Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut refuzon ultimatume partiake që kanë për qëllim bllokimin e progresit të vendit, vijojnë hapa që do të sigurojnë shtetin ligjor dhe progresin në rrugën drejt BE-së

Qeverisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev informoi se nuk janë krijuar kushte për arritjen e një konsensusi për organizimin e takimit të liderëve të caktuar për sot dhe se ai nuk do të mbahet. Qeveria refuzon të pranojë ultimatume nga një kryetar të papërgjegjshëm të partisë VMRO-DPMNE i cili mbrojtjen e krimit dhe angazhimin e për bllokime dhe izolime i vë përpara interesave shtetërore për progresin e vendit.

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev më 15 korrik në ngjarje të hapur dhe më pas me ftesa, ftoi kryetarin e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, në takimin e liderëve me të vetmin qëllim për të bashkuar kontributin në përfundimin e proceseve të reformës në gjyqësor, kodin zgjedhor, si dhe zbatimin e regjistrimit, si tema me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe vendin tonë në prag të integrimeve evropiane dhe vendimit për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

 

Për fat të keq, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në vend që të pranojë një bisedë parimore dhe një marrëveshje për një Kod të ri Zgjedhor, zgjodhi të qëndrojë në anën e kundërt të interesave të qytetarëve, në anën e kundërt të interesit të shtetit dhe iku nga bisedimet.

 

Këto tema të rëndësishme për vazhdimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik të vendit Mickoski i degradon me kërkesat alibi që dalin vetëm dhe vetëm në interes të përfitimit të ngushtë partiak.  Ai refuzoi të shihte se takimi i liderëve është mundësi deri në zgjedhjet e ardhshme për të siguruar legjislacionin e pranueshëm për të gjithë, me rekomandime të inkorporuara nga ODIHR dhe me mundësi për hapjen e një debati për një model të ri zgjedhor.

 

Kjo tregon se qëllimi nuk ishte që të diskutohet për zgjedhje të parakohshme, por edhe të largohej nga kjo temë.

 

Në vend se ta pranon faktin se është koha për të bërë marrëveshje për të mirën e shtetit juridik dhe sundimit të ligjit, si kyçe për të siguruar sistem të prokurorisë publike të shtetit me PSP te inkorporuar për drejtësi joselektive, e cila këto ditë po shënon rritje, Mickoski ende qëndron në pozicionin për mbrojtjen e krimit të paraardhësve dhe mentorëve të tij politik.

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, për fat të keq, nuk mund ta njohë as rëndësinë thelbësore për konsenzus e cila është se regjistrimi i popullsisë nuk duhet të politizohet dhe se të gjitha partitë politke duhet të përkushtohen për ti mundësuar të gjitha kushtet për realizimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, si një operacion strikt statistikor profesional kryer nga Enti shtetëror për statistikë.

 

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me iniciativën për takimin e liderëve, tregoi gatishmërinë për të pranuar sugjerime dhe propozime mbi këto çështje në mënyrë që të përfshihen në aktivitetet programore të Qeverisë në periudhën e ardhshme, por, nuk do të pranojë ultimatume që synojnë vetëm bllokimin e progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Interesat strategjike të shtetit, reformat dhe përmirësimi i kualitetit të jetës së qytetarëve, nuk duhet të jenë subjekt i shantazhit të opozitës. Interesat kombëtare dhe drejtësia për qytetarët janë të paprekshme dhe me ta nuk ka dhe as që duhet të ketë kompromise.

 

Ju informojmë se arsyjet për anulimin e takimit të liderëve, si dhe për hapat që na presin dhe do ti ndërmarrim për avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në orën 14:00, në media qendrën e Qeverisë, do të mbahet konferencë për shtyp, në të cilën para gazetarëve dhe opinionit do të drejtohet kryeministri Zoran Zaev.