Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot e mbajti mbledhjen e 30-të në të cilën si pikë e parë ishte shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Shtabit kryesor koordinativ të krizës për sigurimin e tërësishëm të koordinimit në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Korona, COVID-19, të mbajtur me 27 mars të vitit 2020.
Si një ndër pikat e këtij takimit, në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për veprimtarit rajonale dhe të BE-së, me qëllim lehtësimin e transportit dhe tregtisë së mallrave pas paraqitjes së pandemisë me COVID-19 dhe me pranimin e propozimit të Përbashkët të Sekretariatit të Përhershëm të Bashkësisë së Transportit dhe Sekretariatit CEFTA, për lehtësimin e transportit dhe tregtisë të prodhimeve primare në Ballkanin Perëndimor dhe në mes Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Sipas këtij informacioni, Qeveria ka angazhuar kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Financave - Administratën Doganore, Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë për Punë të Brendshme, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, për të koordinuar aktivitetet e lidhura. duke implementuar masat e përfshira në Propozimin e Përbashkët të Sekretariatit të Bashkësive të Transportit dhe Sekretariatit të CEFTA.
Propozimi i përbashkët i Sekretariatit të Përhershëm të Bashkësisë së Transportit dhe Sekretariatit të CEFTA për lehtësimin e transportit dhe tregtisë së produkteve primare në Ballkanin Perëndimor dhe mes Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, synon të lehtësojë tregtinë dhe transportin e mallrave duke ndërmarrë masa paraprake shtesë të kujdesit, të cilat janë ose që duhet të ndërmerren, për të siguruar që të mos ndodh shpërthim i COVID-19. Doganat dhe kontrollet e tjera mbi tregtinë e ligjshme të mallrave mbeten subjekt i rregullave të tregtisë së CEFTA, që rrjedhin nga Marrëveshjet e stabilizim asociimit ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonal.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi një Dekret me fuqinë e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rindërtim dhe rikonstruim të një pjesë të Bankave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të zbatohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili përcakton se shlyerja e shumës së huazuar të obligacioneve për rimbusimin e kredive selektive të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kryhet më 1 prill të vitit 2021.
Vazhdimi i afatit për pagesën e obligacioneve është vërtetuar me këtë Dekret me qëllim që mjetet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 të dedikuara për pagesë të obligacioneve të shfrytëzohen për menaxhimin me pasojat që virusi korona i shkakton ndaj ekonomisë së vendit.
Qeveria e RMV-së, sot e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën mundësohen veprimtaritë për sjelljen dhe dorëzimin e xhirollogarive Vjetore të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe raporteve periodike të financave të anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme me të cilët obliguesit tatimor kanë mundësi që fatuarat përveç në formë letre, ti nxjerrin edhe në formë elektronike. Kjo bëhet me qëllim që të lehtësohet puna e obliguesve tatimor, si dhe të parandalohet përdorimi i letrës, me qëllim të uljes së rrezikut nga përhapja e virusit korona, COVID-19.
Është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për koordinimin e punës së shtabeve të vetëqeverisjes lokale (komunat dhe qyteti i Shkupit).
Dekreti vërteton se gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme koordinimi me shtabet e vetëqeverisjes lokale (komunat dhe qyteti i Shkupit) bëhet nga ana e trupit koordinativ të cilin e përbëjnë koordinatori kryesor, zëvendëskoordinatorit kryesor dhe anëtarët e shtabit.
Koordinatori kryesor i trupit koordinues është zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Çështjet Evropiane, Dr. Bujar Osmani.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin mbi nevojën për t'i raportuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për përjashtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga nene të caktuara nga konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, në bazë të nenit 15 nga konventa dhe si pasoj e pandemisë COVID-19.
Vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe masat e miratuara nga ana Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të parandaluar përhapjen e një pandemie në territor dhe për të menaxhuar rreziqet shëndetësore, ndikojnë në gëzimin e të drejtave të garantuara nga Konventa dhe protokollet e saj. Konventa, megjithatë, lejon që më shumë të drejta dhe liri të kufizohen me masa ligjore që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen e ligjit dhe rendit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.
Nga këtu mbrojtja e shëndetit është një bazë legjitime për të kufizuar këto të drejta në mënyrë që të mundësohet që të merren masa për tu menaxhuar rreziqet serioze për shëndetin të popullsisë me kusht që ato të jenë: të bazuara në ligj, të domosdoshme në shoqëri demokratike dhe që synojnë posaçërisht parandalimin e sëmundjeve ose kujdesin për njerëzit e sëmurë.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe Dekretin me fuqi ligjore të Ligjit për vetëqeverisjen lokale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilën miratimi i buxhetit dhe xhirollogaria vjetore e njësive të vetëqeverisjes lokale anulohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveria e miratoi edhe Dekretin me fuqinë e ligjit për aplikimin e Ligjit për ndërmarrjet publike gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilët vërtetohet se mjetet e tepërta të cilët janë realizuar nga puna e ndërmarrjeve publike të themeluar nga Qeveria paguhen në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e RMV-së, në bazë të këtij Dekreti, do të sjell vendim për shpërndarjen e mjeteve të personave juridik me vështirësi në punë të cilët tregojnë humbje financiare të shkaktuar nga gjendja e jashtëzakonshme, në bazë të listës së vërtetuar më herët.
Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin në lidhje me mundësitë e Ministrisë për Vetëqeverisjes Lokale për pjesëmarrje në aktivitete konkrete në bazë të planit të Ministrisë së Shëndetësisë, për menaxhimin me situatën e krijuar nga epidemia.
Në bazë të këtij informacioni, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Agjencinë e Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim, me anë të projektit “Zhvillimi rajonal i qëndrueshëm, i barabartë dhe gjithëpërfshirës”, do të sigurojnë furnizimin e fondeve që Ministria e Shëndetësisë do t'i identifikojë si urgjente dhe të nevojshme.