Vendime nga mbledhja e 148-të e Qeverisë: U krijuan kushte financiare për ndërtimin e Qendrës së re Klinike, u sollën vendime për Eurokompozit, u përcaktuan aktivitete për zbatimin e procesit të kontrollit në MPB

 

U krijuan kushtet e para konkrete, përmes sigurimit të mjeteve financiare, për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare në Komunën Gjorçe Petrov. 

Kjo është një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e 148-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut aprovoi Informatën për mënyrën e financimit të ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare në lokacionin grinfild në Shkup, si dhe Informatën për fillimin e ndërtimit të Qendrës së re Klinike Universitare.  

Është e obliguar që Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të fillojë negociata me konsorciumin e bankave Erste grup, Raifaisen bank dhe UniCredit për një hua të siguruar me garanci nga ECA. 

Në mbledhje u konstatua se përfundoi faza e përcaktimit të ofertës më të volitshme për kredi, ndërsa kjo që bëhet fjalë për banka të njohura botërore, vetëm e konfirmon besueshmërinë e kreditorëve të huaj ndaj vendit tonë.

Në mbledhje, u ngarkua Ministria e Shëndetësisë si organ kontraktues të kryejë procedurën e furnizimit publik për ndërtim. Për nevojat dhe realizimin e projektit të Qendrës së re Klinike Universitare, Qeveria solli vendim, duke pasur parasysh se për realizim kanë detyrime edhe ministri dhe institucione të tjera, të jep afat prej 30 ditësh, në të cilin do ta shqyrtojnë mundësinë e kontributit për realizim dhe përsëri do të njoftojnë Qeverinë. 

Në mbledhjen e Qeverisë u konstatua se nëse të gjitha procedurat zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar, mund të pritet në dimër të vihet gurthemeli i Qendrës së re Klinike Universitare në Shkup, i cili duhet të garantojë shërbime me cilësi të lartë për popullatën në tërë vendin. 

Në këtë mbledhje të Qeverisë u sollën edhe dy vendime nga fusha e shëndetësisë.

Qeveria e miratoi Propozim-rregulloren për ndryshimin e Rregullores për rrjetin e institucioneve shëndetësore, me që, siç shpjegohet nga Ministria e Shëndetësisë, largohet kufizimi për hapjen e barnatoreve dhe ordinancave të specializuara të cilat mund të lidhin kontratë me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, në përputhje me  mundësitë financiare të Fondit, ndërsa ruhen kriteret e cilësisë. Qëllimi është tejkalimi i problemit të mungesës së barërave, për shkak të mundësisë që do tu jepet barnatoreve, të cilat deri më tani nuk kanë pasur kontratë me Fondin e Sigurimit të Shëndetësisë, të lidhin një kontratë të tillë. 

Gjithashtu, qëllimi është të motivohen mjekët e rinj që të hapin ordinanca të tyre të specializuara, të cilët do të kenë kontrata të lidhura me FSSH, gjë që deri më tani nuk ka qenë e mundur.

Qeveria në këtë mbledhje miratoi Propozim programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për nevojat e kuadrit  specialist dhe subspecialist, në përputhje me rrjetin e institucioneve shëndetësore, duke rritur në këtë mënyrë numrin e specializimeve të aprovuara në vend. 

Qeveria në këtë mbledhje shqyrtoi dhe miratoi Informatën për kontrollet e kryera mbi cilësinë e lodrave të fëmijëve, që shiten në territorin e vendit tonë, e cila ka të bëjë me tremujorin e parë të vitit 2019. Ministria e Shëndetësisë - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është obliguar të vazhdojë të paraqesë deri tek Qeveria, informacione për kontrollet mbi cilësinë e lodrave që shiten në territorin e vendit tonë. 

Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informatën për ndërtimin dhe pajisjen e kopshtit për fëmijë në Komunën e Ilindenit. Duke konsideruar se duhen fonde për të përfunduar ndërtimin e kopshtit, Minitria për Punë dhe Politikë Sociale është e obliguar në Buxetin për 2020 të parashikojë fonde në vlerë prej 6.082.003,00 71FH8QA? denarë për instalime makinerike dhe furnizim, dorëzim dhe instalim i pajisjes për kopshtin, me çka do të mundësohet funksionaliteti i saj për nevojat e fëmijëve në komunë.

Qeveria shqyrtoi edhe Informatën për mbëshetje financiare për riparimin e dëmeve në ndërtesat shkollore në Komunën Resnjë, të shkaktuara nga stuhia më 10 korrik të këtij viti, me çka Ministria e Arsimit është e obliguar të mundësojë riparimin dhe dëmshpërblimin e dëmeve të objekteve shkollore për shkak të motit të ligë, me fondet nga programet e veta. 

Në mbledhjen e Qeverisë u miratua edhe propozim-ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të të dhënave publike në investim të përhershëm në Shoqatën për prodhim e prodhimeve me dedikim të veçantë 11 Tetori – Eurokompozit SHA Prilep. 

Në mbledhjen qeveritare u soll Propozim-programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, në të cilin janë paraparë masa për mbështetje të bujqësisë dhe për dëmshpërblime. Bëhet fjalë për mbështetje të shpenzimeve për ekonomitë bujqësore, pagesa të drejtpërdrejta për prodhime bimore dhe blegtoriale, si dhe për ndihmë shtetërore për bujqësinë për prime dhe sigurime, për mbrojtje të tokës bujqësore, për ndihmë në sektorin blegtorial, për mbështetje financiare për deponimin e grurit të prodhimit vendor nga rekolta e vitit 2019, për ndihmë për mbështetje të shpenzimeve për furnizim të derivateve për mekanizmin bujqësor, ndihmë shtesë për rrushin e shitur të papaguar të verës në periudhë prej 15 gushtit të vitit 2014 deri më 15 nëntor të vitit 2016, obligime të mbetura sipas për masat nga programi për mbështetje financiare për bujqësinë prej vitit 2009 deri në vitin 2018.

U miratuar edhe Propozim programi për subvencione kapitale për qendra për zhvillim të rajoneve të planifikimit në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi dhe miratoi Informatën në lidhje zbatimin e procesit për kontroll (veting) të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. MPB u obligua, më së voni deri më 20.08.2019 të formojë Grup Pune me detyrë të hartojë një Propozim-plan me masa, aktivitete dhe dinamikë për zbatimin e procesit dhe më së voni deri më 01.10.2019 ta paraqet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në informatën të MPB-së thuhet se procesi për kontrollë (veting) në Polici, në vendet e zhvilluara është pjesë përbërëse e etikës dhe standardeve profesionale të forcave të policisë dhe është pjesë e politikave të sigurisë. 

Për krijimin e një institucioni të drejtë me standarde të larta të integritetit, ngritja e profesionalizmit të të punësuarve, përforcimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, duke siguruar zyrtarë të policisë të ndershëm, të besueshëm dhe të përkushtuar, siç është konstatuar, kërkohet që MPB-ja të përpilojë një draft tekst të një ligji të posaçëm, në të cilin do të përcaktohen të gjitha elementet e nevojshme për zbatimin efikas të procesit të kontrollit, gjegjësisht vlerësimit të të punësuarve në Ministri. 

Në grupin ndërministror të punës parashikohet të marrin pjesë të punësuarit e Ministrisë, përfaqësues nga opinioni profesional, përfaqësues të Misionit të OSBE-së në vend, përfaqësues të sektorit joqeveritar, me detyrë të kryejnë një analizë gjithëpërfshirëse të gjendjes aktuale, të caktojë një model konkret për zbatimin e procesit të kontrollit (veting) të të punësuarve në MPB, duke u bazuar në përvojën krahasuese dhe në hartimin e një ligji, së bashku me një plan veprimi mbi procesin.