Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhjen e 9-të të rregullt në të cilën u miratuan një numër i madh vendimeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve për projekte nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve, të cilat ishin të nevojshëm të miratohen para shpalljes së zgjedhjeve, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi e programeve, masave dhe punëve të tjera në kompetencë të Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore dhe publike.
Në kë[të mbledhje, mes tjerash, Qeveria e miratoi Propozim-programin për ndryshimin e Programit për ndërtim dhe rindërtim të objekteve sportive për vitin 2020, për të siguruar vazhdimësinë e proceseve për ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e objekteve sportive ekzistuese në më tepër komuna si në Ohër, Kumanovë, Likovë e të tjera.
Për të siguruar funksionim të rregullt dhe të lirë të programeve studimore për vitin 2020 në Fakultetin Teologjik “Shën Kliment Ohridski” – Shkup, anëtar i asocuar i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, Qeveria solli vendim për aprovimin e mjeteve, të cilat për këto institucione të arsimit të lartë do të aprovohen në çdo tre muaj.
Në këtë mbledhje u miratua edhe vendimi për aprovimin e mjeteve nga Buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin 2020, të dedikuara për subvencionimin e transportit falas për studentët e rregullt në universitetet shtetërore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me gjendjen aktuale dhe problemet me dhënien e dokumenteve të udhëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e ngarkoi Ministrinë të gjejë mekanizëm, gjegjësisht metodologji dhe kritere për mënyrën e dhënie së dokumenteve të udhëtimit deri më 24.03.2020, kur është njoftuar dorëzimi i sasisë shtesë të formularëve të dokumenteve të udhëtimit.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi informacionin dhe solli Vendim për dhënien e pëlqimit të Rregullores për dhënien e mjeteve financiare nëpërmjet Vauçerëve inovativ Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik.
Rregullorja për dhënien e mjeteve financiare përmes Vauçerëve inovativ për herë të parë prezantohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe qëllimi i saj është që të nxisë bashkëpunimin mes ndërmarrjeve dhe institucioneve akademike dhe hulumtuese shkencore në mënyrë që të zbatojë aktivitetet inovative, me të cilat ndërmarrjet do të rrisin konkurrencën.
Me vauçerët që Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik do t’ua ndajë kompanive të cilat kanë për qëllim të fillojnë prodhime të reja, procese dhe shërbime me komponentë inovative, do të kompensohen shpenzimet për shërbime të institucioneve akademike dhe hulumtuese shkencore, të cilat për ta do të përpilojnë hulumtime dhe analiza që do të ndihmojnë në mënyrë të suksesshme realizimin e proceseve të reja.
Në këtë mbledhje Qeveria solli vendim për asgjësimin e vendimeve për ndryshime të kuadrove dhe autorizime të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi të miratuar më 14 shkurt, në ditën kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u ngrit procedurë për shkarkimin e saj.
Qeveria solli vendim edhe për asgjësimin e vendimeve për përcaktimin e vendeve të punës, të miratuara nga ministri si Punëve të Brendshme, Nake Çulev, me të cilat Petar Gjorgjievski përcaktohet në vendin e punës kryeshef i Njësisë për Dizajnimin e Programeve Mësimore, Qendra për Trajnime, Njësia Organizative për nevojat e Ministrisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, për përcaktimin e Xhelal Topalloski në vendin e punës këshilltar i policisë për Sektorin e Punëve të Brendshme, në Njësinë për Planifikim Strategjik dhe Kontroll të Cilësisë – Biroja për Siguri Publike, për përcaktimin e Zoran Durovskit në vendin e punës kryeshef i Njësisë së Policisë, Sektori i Punëve të Brendshme Manastir – Biroja për Siguri Publike, për përcaktimin e Goran Mitev në vendin e punës kryeshef i Njësisë për kriptombrojtje, Sektori për siguri të informacioneve, Njësia për marrëdhënie me publikun dhe çështje strategjike, Njësitë organizative për nevojat e Ministrisë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe vendimi me të cilin Vlladimir Vellkovski përcaktohet në vendin e punës këshilltar i pavarur për bashkëpunim ndërkombëtar në Kabinetin e ministrit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.