Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të rregullt, të 124-të me radhë me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, aprovoi tekstin e Propozim- ligjit për Prokurorë Publik, dhe solli vendim ta dorëzojë për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi kryesor i miratimit të këtij ligji është përforcimi i profesionalizmit dhe përgjegjësisë dhe prokurorëve publik. Dispozitë e rëndësishme e propozim ligjit është inkorporomi i Prokurorisë Speciale Publike në harmonizim me Strategjinë reformuese të sektorit gjyqësor.
Në këtë mbledhje Qeveria obligoi edhe tekstin e Propozim- ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të përforcimit të profesionalizimit, por edhe për përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik.
Të dy propozim ligjet, nga pakoja e legjislacionit reformues nga Plani 18, dorëzohen në Kuvend me propozim të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar dhe me flamurin evropian, që të mund të realizohen afatet për miratimin e tyre para se të përfundojë Raporti i BE-së për vendin tonë.
Në mbledhjen e sotme , me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale u soll vendim nga Kuvendi i RMV-së të tërhiqet propozimi i dorëzuar për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminim dhe u konstatua Propozim – ligji për ndryshime dhe plotësim të Ligjit për parandalim nga diskriminim, i cili në Kuvend do të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe me flamurin evropian.
Me tekstin e ri të Ligjit pritet të sigurohet edhe mbrojtje më efikase nga diskriminimi gjatë implementimit të ligjit. Në tekstin e ri të Ligjit zgjerohen bazat e diskriminimit, ndryshon dhe më mirë definohet nocioni dhe përkufizimi për diskriminimin, profesionalizohet Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, ndryshojnë titulli dhe kompetencat e komisionit i cili përveç se do të punojë në mbrojtje, do të punojë edhe në parandalim nga diskriminimi, si dhe qartësohet mënyra e përzgjedhjes dhe kushtet për anëtarë të Komisionit.
Qeveria e RMV-së sot aprovoi Propozim- ligjin për planifikimin urbanistik, dhe solli vendi, në përputhje me Nenin 137 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta dorëzojë për miratim.
Me Propozimin e ri të Ligjit për planifikim urbanistik propozohet mënyrë më e mirë dhe më efikase të rregullohet sistemi i planifikimit urbanistik dhe hapësinor, qëllimet dhe dispozitat e planifikimit dhe rregullimi i hapësirës, llojet e përmbajtja e planeve urbanistike, kushtet për kryerjen e punëve nga fusha e planifikimit urbanistik dhe procedurat e punës, miratimi dhe zbatimi i planeve urbanistike, për shkak të qëndrueshmërisë sociale,ekonomike dhe ekologjike i lagjeve të banuara.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vendosjen në funksion të Sistemit të ri për hartim të deklarimeve doganore dhe dokumentet e akcizave- SHDDDA me të cilin mundësohet implementimi i sigurt i zgjidhjes interoperabile – informatike në përputhje me standardet e Organizatës Doganore Evropiane dhe Bashkimit Evropian.
Në mbledhjen e saj, Qeveria e RMV-së me propozim të Grupit të punës për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare për dallimet e përshkruara në rezolucionin 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Sigurinë e Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë të Marrëveshjes së Përkohshme nga viti 1995 dhe vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, solli vendim të angazhojë, përkatësisht t’iu përcaktojë dhe rekomandojë të gjithë institucionet të bëjnë ndryshimin e tabelave publike në hyrjet e të gjitha institucioneve, në raport me emrin e shtetit, në harmonizim të amendamenteve XXXIII, XXXIV, XXXV, XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ligji Kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Ndërkaq, Qeveria e RMV-së angazhoi dhe obligoi të gjitha institucionet të bëjnë kontrollin a është bërë ndryshim i të gjithë procesverbaleve digjitale ( logove, memorandumeve, komunikimit elektronik, ueb- faqet, mediat etj.) dhe të bëjë kontroll a është bërë ndryshim i memorandumeve, materialeve të shtypura, dosjeve, indikatorëve, në harmonizim me konkluzionin numër 4 dhe numër 5 nga mbledhja e 120-të e Qeverisë së Grupin e punës për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare, të dorëzojë raport përmbledhës se ashtë bërë ndryshimi i kërkuar dhe deri në cilën shkallë.
Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Propozim – ligjit për ndihmë juridike falas, si pjesë e Strategjisë për reformat në gjyqësor, e cila ka për qëllim të rregullojë të drejtën e ndihmës falas juridike, procedurën me të cilën realizohet, shfrytëzohet, kushtet dhe mënyra e realizimit të saj, e cila duhet të sigurojë qasshmëri të barabartë për qytetarët, sidomos për grupet me rrezik social dhe kategoritë e margjinalizuara të qytetarëve, për shkak të njohjes, realizimit dhe mundësimit të ndihmës efikase juridike, në përputhje me dispozitën për qasje të barabartë në drejtësi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për vendosjen dhe veprimin e plotë të Sistemit për kriza, implementimin e Platformës nacionale për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat. Informacioni, e shoqëruar me udhëzimet për reformim të këtij sistemi me përdorimin e përvojave krahasimtare nga nevoja e konstatuar nga reformat e vendosjes së Sistemit për menaxhimin me krizat dhe Sistemin për mbrojtje dhe shpëtim dhe të krijohet përgjigjej efektive, efikase dhe e koordinuar e ndërmarrjes së aktiviteteve të parandalimit, paralajmërim i hershëm, përgjigje e parë si dhe ballafaqim me gjendjen fillestare.