Në mbledhjen e 123-të Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcaktoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të tarifës doganore dhe solli vendim ta dorëzojë deri te Kuvendi.
Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të këtij ligji do të mundësohet plotësimi i detyrimit për zhvendosjen e legjislacionit kombëtar të përcaktuar në Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian, si vend kandidat dhe në të njëjtën kohë sigurohet edhe baza ligjore për zbatimin uniform të Tarifës doganore.
Me këtë ndryshim të Ligjit të tarifës doganore mundësohet ndryshim i nomenklaturës në nivel kombëtar, në mënyrë që të sigurohen kushte për përcaktim më të saktë të produkteve që i nënshtrohen shkallës së privilegjuar të TVSH-së dhe masave të tjera në lidhje me eksportin dhe importin.
Njëkohësisht, me këto ndryshime krijohen kushte për zbatim të plotë të tarifës doganore të integruar që duhet tërësish të fillojë të zbatohet me sistemin e ri të përpunimit të dokumenteve doganore dhe të akcizave.
Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike që do të dorëzohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë ligj rregullohet puna e organeve të administratës shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale gjatë shkëmbimit të të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike, përkatësisht realizimi i shërbimeve elektronike, kur kjo është e përcaktuar me ligj, si dhe puna e gjykatave, prokurorisë publike dhe Avokaturës Shtetërore, subjekteve nga fusha e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale, financave, sistemit bankar, sigurimit, energjetikës, ujësjellësit, komunikimeve elektronike shërbimeve postare dhe shërbimeve komunale gjatë shkëmbimit të të dhënave dhe dokumenteve në formë elektronike, përkatësisht realizimi i shërbimeve elektronike dhe njëkohësisht rregullohen edhe çështjet në lidhje me vendosjen dhe funksionimin e Portalit Nacional për shërbime elektronike, Katalogu i shërbimeve dhe Një pikë shërbimi.
Qeveria e shqyrtoi dhe e përcaktoi tekstin e ri të Propozim-ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme për të shmangur barrierat ekzistuese për përdorim ndërkufitar të mjeteve për identifikim elektronik të shfrytëzuar në vendet anëtare të BE-së. Qëllimi i kësaj rregullore, me këtë edhe të këtij propozim-ligji, është të vendoset siguri për qasje deri te shërbimet elektronike ndërkufitare, si dhe të realizohet identifikim elektronik i sigurt dhe vërtetim i origjinalitetit.
Në mbledhjen e saj të rregullt të 123-të Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim-ligjit për Regjistrin qendror të popullatës për të përcaktuar mënyrën unike dhe të vetme të udhëheqjes së bazave dhe të dhënave individuale, në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
Këto standarde dhe procedura të cilat do ta precizojnë më saktësisht principin e unifikimit gjatë shkëmbimit elektronik dhe integrimit të të dhënave, si dhe principin e unitetit do të sigurojnë baza për implementim të denjë të principit të besueshmërisë. Me çka do të përforcohen mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve.
Regjistri i popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të sigurojë parakushtet bazë për qasjen e qytetarëve deri te shërbimet publike të siguruara nga ana e organeve kompetente dhe personave tjerë.
Qeveria e RMV-së, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për vazhdimin e Marrëveshjes me grupin e interesit ekonomik “Eumetnet”, e cila ka për qëllim të mbështes anëtarët e saj dhe të organizoj bashkëpunimin në rrjet që t’iu ndihmoj në sigurimin ekspertizën udhëheqëse për kohën, klimën, ambientin jetësor dhe aktivitet e ndërlidhura si dhe të sigurojë mbështetje teknike të bashkësisë shkencore kompetente e cila e mbulon këtë fushë.
Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së, e miratoi “Strategjinë nacionale për zhvillim të turizmit të RMV-së për vitin 2016-2021 me plan aksional për vitin 2019-2021”.
Qeveria të shqyrtoj tekstin e ri të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për çmimet shtetërore që të sigurohen mjete për dhënien e çmimit shtetëror për të drejtat e njeriut “Meto Jovanovski”, e cila për herë të parë do të ndahet këtë vit në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut 10 dhjetor.
Ministrat në Qeveri e kanë pranuar informacionin për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe ndërmjet RMV-së dhe Republikës së Greqisë për hapjen e kalimit të ri kufitarë në Rajonin e Liqenit të Prespës tek lokaliteti “Markova Noga” .
Qeveria e RMV-së, e shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Kulturës të RMV-së dhe të Ministrisë së Republikës së Bullgarisë për organizimin e një ekspozite të përbashkët në Shkup gjatë vitit 2019, dhe e obligoi ministrin e Kulturës të RMV, Asaf Ademi që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruaj këtë Marrëveshje.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u pranua teksti i harmonizuar i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Francës e cila ka të bëjë me shkollat e mesme me paralele dy gjuhësore frankofone dhe autorizoi ministrin e Arsimit dhe Shkencës dr. Arbër Ademi të nënshkruaj këtë marrëveshje.
Me këtë Marrëveshje sipas Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, në masë të madhe do të avancohet dhe zgjerohet bashkëpunimi në plan bilateral me Republikën e Francës në fushën e arsimit dygjuhësorë, dhe do të ngritët cilësia e të njëjtës me zbatimin e përvojave evropiane.
Qeveria e RMV në këtë mbledhje konstatoi dorëheqjen e Drejtorit të Burgut Hetues në Shuto Orizar Gjoko Kotevski. Në lidhje me dorëheqjen Qeveria konstatoi se ajo është dhënë në periudhën pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe se do të shqyrtohet pas përfundimit të zgjedhjeve, pas të përfundojë ndalesa për shkarkime dhe emërime në përputhje me Kodin Zgjedhor.
Qeveria e RMV, në këtë mbledhje e emëroi Ylber Selën për drejtor të Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Emërimi është bërë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore sepse konkursi për zgjedhje të Drejtorit të Agjencisë është hapur para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale.