Në mbledhjen e djeshme Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Informatën për nivelimin e pagave të punonjësve në institucionet nga fusha e kulturës sipas veprimtarive, në përputhje të së cilës 2899 persona të punësuar në fushën e kulturës do të kenë rritje të pagave duke filluar nga paga e muajit prill.
Me nivelimin e pagave janë përfshirë të gjithë punonjësit në fushën e kulturës, gjegjësisht punonjësit në institucionet kombëtare dhe punonjësit në institucionet vendore nga fusha e kulturës.
Me këtë Informatë të miratuar në këtë mbledhje të Qeverisë së RMV-së është konstatuar se Ministria e Kulturës është në fazë të përgatitjes të Ligjit të ri për interes publik në fushën e kulturës, i cili do të jetë i harmonizuar me ndryshimet e reja të ligjeve nga fusha e administratës publike, gjegjësisht me Ligjin për nëpunës administrativ dhe Ligjin për punonjësit në sektorin publik dhe pas miratimit të tij do të krijohen kushte për harmonizim të ri të pagave në fushën e kulturës.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqyrtoi dhe miratoi Informatën në lidhje me evaulimin e ofertave për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga 22 hidrocentrale të vogla dhe solli vendim që 18 kërkuesve tu aprovohen koncesionet, 3 oferta të refuzohen për shkak se kanë kërkuar aprovimin e koncesioneve në zonë të mbrojtur dhe 1 të refuzohet për shkak të dokumentacionit jo të plotë.
Në këtë mbledhje Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën për realizimin e aktiviteteve për zbatimin e një pjese të masave për uljen e vdekshmërisë së lehonave dhe të porsalindurve për vitin 2018. Si rezultat i masave të ndërmarra të Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Qendrën Klinike në Shkup në vitin 2018 ka rënie të vdekshmërisë të porsalindurve për 30% krahasuar me vitin paraprak.
Me propozim të Ministrisë së Financave në mbledhjen e djeshme u miratua vendimi për themelimin e Këshillit për luftë kundër larjes së parave dhe financim të terrorizmit për shkak të avancimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me qëllimet e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit.
Qeveria e RMV-së dje shqyrtoi dhe miratoi Informatën për lidhje elektronike të 76 zonave amë me Regjistrin elektronik amë të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë.
Me vendosjen e Regjistrit elektronik amë deri më tani është bërë lidhja elektronike e 82 zonave amë, në mënyrë që u mundësohet qytetarëve, pa marrë parasysh vendin e tyre të lindjes dhe vendbanimin, të parashtrojnë kërkesë për marrjen e certifikatës në qytetin ku jetojnë, ndërsa i njëjti me anë elektronike të sigurohet në qytetin ku është lindur personi. Me këtë lidhje mundësohet që përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë së Veriut në mënyrë elektronike të lidhen me zonat amë të Drejtorisë për udhëheqje me librat amë, me qëllim që certifikatat të cilat kërkohen nga ana e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të merren në një interval më të shpejtë kohor.
Në lidhje me këtë pikë, në mbledhjen e djeshme u përfundua se centralizimi i të dhënave dhe optimizmi i proceseve të biznesit në Drejtori, do të hapin një gamë të gjerë mundësish në pjesën e zbatimit të rregulloreve evropiane dhe rritjen e efikasitetit në administratë.
Në mbledhjen e 135-të të rregullt të Qeverisë së RMV-së u miratua Propozim-vendimi për fillimin e procedurës për dhënien e kontratës për lidhjen e partneritetit privat publik për ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe në kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Qëllimi i procedurës për dhënien e kontratës për partneritet privat publik për ndërtimin e dy garazheve shumëkatëshe në kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” Shkup, është financimi, dizajnimi, ndërtimi i objektit, shfrytëzimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e objektit të ri, me të vetmin qëllim për të plotësuar qëllimin e NPP dhe dhënien e shërbimit cilësor. Me këtë model të NPP, partneri privat do të jetë përgjegjës për financimin e dizajnit, financimin e realizimit të ndërtimit, pajisjen e tërësishme, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e dy garazheve të reja shumëkatëshe.
Ministria e Shëndetësisë në këtë mbledhje të Qeverisë prezantoi informacionet për rrjedhën dhe progresin e Projektit “Ndërtimi i Qendrës së re Emergjente për Spitalin e Përgjithshëm - Kumanovë”, të projektit për rikonstruksionin dhe ndërtimin shtesë të Institucionit Publik Shëndetësor Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naum Ohridski” - Shkup, si dhe për rrjedhën dhe progresin e punës për rekonstruksionin e IPSH Spitali i Përgjithshëm - Strumicë. Sipas informatave mbështetja financiare e këtyre projekteve zhvillohet në pajtim me mjetet e siguruara dhe në dispozicion në Buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2019-2020.
Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për dhënien e pëlqimit të Marrëveshjes për qira afatgjate të tokës ndërtimore me Shoqatën për prodhimtari, tregti dhe shërbime Gereshajmer Shkup shpknj Shkup, si qiramarrës i tokës, duke përfshirë edhe vendimin për përcaktimin e periudhës për qira të tokës ndërtimore në Zonën e zhvillimit teknologjik industrial Shkup 2 dhe për lartësinë e qiramarrjes.
Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Raportin e gjysmë vjetorit për statusin e realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO dhe e ngarkoi Ministrinë për Punë të Jashtme që Raportin ta dorëzojë deri te vendet anëtare të NATO-s dhe shërbimet e Aleancës.
Në mbledhje Qeveria e RMV-së, koordinatorit kombëtar të deritanishëm, Stevo Pendarovski për përgatitjen e RMV-së për anëtarësim në NATO, i përcaktoi ndërprerje të funksionit për shkak të zgjedhjes së tij President i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me nenin 83 të Kushtetutës, sipas të cilit funksioni President i Republikës është i papërputhshëm me kryerjen e funksioni tjetër publik, profesion apo funksion në parti politike.
Qeveria miratoi Informatën se deri në anëtarësimin e plotfuqishëm të vendit tonë në NATO, obligimet e Koordinatorit kombëtar për përgatitje të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO i merr Dane Taleski, këshilltarë për politikë të jashtme i Kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev.