Kryeministri Zaev në konferencën ndërkombëtare “Imazhi i Tjetrit në Kulturën Ballkanike”: Këto konferenca shkencore japin kontribut serioz që Ballkani të jetë Ballkan modern i shekullit 21

Kryetari  i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me Ministrin e Kulturës Hisni Ismaili dhe Ministrin e Arsimit, Arbër Ademi morën pjesë sot në hapjen e një konference ndërkombëtare dy-ditore "Imazhi i Tjetrit në Kulturën Ballkanike" të organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, të Shqiptarëve në Shkup.

Në fjalimin e tij, Kryeministri Zaev njoftoi lajmin për rritjen e pagave të reja prej 25% për punëtorët shkencorë në të gjitha 7-të institutet në vendin tonë.

“Sot nga ky Institut njoftoni një lajm të mirë në Ballkan, përmes të gjitha punimeve shkencore të cilat do ti vendosni këtu dhe rendi është që unë dhe ministrat të  nisim me  njoftimin e lajmeve të mira. Rebalanci i buxhetit kaloi  dhe mundi i kaluar i punëtorëve shkencorë nga Instituti, tërësisht 7-të në vend, është problematikë e zgjidhur dhe urime për rritjen prej 5 % e cila ishte nga shtatori.   Që në pagën  e tetorit i morët dhe keni vendim të ri për rritjen e 25 % të pagës, për shkak se me të vërtet të hyrat për punëtorët shkencorë dhe profesorët të cilët punojnë në institucionet tona me të vërtet ishin poshtëruese. Qeveria solli vendim me çka duam tu motivojmë që të vazhdoni të punoni, të krijoni, të lini gjurmë të mira tek gjeneratat e ardhshme dhe me të vërtet kjo temë sot vetëm këtë gjë tregon, se me anë të këtyre punëve që sot dhe nesër do të mbahen ne këtë konferencë, do të lënë një të mirë të qëndrueshme për Ballkanin,ashtu Ballkani siç e duam të gjithë, një Ballkan ndryshe por i bukur, i pasur me mirëkuptim në mes të gjithëve”, theksoi Kryeministri Zaev.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, shprehu kënaqësinë për përpjekjet e Institutit për Trashëgimi  Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup për organizimin e vazhdueshëm të manifestimeve dhe ngjarjeve të mëdha dhe domethënëse me karakter shkencor ndërkombëtar siç ishte Konferenca e sotme, duke treguar pjekurinë, përkushtimin dhe kontributin serioz në zhvillimin e mendimit shkencor jo vetëm në vend, por edhe gjerë.

 “Qeveria i jep mbështetje maksimale në punë Institutit dhe kjo mbështetje do të vazhdojë dhe do të intensifikohet në periudhën që pason. Në një rast të mëparshëm kam thënë dhe sot do ta përsëris se vitit 2019 është viti i renesancës në institut, për shkak se ai është themeluar me vetëm  me 5 seksione, ndërkaq tash vetëm për një vit ka hapur edhe pesë të tjera, për të cilën janë siguruar gati tre herë më shumë buxhet në krahasim nga buxheti që kanë pasur në dispozicion gjatë viteve të kaluara, si një motiv që të vazhdoni të punoni në interes të shkencës, në interes të zhvillimit të mendimit shkencor, krijimit, zbulimit dhe vërtetimit të fakteve, në interes të krijimit të gjeneratave të reja të shkencëtarëve si dhe në interes të bashkimit të shkencëtarëve nga rajoni dhe më gjerë”, tha Ministri i Arsimit Ademi.

Ministri i Kulturës, Hisni Ismaili tha se Ballkani me të vërtetë mund të jetë zonë e zjarrit sot, por mund të jetë edhe zonë e pasionit të dashurisë dhe urrejtjes të sinqertë.
 

“Vetëm në Ballkan dashuria dhe urrejtja janë të pasionuara, kishte thënë profesori Muhiq në Apologjinë për Ballkanin. Për këtë arsye, mjeshtëria e njerëzve nga Ballkani është sikur ta kthejnë këtë sinqeritet për tjetrin në dashuri por edhe sikur të bëhet Ballkani pikë e nxehtë ku lindin mendjemprehtët e kontinentit që dhe emrin e ka fituar nga Ballkani”, theksoi ministri i Kulturës Ismaili.

 

Në konferencën dyditore ndërkombëtare "Imazhi i Tjetrit në Kulturën Ballkanike" organizuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore, të Shqiptarëve në Shkup, u promovua për së pari herë fjalori shkencor “Ballkanologjia I”.