Nga mbledhja e 119-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë: Vreshtarët do t’i marrin paratë e tyre; Rritja e pagës për 5% të të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë; U emëruan konsuj të RM-së në disa vende; U miratua propozim- ligji për klasifikimin e

Qeveria në seancën e rregullt të 119-të me radhë solli vendim-për përcaktimin e ndihmës plotësuese, si masë për pagesën e rrushit për prodhimin verës. Ndihma shtesë do t’ju paguhet vreshtarëve të cilët kanë shitur rrushin e tyre në periudhën nga 15 gushti 2014 deri më 15 nëntor të vitit 2016, e cila nga blerësit deri më tani nuk iu është paguar. Vlera e ndihmës shtesë konstatohet sipas llojit të rrushit të shitur, e cila nuk është më e lartë nga çmimi mesatar i blerjes për kilogram për rrush vere, në periudhën nga 15 gushti 2014 deri më 15 nëntor të vitit 2016.

Në  bazë të evidencës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave , si dhe në bazë të analizave në terren të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, është konstatuar se shumica e prodhuesve të rrushit para sezonit  paraprak, me vendimin propozohet të  paguhet rrushi për prodhimin  verës që është shitur por nuk është paguar nga shteti.

Në këtë drejtim realizimi i kësaj ndihme plotësuese, Qeveria dje aprovoi dhe Propozim- programin dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për përkrahje financiare për bujqësinë në vitin 2019. Me këtë, bëhet ndryshimi i vlerës së përgjithshme të mjeteve në programin e paraparë për prodhimet bimore dhe shtohet masa e re, si Ndihmë plotësuese për rrushin për prodhimin  verës të shitur por të papaguar.

Në mbledhjen e djeshme, Qeveria miratoi Informacionin për dhënien e harmonizimit për rritjen e pagave të të punësuarve në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ndërkaq, Qeveria angazhoi stafin profesional të Fakultetit të Mjekësisë të bëjnë përllogaritjen për pagesë e pagave të të gjithë të punësuarve me orar të plotë pune në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, më e rritur për 5% duke filluar nga janari i vitit 2019.

Ministrat në mbledhjen e 119-të shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për hartimin e propozim modelit të sistemit për distribuimit të gazit natyror në Republikën e Maqedonisë, me propozim vendim. Njëkohësisht, Qeveria solli vendim për fillimin e procedurës për dhënien e marrëveshjes në partneritetin publiko- provat për ndërtimin e sistemit të ri për distribuimin e gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, Qeveria angazhoi Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, kabinetin e Kryetarit të Qeverisë dhe Zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për koordinimin e resorëve ekonomik, pastaj Komisionin Rregullator të Energjetikës dhe ShA REM Shkup, në afat prej tri ditësh në Ministrinë e Ekonomisë të dorëzojnë emërimet për anëtar të zevendësanëtarë në Komisionin për realizimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publiko- privat të ndërtimit të sistemit të ri për distribuimin e gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë. Pastaj Ministria e Ekonomisë është e angazhuar t’i dorëzojë Qeverisë propozim vendim për formimin e Komisionit për  implementimin e kësaj procedure. Paralelisht, me këtë, vazhdon aktiviteti i filluar nëpërmjet Bashkimit Evropian për rindërtim dhe zhvillim të rrjetit gazsjellës.

Në seancën e djeshme Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për lëndën gjyqësore 19П4-939/9, në publik i filluar si rasti i “Sopotit” dhe mundësia për zgjidhje me marrëveshje dhe pagesën e kompensimit të dëmit të personave të padrejtësisht të dënuar, të dorëzuar në Prokurorinë Publike. Ndërkaq, Qeveria dha pëlqimin dhe angazhoi Prokurorinë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë të bëjë zgjidhjen gjyqësore para Gjykatës Themelore Shkupi 2, për këtë rast, sipas padisë së paditësve, të gjithë nga fshati Sopot i Kumanovës, për pagesën e kompensimit të dëmit të personave nga dënimi i padrejtë, për çdo ditë të kaluar në burg ose në burg shtëpiak nga 5.500 denarë dhe të kompensojë procedurën e paditësve me vlerë të konstatuar nga gjykata.

Qeveria gjithashtu, autorizoi Avokatin e Shtetit nga zona e Shkupit, Zoran Pektovski të nënshkruaj marrëveshjen për zgjidhje gjyqësore para Gjykatës Themelore Shkupi 2 për këtë lëndë gjyqësore.

Ministrat në këtë mbledhje aprovuan propozim- vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Shtëpinë Shtetërore të Studentit “Done Bozhinov”, në Probishtip. Shtëpia e Studentin do të marrë rreth 210 mijë denarë, për shlyerjen e harxhimeve për ecurinë e punës, përkatësisht harxhimet vijuese siç është energjia elektrike dhe uji, të cilat nuk mund të parashihen dhe planifikohen në buxhetin e institucionit.

Qeveria në mbledhjen e 119-të miratoi propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrimin e çështjeve financiare. Me këto ndryshime vendoset obligimi  që në bashkëngjitje të japin faturën fiskale ndaj llogarisë përmbyllëse. Obligimi i këtillë deri më sot ishte nënat ligjor  dhe e njëjta jo gjithmonë  respektohej nga tatimpaguesit për shkak se propozohet plotësimi i ligjit me dispozitë të këtillë, si dhe dënim për sanksionimin dhe mosrespektim të obligimit të përcaktuar.

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria miratoi propozim- ligjin për të dhëna të klasifikuara. Me të rregullohet sistemi për mbrojtje dhe klasifikim të informacioneve në Republikën e Maqedonisë, me çka vihet theks në klasifikimin e informacioneve, përcaktimi i shkallëve të klasifikimit, kriteret, masat dhe aktivitetet për mbrojtje të informacioneve të klasifikuara, shkëmbimi i informacioneve të klasifikuara me shtetet e huaja dhe organizata ndërkombëtare, procedurat për dhënien dhe kohëzgjatjen e certifikatave të sigurisë, organeve të mbrojtjes të informacioneve të klasifikuara, planet dhe programet për punën e Drejtorisë, kryerjen e mbikëqyrjes, dispozitat e e kundërvajtjes dhe ndëshkuese gjatë zbulimit të paautorizuar të informacioneve të klasifikuara.