Nga mbledhja e 27-të e Qeverisë: Kufizime të reja për lëvizje në komunën e Kumanovës; Ndalohen veprimet përmbarimore të përmbaruesve deri më 30 qershor; Fillon procedura për transportin ajror të shtetasve tanë jashtë shtetit;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 27-të e plotësoi Vendimin për ndalim dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndalim për hyrje dhe dalje nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport urban dhe ndër-urban të udhëtarëve dhe transportit publik hekurudhor.

 

Në bazë të kësaj, me këtë Vendim për plotësimin e Vendimit për ndalim dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në komunën e Kumanovës, ju rekomandohet operatorëve ekonomikë që kanë kapacitet të madhe për prodhim dhe shitje në rajonin e territorit të Komunës së Kumanovës të adaptojnë punën e tyre me një numër të zvogëluar të punonjësve, duke pasur parasysh ndalesën për hyrje dhe dalje nga dhe në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës me transport urban dhe ndër-urban të udhëtarëve dhe transportit publik hekurudhor ose t’i mbyllin plotësisht kapacitet e prodhimit dhe shitjes.

 

Me këtë vendim obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti për Shëndet Publik që të përgatisin plan të veçantë me ekipe që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitet e nevojshme që të zbatohet testimi më i madh në numër në rajonin e territorit të komunës së Kumanovës, me qëllim detektimin e vazhdueshëm dhe organizimin e ndjekjes së gjendjes me numrin e personave të infektuar nga virusi Korona (COVID-19), për tretman më efikas të të njëjtëve, si dhe të dërgohet personali profesional mjekësor dhe të sigurohet ndihmë teknike për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm- Kumanovë.

 

Ky vendim hynë në fuqi më 25 mars të vitit 2020.

 

Në këtë mbledhje Qeveria solli Dekret me fuqi ligjore për organizimin e transportit ajror të qytetarëve maqedonas me vendbanim të përkohshëm jashtë vendit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Në nenin 1 të Dekretit thuhet se gjatë ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në vend, pas një liste të marrë më parë nga Ministria e Punëve të Jashtme të udhëtarëve të regjistruar, shtetasit maqedonas që aktualisht banojnë jashtë vendit të organizohet transporti ajror me qëllim transferimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Neni 2 përcakton se për transportin ajror të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që përkohësisht jetojnë jashtë, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje publike për destinacion dhe numër të udhëtarëve, në bazë të listave të dorëzuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme me qëllim të marrjes së ofertave për fluturime çarter nga qytetet evropiane deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Pas shpalljes së thirrjes publike nga Sekretariati i Përgjithshëm, afati i fundit për pranimin e ofertave është 12 orë nga momenti i shpalljes së publikimit. Kriteri për dhënien e një kontrate të furnizimit publik është çmimi më i ulët.

 

Sekretariati i Përgjithshëm do të lidhë një kontratë dhe do të paguajë ofertën e zgjedhur më të

favorshme në bazë të kriterit të dhënë për përzgjedhje.

 

Në nenin 3 të Dekretit me fuqi ligjore për organizimin e transportit ajror të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që përkohësisht jetojnë jashtë vendit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë gjendjes së jashtëzakonshme është përcaktuar që personat që hyjnë në aeroplan nënshkruajnë një marrëveshje midis tyre dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën ata garantojnë se ata do të paguajnë shumën e përcaktuar për biletën ajrore në xhirollogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të plotësojnë Deklaratë se pranojnë të vendosen në objektet shtetërore të karantinës për një periudhë prej 14 ditësh pas mbërritjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Personat do të merren nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, me transport të organizuar në vendet e përcaktuara për karantinë shtetërore.

 

Personat të cilët do të udhëtojnë kanë 15 ditë afat nga data e arritjes për të paguar faturën e linjës

ajrore, në xhirollogari në përputhje me kontratën e lidhur.

 

Në mbledhjen e saj të 27-të, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi mënyrën e veprimit me mbeturinat mjekësore dhe mbeturinave nga personat në vetë-izolim dhe karantinë potencialisht të kontaminuar me COVID-19. Ky informacion do të përcillet nga Qeveria në Shtabin kryesore të koordinimit të krizës për shqyrtim dhe ju lëshohet operatorëve të cilët menaxhojnë mbeturina mjekësore.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Procesverbalin e mbledhjes së nëntë të Shtabit kryesor të koordinimit të krizës për të siguruar koordinim të plotë në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së virusit Korona, COVID-19, të mbajtur më 24 Mars 2020.

 

Qeveria miratoi një Dekret me fuqinë e ligjit për zbatimin e Ligjit për veprimtari turistike gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Dekret me të cilin agjencitë turistike do të lëshojnë vauçer me vlerë në shumën e paguar për aranzhimin që u anulua si rezultat i krizës së virusit Korona.

Kjo masë do të lejojë që agjencitë turistike të lëshojnë vauçer për klientët në shumën e pagesës që mund të përdoret për çdo udhëtim pasues deri më 31.12.2021.

 

Në këtë mënyrë, klientët që anuluan aranzhimet e tyre për shkak të situatës së krizës së virusit Korona, nuk do të humbasin mjetet e paguara në shumën që kanë paguar dhe në të njëjtën kohë agjencitë turistike mund të bartin barrën financiare që do të ndahej për një periudhë më të gjatë kohore. Lëshimi i Vauçerëve do të unifikohet për të gjitha agjencitë dhe do të realizohet me pëlqimin e të dy palëve, përkatësisht Agjencisë Turistike dhe udhëtarëve.

 

Agjencitë turistike që do ta ndërpresin veprimtarin do të jenë të detyruar t’i kthejnë fondet në tërësi klientëve të tyre. Agjencitë turistike që nuk do t’i respektojnë kushtet e lëshimit të vauçerit, do të marrin dënime përkatëse në bazë të Ligjit për veprimtari turistike dhe Ligjit për kundërvajtje.

 

Qeveria sot gjithashtu miratoi një Dekret me fuqi ligjore për furnizim të shpejt me maska mbrojtëse në mënyrë që të parandalohen pasojat e virusit Korona, (COVID-19) gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit, Ligji për furnizim publik (Gazeta Zyrtare e RM nr. 24/19) do ta aplikohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Me këtë Dekret me fuqi ligjore (neni 2) rregullohet çështja e furnizimit të shpejt të maskave mbrojtëse në mënyrë që të parandalohen pasojat e virusit KORONA (COVID-19) gjatë gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Në Nenin 3 thuhet:

 

1) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zbatoj furnizim të shpejt e së paku 2000

maskave mbrojtëse në ditë për nevojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga prodhuesit vendas.

 

(2) Furnizimi i shpejt i maskave mbrojtëse mund të jetë me material të përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse nga operatori ekonomik ose me material të përshtatshëm për prodhimin e maskave mbrojtëse të siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

(3) Lënda e furnizimit do të jetë prodhimi, paketimi dhe shpërndarja në institucionet që kanë nevojë për maska mbrojtëse.

 

(4) Operatorët ekonomik duhet t’i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

 

- Dërgesë i minimum 2000 maskave në ditë;

- Dërgesa do të kryhet gjatë periudhën së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme;

- Çmimi për maskë prej 40 denar plus TVSH me material për prodhim në pronësi të operatorit

ekonomik;

- Çmimi për maskë prej 25 denar plus TVSH për materialin e siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Materiali i siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore do t’i jepet një operatori ekonomik që i plotëson kushtet, nëse paraqiten më shumë operatorët ekonomikë të cilët i plotësojnë kushtet do të zbatohet ankandi publik, marrëveshje do të lidhet me operatorin ekonomik që ofron çmimin më të ulët për copë;

- Për materiali nga i cili do të prodhohen maskat ​​mbrojtëse nevojitet të posedohet Certifikatë përkatëse për cilësi të lëshuar nga një laborator i autorizuar.

 

Neni 4 nga Dekreti me fuqi ligjore për furnizim të shpejt me maska mbrojtëse për parandalimin e

pasojave nga virusi Korona (COVID-19) gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

 

(1) Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të publikojë një shpallje publike për furnizimin me maska ​​mbrojtëse.

 

(2) Të gjithë prodhuesit vendas që plotësojnë kërkesat e nenit 3 të këtij Dekreti me fuqi ligjore kanë të drejtë të marrin pjesë në shpalljen publike.

 

(3) Shpallja publike për furnizimin e maskave mbrojtëse do të zgjas 24 orë nga momenti i shpalljes.

 

(4) Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut themelon një Komision prej 3 anëtarëve për vlerësimin e ofertave të pranuara pas shpalljes publike.

 

(5) Më së voni në afat prej 2 ditësh pas përmbylljes së shpalljes publike, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas Raportit të dorëzuar nga Komisioni deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzojë një propozim për lidhjen e marrëveshjes për blerjen e maskave mbrojtëse me një furnizues që i plotëson kushtet e shpalljes publike.

 

(6) Me marrëveshjen për furnizim të maskave mbrojtëse do të rregullohet marrëdhëniet në mes

Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatorit ekonomik të përzgjedhur në lidhje me sasinë e furnizimit, kualitetit, kohën dhe mënyrën e dërgesës, afatet për dërgesë, afatet për pagesë në bazë të çmimit në marrëveshje dhe shumë çështje tjera të cila janë me rëndësi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

 

(7) Pagesa e maskave mbrojtëse do të bëhet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së

Veriut- Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ky Dekret me fuqi ligjore hynë në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

 

Qeveria miratoi sot një Dekret me fuqi ligjore për të ndaluar zbatimin e Ligjit të përmbarimit, i cili pezullon zbatimin e ligjit të përmbarimit, përmbarim deri më 30 qershor 2020, përveç në rast se me këtë Dekret me fuqi ligjore nuk është rregulluar më ndryshe.

 

Në bazë të këtij Dekreti, neni 2 vërteton se përmbaruesit janë të obliguar të ndërpresin ndërmarrjen e çfarë do lloj veprimi ekzekutiv përveç:

 

- Në lëndët për kërkesa të bazuara në mbështetje juridike;

- Me shpërndarjen e fondeve të arritura në xhirollogaritë e tyre të veçanta, me kusht që të përmbushen kërkesat ligjore;

- Veprimet që pasojnë pas mbledhjes së borxhit nga debitori, ofertave të suksesshme publike ose

shitjeve të drejtpërdrejta.

 

Dekreti përcakton që punëdhënësit e debitorëve, Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor të RMV-së dhe bartësit e qarkullimit pagesor janë të obliguar që të ndërpresin procedurat pas urdhrave të lëshuar nga ana e përmbaruesve, në periudhën të përcaktuar me nenin 1 të këtij Dekreti, gjegjësisht deri më 30 qershor 2020.

 

Gjykatat themelore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të obliguara të sjellin vendime pas ankesave të dërguara për parregullsitë gjatë përmbarimit në bazë të nenit 86 të Ligjit për përmbarim, ndërsa Gjykatat e apelit pas ankesave të dërguara kundër vendimit të gjyqit pas ankesës në bazë të nenit 87 të Ligjit për përmbarim, me qëllim që të krijohen kushte për shpërndarje të papenguar të fondeve që kanë arritur në llogaritë speciale të përmbaruesve.

Dekreti hyn në fuqi nga dita e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes (NDPP).

Me konkluzionin në mbledhje obligohet Ministria e Mbrojtjes që rregullisht t’i ndjek të gjitha obligimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’i informojë të gjitha institucionet e kyçura për hapat vijuese dhe të koordinojë procesin e tërësishëm. Sipas nevojës, në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes për Republikën e Maqedonisë së Veriut të propozojë kyçje edhe të institucioneve tjera nacionale dhe ta informojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut (dy herë në vit – janar dhe qershor), si dhe Komitetin e punës për integrim e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, për rekomandimet periodike nga NATO në NATO Procesin e planifikimit të mbrojtjes.

Procesi i planifikimit të mbrojtjes (NDPP) është proces gjithëpërfshirës, i plotë dhe i hollësishëm, qëllimi i së cilit është mbështetje e tre detyrimeve kyçe të NATO-s (mbrojtje kolektive, menaxhimi i krizës dhe siguri kooperative). Më e rëndësishme për NATO-n në NDPP është të sigurohet që vendet anëtare mund të japin mbështetje përkatëse në nivelin e ambicies së NATO-s, me kapacitete përkatëse në mbështetje të misioneve dhe qëllimeve të vendosura. Rëndësi të veçantë në këtë proces ka kapaciteti i secilit vend për ndërtimin e planeve reale, të mbështetura me resurse, si dhe zbatimi i obligimeve të ndërmarra. NDPP zhvillohet në vazhdimësi, çdo vit, me rend të përcaktuar të dorëzimit të Raporteve nga ana e vendeve anëtare, si dhe realizim i konsultimeve dypalëshe dhe multilaterale me NATO-n.

Ministria e Punëve të Jashtme u obligua që të koordinojë aktivitetet lidhur me fushën “Stabilizim dhe Rindërtim” në Procesin e NATO-s për planifikim mbrojtës dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s dhe për masat dhe aktivitetet e ndërmarra ta njoftojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më së voni deri në fund të muajit qershor të vitit 2020.

Obligohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara, ndërsa i sugjerohet Agjencisë për Komunikime Elektronike, të marrin pjesë në Procesin e NATO-s për planifikimin e mbrojtjes dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s, në fushat e përcaktuara.

Obligohet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të përfshihen në mënyrë aktive në Procesin e planifikimit të mbrojtjes së NATO-s, të marrë të gjitha masat e nevojshme për të koordinuar subjektet e tjera në ndërtimin e një rezistence më të madhe në këtë fushë, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucione të tjera për të cilat do ta konsiderojë që është e nevojshme.

 
Qendra për Menaxhim me Kriza është e detyruar të koordinojë aktivitetet në fushën e "Gatishmërisë civile" dhe në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe institucione të tjera të përfshira në menaxhimin e krizave kombëtare, t’i zbatojë rekomandimet e NATO-s.

Komiteti i punës për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, më së voni deri më 30 prill të vitit 2020 (para fillimit të konsultimeve shumëpalëshe të Republikës së Maqedonisë me NATO-n në Bruksel), duhet t'i paraqesë një propozim Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me bartësin / institucionin që do të jetë përgjegjës për procesin e përgatitjes dhe hartimit të Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare në përputhje me rekomandimet e NATO-s.