Takimi i Kryeministrit Zaev me Komisarin e Lartë të OSBE-së për minoritetet nacionale, Zanier: U përshëndetën politikat unifikuese të Qeverisë, që janë vlera bazike edhe të Evropës drejt së cilës synon vendi ynë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajti takim me Lamberto Zanier, Komisari i Lartë për minoritete nacionale të OSBE-së.
Në takim u përshëndetën politikat unifikuese të Qeverisë dhe përcaktimi për krijimin e Një shoqëri për të gjithë, që u realizua edhe në vepër nëpërmjet përgatitjes së Strategjisë nacionale gjithëpërfshirëse për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm, i cili është në vazhdim.

 

U përshëndet edhe fryma e integrimit me çka manifestohet me anë të krijimit të mundësive të barabarta për participim të të gjitha bashkësive në shoqëri, me anë të të drejtave dhe detyrimeve të barabarta në shtet.

 

Kryministri Zaev tha se mbështetja e OSBE-së është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak se Qeveria është e përcaktuar në harmonizimin dhe respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të organizatave kryçe, siç është OSBE, se bashkë me këtë organizatë organizohet edhe konferenca e sotme internacionale në Shkup “Drejt Konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm”. 

 

“Me anë të politikave për një shoqëri për të gjithë, respektimi i të drejtave të etnive, bashkësive dhe grupeve, përcaktimi për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht dallimeve, ne si shtet u bëmë shembull i bashkëjetesës në këtë Ballkan multietnik dhe do të vazhdojmë të kontribuojmë në politikat që bashkojnë dhe afrojnë, që janë edhe vlerat bazike të Evropës, drejt së cilës synojmë”, tha Kryeministri Zaev.

 

Kryeministri Zaev tha se RMV-ja ka vendosur marrëdhënie të mira edhe me shtetet fqinje, me të cilat janë ndërlidhur një pjesë e bashkësive në shtetin tonë dhe kjo në mënyrë shtesë kontribuon për stabilitetin e shtetit.

 

Në takim është konstatuar bashkërisht se stabiliteti edhe siguria e shtetit janë kontribut edhe në ngritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët, duke marrë parasysh se kjo klimë krijon kushte për investime, zhvillim të ekonomisë, edhe me të përparim të arsimit edhe në fusha tjera të rëndësishme në jetën e përditshme për të gjithë qytetarët.