Në mbledhjen e Këshillit për reforma në administratën publike, u prezantuan në detaje aktivitetet për administratë dhe institucione shtetërore efektive dhe të përgjegjshme

Këshilli për reforma në administratën publike (Këshill për RAP), me të cilën udhëhoqi Kryeministri Zoran Zaev, mbajti mbledhjen e shtatë, në të cilën pika qendrore në rendin e ditës ishin koordinimi për procesin e zbatimit të analizës funksionale horizontale, për riorganizim dhe përshtatje të organeve të administratës publike, agjencive dhe shërbimeve inspektuese, si dhe Raporti i gjysmëvjetorit për zbatimin e Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 dhe Plani i veprimit. Riorganizimi dhe përshtatja realizohen në kuadër të projektit IPA i cili do të zgjasë dy vite. Në këtë periudhë do të harmonizohen edhe rregullativat ligjore (mbi 100 ligje) me Ligjin e ri për organizim dhe punë të organeve shtetërore.

 

Qëllimi është përshtatja e tërësishme e kornizës institucionale si dhe përforcimi dhe përmirësimi i punës së shërbimeve publike, përforcimi i etikës, integritetit, integritetin, transparencën, llogaridhënies dhe përgjegjësisë së administratës publike.

 

Riorganizimi dhe përshtatja e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror është një nga reformat dhe masat kryesore për të përmirësuar administratën publike dhe për këtë arsye në këtë mbledhje jemi në përbërje më të gjërë,  me anëtarët e Sekretariatit për reforma në administratën publike dhe përfaqësuesit e institucioneve të cilët do të jenë pika-kontakti për realizim e riorganizimit”, tha Kryeministri Zaev, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe transparenca e institucioneve është e një rëndësie të veçantë.

Kryetari i Qeverisë nënvizoi se vazhdon angazhimi dhe përkushtimi i Qeverisë për zbatimin e reformës komplekse, e cila duhet të rezultojë në një administratë publike profesionale dhe të pavarur.

 

Ai shtoi se ky projekt IPA paraqet vazhdimësi të masave për riorganizim, të cilat u realizuan me mbështetje nga donatorët siç janë UNDP, USAID dhe SIGMA.

“Për Projektin me rëndësi të veçantë janë transparenca dhe bashkëpunimi i të gjitha institucioneve dhe në periudhën që vijon, në bazë të metodologjisë për zbatimin e analizës horizontale, do të vazhdojmë me procesin e skanimit të gjendjes në aspekt të konfliktit të kompetencave.  Ne presim nga të gjitha 128 institucionet, organet e administratës publike, një qasje serioze dhe përkushtim duke siguruar staf shtesë përgjegjës për komunikim me Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe ekspertët nga Projekti”, theksoi ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, i cili nënvizoi se Projekti ka mbështetje nga një numër i madh i organizatave qytetare dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare.

 

Në mbledhje të pranishëm ishin edhe ekspertë nga Projekti IPA “Mbështetje për riorganizim” të cilët në detaje prezantuan aktivitetet, qëllimin dhe hapat e ardhshëm që do të shpien drejt një administrate dhe institucione shtetërore efektive dhe të përgjegjshme.

 

Njëkohësisht, Këshilli i RAP shqyrtoi dhe miratoi Raportin e gjysmëvjetorit të dytë për zbatimin e Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 dhe Planin e veprimit, për periudhën janar-qershor 2019. Raporti është i publikuar në ueb faqen e MSHIA.