Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot mbajti pres konferencë në të cilën informoi për Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi COVID – 19, për pagesën e rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020, për Dekretin me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi social i obligueshëm gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe për Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga virusi COVID – 19, pagesën e ndihmës financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, që dje dhe sot u miratuan në mbledhjet e Qeverisë.
Fjalimin e kryetarit të Qeverisë, Oliver Spasovski, në pres konferencën e përcjellim në tërësi:
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut pardje e miratoi paketën e dytë ekonomike të masave për menaxhimin e pasojave ekonomike me të cilat qytetarët dhe ekonomia ballafaqohen si rezultat i virusit COVID – 19.
Me këtë paketë të dytë të masave, Qeveria është e vendosur në zbatimin e ndihmës dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të cilat do të kenë ndikim ta ndihmojnë ekonominë reale, çdo familje, çdo amvisëri, çdo individ veç e veç, e me këtë edhe çdo ndërmarrje e cila është e prekur nga kriza.
Këto janë masa të cilat i ndihmojnë të gjithë ata të cilët janë të prekur nga kriza. Për çdo kategori të subjekteve ekonomike, për të gjithë qytetarët tanë, janë krijuar masa sipas parimit të solidaritetit ekonomik dhe bilanc të nevojave dhe mundësive.
Masa kryesore e paketës ekonomike është ndihme e drejtpërdrejtë prej 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar, për muajt prill dhe maj, për të gjithë ndërmarrjet e prekura nga kriza. Me këtë masë, shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve.
Për këtë masë, miratuam Dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi COVID – 19, për pagesë të rrogave për muajt prill dhe maj të vitit 2020, me të cilin praktikisht hyn në fuqi të gjitha dekretet për mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë gjithëpërfshirëse të punëdhënësve.
Kjo është masë e drejtpërdrejtë për ruajtjen e vendeve të punës dhe për lehtësimin e vazhdimësisë së procesit të punës.
Rreth 87 për qind e ndërmarrjeve kanë të drejtë të aplikojnë për këto masa, do të përfshihen rreth 250.000 vende të punës dhe rreth 35.000 ndërmarrje. Shuma që do ta merr çdo punëtor, për dy muajt, për prill dhe për maj, është 29.000 denarë, afërsisht 500 euro, gjegjësisht nga 14.500 denarë në muaj.
Që të jetë më e qartë, ky dekret me nocionin “Punëdhënës i sektorit privat” i përfshin çdo ndërmarrje nga sektori privat e cila punëson punonjës në bazë të kontratës për punësim, çdo person juridik i cili punëson punonjës në bazë kontratës për punësim dhe punëdhënësit të cilët nëpërmjet agjencive private të punësimit, angazhojnë punëtorë për kryerjen e detyrave të punës.
Me këtë masë do të kryhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të punëdhënësit – kërkues i mbështetjes financiare për pagesë të rrogave të të punësuarve për muajt prill dhe maj të vitit 2020, në shumë më të lartë deri më 14.500 denarë në muaj për punëtor.
Më saktë, kjo do të thotë se nëse një punëtor ka qenë i angazhuar me orar të plot të punës, do t’i paguhet tërë shuma e paraparë në përputhje me këtë masë, gjegjësisht – 14.500 denarë, e nëse ka qenë i angazhuar me orar të shkurtuar të punës, do t’i paguhet shumë proporcionale.
Punëdhënësi – kërkues i mbështetjes financiare parashtron Kërkesë për mbështetje financiare për pagesë të rrogave të punëtorëve deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike, e cila është e ngarkuar menjëherë ta përcaktojë formën dhe përmbajtjen e formularëve të Kërkesës për mbështetje financiare.
Kërkesa parashtrohet nëpërmjet sistemit e – tatime të Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri më datën 5 të muajit, kërkesa ka të bëjë me muajin paraprak. Plotësinë e Kërkesës e vërteton Drejtoria e të Ardhurave Publike në afat prej 3 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.
Të gjitha informacionet për atë se cilat ndërmarrje do të kenë të drejtë të përdorimit të përfitimeve nga kjo masë, si dhe ato të cilat nuk janë përfshi me këtë mbështetje financiare, do të përmenden në Dekret që do të publikohet në afat prej një dite në “Gazetën Zyrtare”, si dhe në ueb faqen e Qeverisë.
Në nenin 5 të këtij Dekreti është e përcaktuar edhe mënyra e aplikimit për fitimin e të drejtës për ndihmë financiare nëpërmjet veglës “Llogaritja mujore e pagesës së integruar” të Drejtorisë së të Ardhurave Publike nëpërmjet shifrës së posaçme për këtë qëllim.
Pas përpunimit të aplikacionit, Drejtoria e të Ardhurave Publike do ta informojë punëdhënësin – kërkues i mbështetjes financiare për shumën e tërësishme të mbështetjes financiare që do të paguhet për muajin përkatës dhe për këtë do ta lajmërojë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për punëdhënësit të cilët i plotësojnë kushtet për mbështetje financiare për pagesën e rrogave.
Shuma e mbështetjes financiare në përputhje me këtë Dekret, do të paguhet deri më datën 13 të muajit, për muajin paraprak.
Dekreti përcakton se punëdhënësi i cili ka shfrytëzuar mbështetje financiare për pagesën e rrogave ka obligim t’i kthejë mjetet e fituara financiare në tërësi, së bashku me kamatën për të dhëna publike, nëse pas kontrollit nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike ose nga Inspektorati Shtetëror i Punës, vërtetohet se punëdhënësi nuk i plotëson kushtet për fitimin e të drejtës për shfrytëzim të kësaj mase.
Gjatë kohëzgjatjes së mbështetjes financiare në bazë të këtij Dekreti dhe katër muaj pas përfundimit të saj (duke përfshirë muajin shtator të vitit 2020), punëdhënësi i cili e ka shfrytëzuar mbështetjen financiare për pagesë të pagave ka për detyrim të mbaj numrin e njejt të të punësuarave që e ka patur për muajin për të cilin ka kërkuar mbështetje financiare për pagesën e pagave, ulja e numrit të të punësuarave për shkak të pensionimit ose ndërrim jete të ndonjë punëtori.
Numri i të punësuarave që punëdhënësi e shfrytëzon për mbështetje financiare duhet ti mbaj dhe ti kyç punëtorë në kohë të pacaktuar, punëtorët në kohë të caktuar dhe punëtorët me kohë ë shkurtër nga koha e plotë e punës.
Në bazë të këtij Dekreti punëdhënësit të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e mbështetjes financiare për pagesë të pagave kanë për obligim që mjetet e pranuar financiare ti kthejnë në Buxhetin e RMV-së.
Detajet për këtë obligim janë të shënuar në Dekret.
Si alternativ të kësaj mase, kompanitë mund të zgjedhin të shfrytëzojnë masën për mbulim të 50 përqind nga kontributet e pagave për punëtorët e tyre.
Kjo do të thotë se punëdhënësit mund të vendosin të zgjedhin mbështetje financiar për mbulim të një pjesë të kontributeve për punëtorët e tyre, në vend 14.500 denarë neto rrogë për punëtorë për muajit prill dhe maj.
Me këtë qëllim e miratuam këtë Dekret me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social gjatë kohës së jashtëzakonshme.
Dekreti propozohet si mas ekonomike e cila do të jetë mbështetje financiare për servisimin e detyrimeve për pagesën e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm social de për uljen e likuiditetit tek bizneset për shkak të të gjendjes me virusin korona.
Me ketë Dekret parashihet që çdo punëtor i siguruar, për muajit prill dhe maj të vitit 2020 të subvencionohen kontributet për sigurim të detyrueshëm social në shumë prej 50 përqind. Pas kësaj, shuma e llogaritur nuk duhet të jetë më e lartë se 50 përqind nga kontributet për sigurimin e detyrueshëm social të llogaritur nga bruto paga mesatare për sigurim të detyrueshëm social të llogaritur nga bruto paga për punëtorë në RMV, në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror i statistikave të publikuar në janar të vitit 2020.
Në Dekreti janë theksuar kushtet që duhen plotësuar për përdorimin e kësaj mase.
Masa pritet të mbulojë rreth 20 përqind nga të siguruarit, ose rreth 53,000 sigurues, për të cilat do të kërkojnë 284,345,000 denarë në muaj, ose 568.690,000 për të subvencionuar kontributet për muajt prill dhe maj 2020, përkatësisht.
Dua të përmend edhe një herë se kjo masë është një alternative e masës së ndihmës financiare për pagimin e pagave në shumën 14,500 denarë për muajt prill dhe maj.
Të dy masat nuk mund të shfrytëzohen, por vetëm njëra. Pra, secilit punonjës i sigurohet ose pagë prej 14.500 denarë në muaj ose mbulim të 50% kontributeve.
Kur i paralajmëruam masat thamë që askush nuk do të lihej anash!
Qeveria miraton masa ekonomike për këdo që preket nga kriza. Shteti ndërhyn për të shpëtuar çdo punë të rrezikuar.
Prandaj, sot ne kemi miratuar edhe Dekretin me fuqin ligjore për mbështetje financiare të personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19, me qëllim pagimin e ndihmës financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020.
Ky dekret është për bashkëqytetarët tanë mjeshtër dhe kryerës të veprimtarive të pavarura të cilët gjithashtu ndjejnë pasojat.
Mbështetja financiare e një personi fizik që kryen një aktivitet të veçantë të mbuluar nga kjo rregullore do të zbatohet përmes një Programi Qeveritar të Ndihmës Financiare me pagimin e fondeve në një llogari transaksioni përmes së cilës personi fizik që kërkon ndihmë financiare për pagesën e ndihmës financiare për muajt prill dhe maj 2020 vit.
Ndihma financiare është pagesa e mjeteve financiare për muajt prill dhe maj 2020, deri në 14,500 denarë në muaj.
Dhe për këtë masë të gjitha kushtet për fitimin e së drejtës së përfitimit do të publikohen në Dekretin që do të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në ueb faqen e Qeverisë.
Me këto Dekrete vendosëm masën për shpëtimin e vendeve të punës të qytetarëve maqedonas. Ne i ndihmojmë punëtorët, kompanitë, ekonominë, ndihmojmë drejtpërdrejt ekonominë.
14,500 denarë në muaj, për muajin prill dhe maj, për secilin punonjës, nga secila firmë në krizë. Kjo është gjithsej 29,000 denarë për punonjës për dy muaj, për ruajtjen e vendit të punës, për 250,000 punonjës.
Për të gjitha dekretet tjera të radhës për masat e mbetura ekonomike do të raportojnë veçmas dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe do të përgjigjemi në çdo pyetje tuaj.
Qeveria mbetet plotësisht e angazhuar për të arritur një buxhet funksional për çdo skenar të një krize ekonomike.
Përgjegjësia dhe detyra jonë kryesore është të ofrojmë likuiditet dhe mbështetje financiare për ekonominë përmes masave për të ndihmuar punëtorët dhe ekonominë.
Të ruhen vendet e punës të qytetarëve, sa të jetë e mundur më shumë.
Gjatë kohëzgjatjes së mbështetjes financiare sipas këtij Dekreti dhe katër muaj pas përfundimit të tij (që nga shtatori i vitit 2020), punëdhënësi që ka përdorur mbështetje financiare për pagesën e pagave, do të kërkohet të mbajë të njëjtin numër të punonjësve si ai për muajin për të cilin ai kërkoi mbështetje financiare për pagimin e pagave, e zvogëluar nga numri i të punësuarve për shkak të daljes në pension ose vdekjes së një punonjësi.
Numri i të punësuarave që punëdhënësi e shfrytëzon për mbështetje financiare duhet ti mbaj dhe ti kyç punëtorë në kohë të pacaktuar, punëtorët në kohë të caktuar dhe punëtorët me kohë ë shkurtër nga koha e plotë e punës.
Në bazë të këtij Dekreti punëdhënësit të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e mbështetjes financiare për pagesë të pagave kanë për obligim që mjetet e pranuar financiare ti kthejnë në Buxhetin e RMV-së.
Detajet për këtë obligim janë të shënuar në Dekret.
Si alternativ të kësaj mase, kompanitë mund të zgjedhin të shfrytëzojnë masën për mbulim të 50 përqind nga kontributet e pagave për punëtorët e tyre.
Kjo do të thotë se punëdhënësit mund të vendosin të zgjedhin mbështetje financiar për mbulim të një pjesë të kontributeve për punëtorët e tyre, në vend 14.500 denarë neto rrogë për punëtorë për muajit prill dhe maj.
Me këtë qëllim e miratuam këtë Dekret me fuqi ligjore për subvencionimin e pagesës së kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social gjatë kohës së jashtëzakonshme.
Dekreti propozohet si mas ekonomike e cila do të jetë mbështetje financiare për servisimin e detyrimeve për pagesën e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm social de për uljen e likuiditetit tek bizneset për shkak të të gjendjes me virusin korona.
Me ketë Dekret parashihet që çdo punëtor i siguruar, për muajit prill dhe maj të vitit 2020 të subvencionohen kontributet për sigurim të detyrueshëm social në shumë prej 50 përqind. Pas kësaj, shuma e llogaritur nuk duhet të jetë më e lartë se 50 përqind nga kontributet për sigurimin e detyrueshëm social të llogaritur nga bruto paga mesatare për sigurim të detyrueshëm social të llogaritur nga bruto paga për punëtorë në RMV, në bazë të të dhënave nga Enti shtetëror i statistikave të publikuar në janar të vitit 2020.
Në Dekreti janë theksuar kushtet që duhen plotësuar për përdorimin e kësaj mase.
Masa pritet të mbulojë rreth 20 përqind nga të siguruarit, ose rreth 53,000 sigurues, për të cilat do të kërkojnë 284,345,000 denarë në muaj, ose 568.690,000 për të subvencionuar kontributet për muajt prill dhe maj 2020, përkatësisht.
Dua të përmend edhe një herë se kjo masë është një alternative e masës së ndihmës financiare për pagimin e pagave në shumën 14,500 denarë për muajt prill dhe maj.
Të dy masat nuk mund të shfrytëzohen, por vetëm njëra. Pra, secilit punonjës i sigurohet ose pagë prej 14.500 denarë në muaj ose mbulim të 50% kontributeve.
Qeveria miraton masa ekonomike për këdo që preket nga kriza. Shteti ndërhyn për të shpëtuar çdo punë të rrezikuar.
Prandaj, sot ne kemi miratuar edhe Dekretin me fuqinë ligjore për mbështetje financiare të personave fizikë që kryejnë veprimtari të pavarur të prekur nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi COVID-19, me qëllim pagimin e ndihmës financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020.