Nga mbledhja e 162-të e Qeverisë: U miratua gazifikimi i SHNP Burgu Shkup për uljen e ndotjes së ajrit; U sigurua buxheti për ndërtimin e kopshteve për fëmijë në Çair dhe Llozovë dhe për pajisjen e Kopshteve në Kumanovë, Bërvenicë dhe Bosillovë

Në mbledhjen e rregullt të 162-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u pranua Informacioni për miratimin e mjeteve financiare në Komunën Gjorçe Petrov nga Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë në vlerë prej 14.400.000,00 denarë të cilat do të dedikohen për përpilimin e dokumentacionit urbanistik të projekteve, projekte themelore për infrastrukturë dhe elaborat për tipare gjeologjike dhe gjeometrike për tokën për nevojat e Planit Urbanistik jashtë vendbanimit Vele Pole, Komuna Gjorçe Petrov, ku duhet të ndërtohet Qendra e Klinike.

 

Në këtë mbledhje Qeveria i pranoi ndryshimet e Programit për uljen e ndotjes së ajrit për vitin 2019 dhe i riti fondet që janë të paraparë për zëvendësimin e sistemeve ekzistuese jo-ekologjike të ngrohjes në objektet administrative dhe objekte të tjera në pronësi shtetërore në qytetet më të ndotura, me qëllim të zëvendësimit të sistemit të ngrohjes së Burgut të Shkupit.

 

IPK Burgu i Shkupit, i cili tani shfrytëzon vaj ekstra të lehtë për ngrohje dhe me këtë shndërrim do të nxehet me gaz, i cili duke pasur parasysh vendndodhjen e dhomës së bojlerit në një zonë urbane ka një rëndësi të madhe për uljen e ndotjes së ajrit në komunën dhe qytetin në përgjithësi.

 

Me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, Qeveria sot rishikoi dhe miratoi "Informacionin mbi pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë Veriore në EuroHPC", projekt i BE-së që synon zhvillimin, krijimin, zgjerimin dhe mirëmbajtjen e qendrave super-kompjuterike dhe të të dhënave të klasit botëror në kuadër të Bashkimit Evropian, si dhe zhvillimi dhe mbështetja e një ekosistemi kompjuterik me performancë të lartë konkurruese dhe inovative.

 

Qeveria e obligoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës që brenda 5 ditësh nga miratimi i këtij Informacioni në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të dërgojë letër pranimi për Republikën e Maqedonisë së Veriut në EuroHPC, dhe të nominojë Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë Universitetin e “Shën Krilit dhe Metodit”, Shkup, si përfaqësues i Qendrës për kompetenca për procedimin e performancave të larta, përmes një letre të detyrueshme.

 

Përfitimi kryesor i Republikës së Maqedonisë  së Veriut për pjesëmarrje në këtë program mund të gjendet në mundësinë e zhvillimit të kapaciteteve njerëzore në fushën e Llogaritjeve me performancë të lartë, të cilat përmes kompanive maqedonase do të çojë në ngritjen e inovacionit dhe rritjen e zhvillimit të veprimtarisë shkencore, përmes aktiviteteve në lidhje me trajnimin dhe mbështetjen e shkencëtarëve të Maqedonisë së Veriut në përdorimin e teknologjive të përparuara TIK.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e RMV-së pranoi Informacionin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për futjen e pilot programit për edukim gjithëpërfshirës seksual në klasën e 9-të të arsimit fillor në katër shkolla, dy në mjedisin urban, një në mjedisin rural dhe një ku shumica e nxënësve janë nga komunitetet etnike pakicë.

Pilotimi, sipas Planit të Veprimit, është paraparë të fillojë në vitin 2021, pasi paraprakisht të përfundojnë të gjitha hapat e planifikuara: përpunimi e materialeve të trajnimit të mësuesve, trajnimi i  mësuesve dhe përpunimi dhe pilotimi i instrumenteve për vlerësimin e pilot programit.

Sot, Qeveria rishikoi dhe miratoi tekstin përfundimtar të Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e konceptit Një shoqëri dhe ndërkultularizëm, me Plan Veprimi për zbatim për vitin 2020-2022, me konkluzion që strategjia të dorëzohet deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut për njohje.

Në këtë mbledhja, Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut miratoi Informacionin për sigurimin e mjeteve buxhetore nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për ndërtimin e kopshteve për fëmijë në Komunën Çair dhe Komunën Llozovë, si dhe për furnizimin, shpërndarjen dhe instalimin e pajisjeve në kopshtet e fëmijëve  në Komunën e Kumanovës , në Komunën e Bërvenicës, dhe në Komunën e Bosilovës.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u shqyrtua dhe miratua Informacioni për pjesëmarrjen e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në sesionin e 40-të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

Në mbledhjen e sotme u pranua Informacioni i Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin për menaxhim me kriza, për pranimin e organizimit dhe realizimit të stërvitjes së vendeve anëtare të NATO-s për përgjigje të koordinuar  në rast të fatkeqësive, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut.