Nga mbledhja e 15-të e Qeverisë: U aprovuan masat për parandalimin e përhapjes së korona virusit; Është duke u përgatitur dokumenti për marrje të statusit Park nacional për Malin Sharr, Qeveria dha detyrë të përgatiten rregullore për llogaritjen  ligjore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 15-të e shqyrtoi Informacionin e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për menaxhim me kriza për marrjen e masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim të përhapjes së korona virusit,sipas sugjerimit të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Konkludimet me masat e Qeverisë, të cilat, ndër të tjera, parashikojnë ndërprerjen e procesit arsimor në kopshte, arsimin fillor, të mesëm dhe atij të lartë, ndalimin e ngjarjeve publike masive dhe ndalimin e udhëtimit të organizuar në vendet me rrezik të lartë, janë publikuar në kumtesën e mëparshme të Sektorit për Marrëdhëniet me Publikun, dhe mund të gjenden në linkun në vijim: https://vlada.mk/node/20446.

Nga pikat e tjera në mbledhjen e sotme të Qeverisë veçojmë konkluzionin sipas të cilit kërkesa për largimin urgjent të 143,000 litrave karburant Eurodisel BS, për transport të nxënësve nga shkollat e mesme në territorin e Komunës së Shtipit deri në fund të vitit shkollor 2019/2020 i dërgohet Byrosë së Furnizimit Publik, me qëllim që të respektohet aspekti formal-juridik i kërkesës për përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Komunës së Shtipit.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për statusin e shpalljes së Malit Sharri si zonë e mbrojtur në kategorinë e një parku nacional dhe i rekomandoi  Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH) ta veçojë si nismë të veçantë propozimin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë e pjesës  së mbrojtur me karakter  informativ.

Në pajtim me informacionin e MMJPH, Qeveria u rekomandoi të gjithë sektorëve të përfshirë në përgatitjen për përcaktimin e statusit park nacional (ekonomi, pylltari, gjueti, energjetikë, transport, mbrojtje, turizëm etj.), në afat prej 15 ditësh ta dorëzojnë mendim, me të cilin MMPJH do të dorëzojë propozim të harmonizuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sjelljen e Vendimit për pranimin e propozimit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr në kategorinë e parkut nacional

Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ripërcaktimin e mënyrës dhe përcaktimin e kritereve për bllok dotacionet dhe dotacionet e dedikuara për komunat, i cili ka për qëllim të sigurojë autonomi më të madhe fiskale të komunave që të disponojnë me mjete të mjaftueshme për zbatimin e përgjegjësive të deleguara në mënyrë efikase dhe efektive, duke ruajtur një shkallë të lartë të disiplinës fiskale.

Sipas informacionit propozohet që sistemi për financimin me bllok dotancionet t’i përmbahet parimit të financimit të kompetencave (funksioneve) dhe jo  institucioneve dhe në këtë drejtim të avancohet me futjen e sistemit për barazi dhe marrje të masave sektoriale për përforcimin e decentralizimit sektorial (funksional).  

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua edhe informacioni për nevojën e llogaritjes ligjore dhe dhënies së pagave dhe kompensimeve të pagave për punonjësit në njësitë territoriale të zjarrfikësve (NJTKZ) në RMV, dhe në këtë drejtim Qeveria e ngarkoi Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale dhe i rekomandoi Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, që bashkërisht të përgatisin procedurë për përgatitjen e rregulloreve për dhënien e pagave dhe kompensimeve për punonjësit e njësive territoriale të zjarrfikësve.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e shqyrtoi informacionin për nënshkrimin e Memorandimit për bashkëpunim për ruajtjen e stabilitet financiar, i cili propozon ta nënshkruajnë Banka Popullore e RMV-së, Ministria e Financave, Komisioni për Letra me Vlerë e RMV-së, Agjencia për Mbikëqyrje dhe Sigurim, Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit Pensional Kapital Financiar dhe Fondi për Sigurimin e Depozitave. Qëllimi i memorandumit është rregullimi i bashkëpunimit reciprok në ndjekjen e situatës në sistemin financiar, ndërmarrja e aktiviteteve për ruajtjen e stabilitet të tij dhe marrja e masave të duhura  makro-prudenciale.

Në harmonizim me Memorandumin do të formohet Komitet për stabilitet financiar, si  organ koordinues ndërinstitucional dhe dy nënkomitete. Nënkomiteti për ndjekjen e rreziqeve sistematike dhe propozimin e masave makro-prudenciale dhe Nënkomiteti për përgatitje të menaxhimit me krizë financiare.