Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Zoran Zaev sot bashkë me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtorin e NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan fillimin e punëve ndërtimore në aksin rrugor Krupishte-Koçan.
Aksi rrugor është pjesë e rrugës së shpejtë A3 Shtip-Koçan, i cili kur të përfundojë, do ti bashkëngjitet aksit rrugor Shtip-Krupishte dhe me këtë do të përfundojë ndërtimi i rrugës së shpejtë Shtip-Koçan si një nga magjistralet tona më të frekuentuara.
“Pjesa Lindore e shtetit ka qenë e harruar dhe për këtë shkak jemi këtu, kemi ofensivë të veçantë, punohet për një anashkalim, zgjidhje e kompletuar e drejtimeve prej Tre çezmat-Krupisht, Krupisht-Koçan dhe sot marrim pjesë në prezantimin e aktiviteteve ndërtimore në drejtimin rrugor, me gjatësi prej 13,75 kilometra, realizues i të cilit është kompania kineze “Sinohidro””, theksoi Kryeministri Zaev duke potencuar se bëhet fjalë për segment jashtëzakonisht të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore në rajonin Lindor.
Kryeministri Zaev në takimin e punës, në të cilin morën pjesë edhe përfaqësuesit dhe kryetarët e komunave Shtip, Koçan, Karbinci dhe Çeshinovë-Obleshevë, theksoi se Qeveria vazhdon me planifikimin e projekteve cilësore, siç është fillimi i procedurës së tenderimit për ndërtimin e digës Otinjë në Shtip, lagjes së romëve në Koçan, projekte tani më të planifikuara me rebalancin e Buxhetit.
Kryeministri Zaev njoftoi se në tetor pritet tenderimi i rrugëve lokale, projekt prej 70 milionë euro nga Banka Botërore, financimi i të cilit do të përfundojë në fillim të dhjetorit dhe siç theksoi në pranverë do të fillojë ofensiva për rindërtimin e rrugëve lokale. Ai shtoi se ka filluar procedura për Aneks marrëveshjen me kompaninë “TAV”, me të cilën do të mundësohen 35 milionë euro për kanalizime të rrjetit të ujësjellësit, kopshteve për fëmijë dhe shkolla dhe se po negociohet për 55 milionë euro shtesë të dedikuara për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Ministri Sugareski theksoi se me fillimin e sotëm të punëve ndërtimore rrumbullakohet projekti i madh kapital me rëndësi të madhe për mbi 200 mijë qytetarë të rajonit Lindor.
“Me ndërtimin e rrugës së shpejtë rrumbullakojmë ciklin e ndërtimit dhe modernizimit të rrjetit rrugor në rajonin Lindor, që përfshin investime prej 330 milionë euro dhe ndërtimin e një autostrade, dy rrugë të shpejta dhe rehabilitimin e mbi 20 drejtimeve rrugore në rajon”, tha Sugareski duke informuar se bëhet fjalë për rrugë që kanë qenë të harruara disa dekada.
Duke i numëruar rrugët të cilat deri më tani janë rehabilituar dhe në të cilat punohet, ministri Sugareski, theksoi se me këtë krijohen kushte më të mira për punën e kompanive dhe zonave industriale dhe lehtësohet transporti dhe mundësitë për qarkullimin e biznes sektorit, zhvillimin e turizmit në rajon dhe lehtësimin e qasjes deri te tokat e përpunuara për bujqit.
Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Kitanov i njoftoi të pranishmit me detajet teknike gjatë realizimit të punëve ndërtimore të aksit rrugor.
Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të komunave theksuan rëndësinë e investimit në infrastrukturën rrugore, duke potencuar se me këtë do të rritet siguria në komunikacion dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve, që është prioritet kryesor.