Qeveria e RMV-së, sot e vazhdoj punën e mbledhjes së 32-të në të cilën u miratuan më shumë Dekrete, vendime dhe konkluzione.
Në këtë mbledhje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e shqyrtoi propozimin e Ministrisë së Financave për uljen e shpenzimeve joproduktive për shkak të menaxhimit me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi korona KOVID-19 dhe i solli këto konkluzione:
1. Në sektorin publik përkohësisht ndalohen punësime të reja, angazhime të reja nëpërmjet agjencive për punësime të përkohshme dhe marrëveshja tjera në vepër, përveç angazhimit të kuadrit adekuat në sektorin shëndetësor dhe në sektorë të tjera që janë në drejtim të ballafaqimit me pasojat nga virusi korona.
Për çdo vend pune të zbrazët (pensionim dhe largime tjera në bazë të ndryshime) mos të ketë punësime të reja
Nëse paraqitet nevoja për plotësim të ndonjë vendi të punës, i njëjti të plotësohet nga institucione ku ka tepricë të punëtorëve, nëse askund nuk gjendet kuadri i nevojshëm nëpër institucione, për angazhimin e personave të vendos Qeveria.
Mos të ndërpriten procedurat e filluara për punësim për të cilat ka pëlqim nga Ministria e Financave. Për pëlqimet e dhëna për të cilët nuk është filluar procedura për punësim mos të fillohen.
2. Shpenzimet e reprezentacionit, sponsorizimet dhe reklamat në sektorin publik të ulen në minimum.
3. Marrëveshja kolektive për kulturën me të cilën rregullohen të gjitha të drejtat, të prolongohet deri në fund të vitit 2020.
4. Punëtorëve në sektorin publik mos t’u ndahet regres për pushimin vjetor në vitin 2020, dhe mos të realizohen të drejtat tjera në marrëveshjen kolektive të sektorit publik për vitin 2020.
5. Gjatë vitit 2020, përkohësisht ndërpritet blerja e mobilieve, pajisje dhe vetura, të cilat në thelb dhe drejtpërdrejt nuk janë të ndërlidhur me menaxhimin e krizës shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi KOVID-19, përveç për ata të cilët ka leje nga Qeveria.
6. Qeveria i ka ngarkuar ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit t’i ulin shpenzimet për 15 për qind për vitin 2020 dhe për këtë ta njoftojnë Qeverinë.
7. Qeveria deri në fund të vitit 2020 i ngarkon shfrytëzuesit e buxhetit dhe shfrytëzuesit individual t’i respektojnë masat për uljen e shpenzimeve.
8. Qeveria ngarkohet t’i informojë komunat, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit dhe subjektet tjera në sektorin publik për masat e miratuara për ulje dhe u rekomandon t’i respektojnë masat e miratuara për uljen e shpenzimeve si dhe të përmbahen nga shpenzimet jo të rëndësishme të cilët nuk kontribuojnë në menaxhimin me virusin korona.
Në mbledhje qeveria miratoi Vendim për subvencionimin e kamatës kundrejt Bankës Evropiane për Investim, e cila do të llogaritet në pjesën tjetër të mbetur nga huamarrja në vlerë prej 50.962.187,00 euro të miratuar me marrëveshjen financiare, të dedikuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha dhe projekte tjera me prioritet – faza V, të nënshkruar në mes Bankës Evropiane për Investim dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, si dhe kamata e llogaritur nga ana e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Qëllim parësor i kësaj linje kreditore është sigurimi i kapitalit të freskët për mbështetje dhe për tejkalimin e problemeve të cilat dalin nga gjendja e krijuar me paraqitjen e virusit korona KOVID – 19, e cila drejtpërdrejtë e prek punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në drejtim të masave për stimulimin e punës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nëpërmjet gjetjes së modaliteteve për stimulimin e procesit të prodhimit, sigurimit të likuiditetit të ndërmarrjeve, ruajtjes së vendeve të punës, si dhe mbajtjes së pozicionit konkurrues të kompanive.
Në këtë mbledhje Qeveria e mirato Informacionin për nevojën e ri-dizajnimit të linjës Kreditore nga Fondi i posaçëm kreditor (FPK) dhe linjës Kreditore për energji efikase dhe burime të ripërtritshme të energjisë me qëllim vendosjen e mjeteve nga ky fond dhe linjës kreditore në funksion të uljes së pasojave nga virusi korona, KOVID-19, me rekomandim të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut që kushtet e lehtësuar t’i aplikojë në thirrjen Publike në një afat sa më të shkurtë kohorë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për transferim të mjeteve të grumbulluar shtesë nga Fondet e kompensimit të ndihmës së huaj nga xhirollogaritë e Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore të Republikë së Maqedonisë së Veriut, në xhirollogaritë e Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për financimin e organizimit dhe rikonstruksion të hapësirave publike në hapësirat e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Shkup gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme në bazë të cilës vërtetohen mjetet financiare në vlerë prej 78.000.000,00 denarë për sigurimin sa më efikas të funksionimit të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, për mundësimin e dhënies së shërbimeve shëndetësore, transport të pacientëve të sëmurë nga sëmundja infektive e virusit korona, KOVID-19, dhe funksionim të pa ndërprerë të klinikave të tjera në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në kushte të rritjes së vëllimit të punës gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas Nenit 2 nga ky Dekret, pjesëmarrja financiare e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është për harxhime për rikonstruksionin e rrugëve dhe trotuareve, depërtimi i hyrjeve të reja, ndarja e trafikut të makinave dhe të këmbësorëve, lëvizje e papenguar e automjeteve ndër-spitalore dhe urgjente, automjeteve të ndihmës së shpejt, mjekëve dhe pacientëve në klinikë, si dhe pastrimi i hapësirave publike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza: Shkup.
Mjetet e miratuar me këtë Dekret, Ministria e Financave do t’i transferojë qytetit të Shkupit i cili e realizon rikonstruksionin e hapësirave publike në hapësirën e Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, Shkup, në koordinim me Ndërmarrjet Publike të themeluara nga Qyteti i Shkupit.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në transportin rrugorë dhe hekurudhorë, me të cilën dhënia e provimit për këshilltar për siguri gjatë transportit të materieve të rrezikshme dhe të provimit për aftësim profesional të vozitësve të veturave për transport të materieve të rrezikshme prolongohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe me të cilën vlefshmëria e certifikatave për aftësim profesional për këshilltar të sigurisë gjatë transportit të mjeteve të rrezikshme dhe aftësim profesional të vozitësve të veturave për transport të mjeteve të rrezikshme afati i të cilëve ka skaduar, vazhdohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në mbledhje është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport në trafikun rrugorë, në bazë të së cilës dhënia e provimit për kompetencë profesionale të personit përgjegjës për transport dhe të provimit për kompetencë profesionale për vozitës për pjesëmarrje në transportin ndërkombëtarë rrugorë, prolongohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe me të cilën afati i certifikatave për kompetencë të vozitësit për pjesëmarrje në transportin ndërkombëtarë rrugorë afati i të cilëve ka skaduar, vazhdohet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.