Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 34-të, miratoi vendim për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes së popullatës (orë policore) në komunën e Kumanovës edhe atë ndalim i plotë i lëvizjes gjatë fundjavës, duke filluar nga ora 21:00 e ditës së premte (sot) deri në orën 5:00 të ditës së hënë (06.04.2020).
Gjatë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten, ndalesa vlen çdo ditë nga ora 16:00 deri në orën 5:00 të ditës së nesërme.
Për aktivitete bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (zonës) së fshatrave, vetëm për nevoja pune.
Farmacitë do të punojnë pa pengesa, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë do të përgatis një plan për punë të pa penguar edhe të institucioneve shëndetësore në rajonin e komunës së Kumanovës.
Përjashtim nga ndalesa për lëvizje vlejnë, për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë ( ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët amë) të cilët angazhimet e tyre të punës do t’i realizojnë pa pengesa.
Qeveria e miratoi informacionin e Komisionit për sëmundje infektive i cili u rekomandoi të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësore të cilët janë nga Kumanova ndërkaq punojnë në qytete tjera të shtetit t’i vihen në dispozicion spitalit të Kumanovës.
Do të përcaktohen specialist të sëmundjeve infektive nga qytetet tjera të rajonit, Kriva Pallankë dhe Kratovë, të cilët do të tërhiqen që të punojnë në Qendrën e Shëndetit Publikë në Kumanovë.
Personeli shëndetësore i cili do të angazhohet si shtesë, do të punojë më së shumti 14-të ditë, ndërkaq më pas do të zëvendësohet me ekip të ri sipas sistemit të rotacionit.
Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojën e dërgimit të Letër qëllimit Fondit Monetar Ndërkombëtar për shfrytëzimin e mbështetjes financiare nga Instrumenti për financim të shpejt (Rapid Financing Instrument), pas përgjigjes së parë pozitive nga ana e FMN-së për mundësit të cilët ja ofrojnë shtetit tonë për shfrytëzimin e këtij Instrumenti për shëndetësi dhe stabilizim makroekonomik si dhe plotësimin e nevojave të bilancit për pagesa të cilat dalin nga paraqitja e KOVID-19.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Dekretin për furnizim urgjent të aparateve respiratorë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën rregullohen kushtet dhe procedura për furnizim urgjent me 200 aparate respiratorë për të zbatuar masat për ballafaqimin me virusin korona KOVID – 19, gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në përputhje me specifikimet e rregulluara me Dekretin me fuqi ligjore. Për këtë furnizim Ministria e Shëndetësisë do të shpall thirrje publike në ueb faqen, e cila do të zgjas 72 orë nga çasti i shpalljes së saj. Vlerësim të ofertave të arritura do ta bëjë Komision tre anëtarësh nga radhët e nëpunësve të administratës të formuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Në mbledhjen e Qeverisë u miratua Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Sipas Dekretit për zbatimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale, të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotshme, me të cilin rregullohet parashtrimi i aplikacioneve në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale (ASHMAA) për ritransmetimin e programeve të huaja të cilët operatorët planifikojnë t’i re-emetojnë në programet e tyre në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, operatorët i parashtrojnë aplikimet në ASHMAA. Nën aktet ligjore të miratuara nga ASHMAA në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale vazhdojnë të zbatohen deri në miratimin e nën akteve përkatëse të caktuara me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale.
Qeveria sot miratoi dhe Dekret për mbështetje financiare të artistëve të pavarur gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme me të cilin rregullohet mbështetja financiare të artistëve të pavarur për muajt prill dhe maj të vitit 2020 në shumë mujore prej 14.500,00 denarë.
Në këtë mbledhje është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit në periudhën e pandemisë futet kufizimi i lartësisë së shpenzimeve të cilat nuk janë të llogaritura në shkallën vjetore të shpenzimeve të tërësishme, siç është interesi i dënimit, paralajmërimet dhe shpenzimet tjera të lidhura me pagesën jo të rregullt të obligimeve dhe të njëjtat nuk guxojnë të tejkalojnë 30% e shumës së kredisë së miratuar.
Me nenin 3 parashihet gjoba në shumë prej 3.000 euro në kundërvlerë në denarë për kreditorët që nuk do ta respektojnë dekretin me fuqi ligjore.
Ministria e Financave propozoi, kurse Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për huazim (lizing) gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në përputhje me këtë Dekret, në periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor të vitit 2020, personat fizik do të paguajnë më së shumti deri 30 % nga obligimet sipas marrëveshjeve për huazim (lizing) financiar, përfundimisht me 31 marsin, gjatë së cilës afati i pagesës së anuiteteve mujore, gjegjësisht periudha e pagesës vazhdohet për së paku 90 ditë.
Ofruesit e huazimit (lizingut) financiare në periudhën prill-qershor nuk do të llogarisin dhe të paguajnë asnjë harxhim (interes, provizione). Obligimet në bazë të anuiteteve më pak të paguara në periudhën nga 1 prilli i vitit 2020 deri më 30 qershor të vitit 2020, do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në anuitetet mujore të cilët do të arrijnë pas 30 qershorit të vitit 2020.
Në periudhën prej 1 prill deri më 30 qershor të vitit 2020, ofruesit e huazimit (lizingut) financiar mund t’i ndryshojnë edhe kushtet tjera vetëm për shkak të lehtësimit të kushteve, ndërsa konsumatorëve të cilët në atë periudhë rregullisht do të paguajnë detyrimet, ofruesit e huazimeve (lizingut) financiar mund t’u ofrojnë përfitime tjera lidhur me shlyerjen e detyrimeve.
Në Dekret përcaktohet mënyra për lehtësimin e kushteve në të cilat janë kyçur marrëveshjet për huazim (lizing) financiar me personat juridik.
Ministria e Financave mund të marrë lejen për themelim dhe punë në rast se ofruesit e huazimit (lizingut) financiar nuk veprojnë në përputhje me këtë dekret me fuqi ligjore.
Gjithashtu u miratua edhe Dekret për zbatimin e Ligjit për shoqëritë financiare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që parasheh në periudhën nga 1 prilli deri më 30 qershor të vitit 2020, personat fizik të cilët janë përdorues të kredive në bazë të marrëveshjeve për kredi të cilat janë lidhur përfundimisht me 31 mars të vitit 2020, të paguajnë detyrimet për anuitet mujor të ulur për së paku 70 % nga anuiteti mujori rregullt, ndërsa shoqëritë financiare nuk guxojnë të llogarisin dhe të paguajnë kompensime, shpenzime, provizione dhe/ose interes dënimi.
Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për kushte të posaçme për tregti të mallrave të caktuara, me të cilët tregtarët e frutave të thata apo të freskëta: portokaj, mandarina, klementina, qitro dhe limonë, u ndalohet të kryejnë tregti me pakicë shpenzuesve në objekte të cilat janë të caktuara për tregti në shumicë të këtyre mallrave (magazina, depo për tregti në shumicë, tregjeve për mallra në shumicë, si dhe hapësirave tjera për punë që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj dhe rregullore të tjera).
Vendimi është në bazë të propozimit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sepse inspektorët kanë konstatuar se në teren, tregtarët në shumicë bëjnë manipulim dhe paraqesin qarkullim të realzuar në pjesën më të madhe nga tregtia me pakice dhe jo nga tregtia në shumicë edhe pse të njëjtit nuk kanë objekte për shitje të caktuara për tregti me pakicë.
Në këtë mbledhje të 34-të u miratua edhe Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kufizim të eksportit të grurit dhe meslinit dhe miellit të grurit dhe meslinit, me të cilin personave juridik dhe fizik që janë eksportues të miellit të grurit dhe meslinit, gjatë një muaji të munden në lartësi prej 70 % të sasisë totale të prodhuar të miellit të grurit dhe meslinit nga muaji paraprak, për ta eksportuar atë, ndërsa 30 % të mbetet për nevojat e tregut vendor.
Ky kufizim do të zbatohet me dhënien e lejeve nga Ministria e Ekonomisë, përmes sistemit me një sportel për leje për import, eksport dhe transit të mallrave-EHIM, nën emrin e licencës E004 ME.
Eksportuesi i miellit të grurit dhe meslinit është i detyruar që para se të paraqesë kërkesë për dhënien e lejes, pranë Ministrisë së Ekonomisë do të duhet të dorëzojë provë (kartelë financiare materiale) për sasinë tërësishme të prodhuar dhe sasinë e shitur në tregun e brendshëm të grurit dhe meslinit.
Ministrat në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), miratuan disa dekrete të cilat do të zbatohen gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese parashihet prolongimi i dhënies së provimit për inspektor të licencuar, kryerjen e trajnimeve për marrjen e gradës inspektor i licencuar, si dhe zhvillimin profesional dhe trajnimin e inspektorëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
U miratua edhe Dekret me të cilin rregullohet procedura për dhënien e lejeve për lëvizje gjatë kohës për të cilën është përcaktuar ndalesë e lëvizjes gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, e cila rregullohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
Dhënia e lejeve për lëvizje gjatë kohës kur është përcaktuar ndalim për lëvizje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të cilën e kryen MSHIA, u jepet:
-të punësuarve në organet e pushteti qendror,
-të punësuarve në institucione shëndetësore nga sektori publik dhe privat,
-punonjësve të medieve dhe të punësuarit tjerë në media të cilët janë pjesë e ekipeve mobile të medies,
-të punësuarve në furrat e bukës dhe byrektoret, me më shumti deri në pesë të punësuar,
-të punësuarve në ndërmarrjet për varrim,
- anëtarët e shtabeve komunale të krizave dhe
- personat fizik dhe juridik për të cilët paraprakisht ka dhënë leje Shtabi kryesor koordinues i krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm lidhur me parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19.
Kërkesa për dhënien e lejeve për lëvizje personave të përcaktuar jepet përmes Portalit nacional për shërbime elektronike, që udhëhiqet nga MSHIA, ku janë publikuar edhe kushtet të cilat duhet të plotësohen për ta pasur të drejtën për lejet për lëvizje gjatë kohës kur është përcaktuar ndalesa e lëvizjes gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.