instalimin Sistemit evropian për kontroll të trenave niveli 1 ( ETSC- level 1) dhe avancimi i sinjalizimit të të gjithë rrjetit në Republikën e Maqedonisë dhe  instalim i sistemit global për komunikim mobil në hekurudha (GSM-R), si dhe të bëhet furnizimi i instilacionit për sinjalizim të kalimeve rrugore me gjatësi të korridorit 10, Korridori 10 d dhe Korridori 8.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hartimin e Ligjit për donacion të ushqimit  tepricë, dhe angazhoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Qeverisë e Republikës së Maqedonisë të dorëzojë Propozim- ligj për donacion të ushqimit tepricë, në afat prej gjashtë muaj.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për nevojën e firmosjes së Marrëveshjes për përdorimin e softuerit  për mbikëqyrje ajërore (MASE) ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Agjencisë së Komunikimeve dhe Informacioneve  të NATO-s, për harmonizim të standardeve ushtarake dhe të sigurisë të Republikës së Maqedonisë me ato të Aleancës.

Sot Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë nacionale për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta 2017-2021, dhe shqyrtoi e aprovoi Planin e veprimit për 2017-2021, me çka e vërtetoi angazhimin të bëjë parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e proliferencës së armëve ilegale në përputhje me nismat rajonale dhe ndërkombëtare, standardet dhe dokumentet e kontrollit të armëve, municionit dhe materieve eksploduese, në përputhje me parimet e Sigurisë dhe politikës  së jashtme të përbashkët (SPJP) të Bashkimit Evropian dhe aktiviteteve të NATO-s Qeveria e RM-së sot i dha miratim Ministrisë së Shëndetësisë të fillojë procedurën për ndarjen e marrëveshjes disavjeçare për furnizim të pajisjes mjekësore për nevojat e më shumë institucioneve shëndetësore publike në vend.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RM-së solli vendim për njohjen e Kryetarit të Kuvendit Nacional të Republikës  së Venezuelës, Huan Guaido. Për president të përkohshëm të shtetit deri në realizimin e zgjedhjeve presidencial.

Në këtë mbledhje qeveritare u miratua vendimi për heqjen e gardhit të hekurt përreth Qeverisë, me qëllim të lirohet hapësira rreth Qeverisë dhe të mund të shfrytëzohet nga qytetarët.