Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut-së në mbledhjen e 43-të miratoi vendimin për heqjen e tërësishëm të ndalesës për lëvizje për të gjithë personat me aftësi të kufizuara me shoqërues. Që të realizojnë të drejtën e tyre, për këto persona nuk do të jepen leje të posaçme dhe do të jetë e mjaftueshme që me vete të kenë vërtetim mjekësor që duhet t’u tregohet punonjësve policore në rast se ka nevojë.
Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për rrjedhën e përpilimit të Projektit për menaxhim urgjent me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Shfrytëzues të projektit do të jetë e tërë popullata, duke marrë parasysh natyrën e sëmundjes, personat e infektuar, popullatën në rrezik, veçanërisht personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike, personelin mjekësor, institucionet mjekësore dhe institucionet për testim, si dhe institucionet shëndetësore publike të angazhuar për ballafaqimin me KOVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si shfrytëzues do të përfshihen edhe personat të cilët kanë nevojë për lehtësim të ndikimit social (mbrojtje sociale).
Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Financave të përgatisë dhe të dorëzojë deri te Banka Botërore Aplikacionin për zgjedhje të kushteve për sigurimin e huamarrjes nga Banka Botërore për Projektin për menaxhim urgjent me KOVID-19.
Në mbledhjen e sotme është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin vërtetohet se gjatë kryerjes së transportit publik për udhëtarë, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, transportuesi në automjet është i obliguar të kryejë transport me mbajtje të detyrueshme të distancës më së paku 2 metra në mes udhëtarëve dhe mund të ketë më së shumti 50 % udhëtarë nga numri i përgjithshëm i ulëseve, duke mos llogaritur ulësen e shoferit.
Dekreti parasheh se gjoba në vlerë prej 250 euro në kundërvlerë në denarë do t’i shqiptohet si kundërvajtje personit fizik në rast se bënë transport të udhëtarëve në kundërshtim me këtë Dekret me fuqi ligjore, ndërsa gjoba në vlerë prej 500 euro në kundërvlerë në denarë do t’i shqiptohet si kundërvajtje personit fizik – tregtar individual dhe personit juridik nëse transporton udhëtarë në kundërshtim me nenin 3-a të këtij Dekreti me fuqi ligjore. Personit përgjegjës në subjektin juridik do t’i shqiptohet gjobë në shumë prej 150 euro në kundërvlerë në denarë, përcakton Dekreti
Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tregti gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për vendosjen e rendit dhe disiplinës gjatë hyrjes në brendinë e objekteve në të cilët kryhet tregti me pakicë - shitore, dyqane, markete, furra dhe të ngjashme (në tekstin e mëtejshëm: objekte) gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në përputhje me këtë Dekret, tregtari është i obliguar të sigurojë shërbim të rendit gjatë hyrjes dhe në brendi të objektit, për të mbajtur distancën minimale të nevojshme midis personave para dhe në objekt dhe për të siguruar zbatimin e dezinfektimit të duarve gjatë hyrjes në objekt.
Dekreti përcakton se tregtari është i obliguar të vendos shenja adekuate me të cilat shënohet drejtimi i lëvizjes dhe kujdesi nga distanca minimale gjatë pritjes së personave në hyrje dhe në brendi të objektit. Shenjat vendosën në distancë prej 2 metrash para çdo arke për pagesë dhe para hyrjes së objektit.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave të Ligjit për lëndën e parë të mineraleve.
Arsyeja e miratimit të këtij Dekreti është në drejtim të prolongimit të zbatimit të disave dekreteve të veçanta nga Ligji për lëndën e parë të mineraleve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të epidemisë të shkaktuar nga virusi KOVID-19 e me qëllim të krijohen kushtet për vazhdimin pa ndërprerë të punës pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme duke mos pasur nevojë që koncesionerët të kenë implikim pas koncesioneve të dhëna për shkak të pamundësisë së plotësimit të obligimeve konkrete nga Ligji për lëndën e parë të mineraleve.
Qëllimi i këtij Propozim - Dekreti është prolongimi i të gjitha afateve ligjore të parapara sipas Ligjit për lëndën e parë të mineraleve mos plotësimi i të cilëve mund të jetë shkak për shkëputjen e njëanshme të kontratës për koncesionin e dhënë, si dhe për rregulloret dhe obligimet që dalin nga të njëjtat dhe që nuk mund të realizohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për aplikimin e Ligjit për donacion dhe sponsorizime në veprimtaritë publike.
Miratimi i këtij Dekreti, ka për qëllim thjeshtimin dhe shkurtimin e procedurës së regjistrimit, llogaridhënies dhe kontrollit, në fushën e mbrojtjes së interesit publik, në rast të dhurimeve që synojnë mbështetjen e kujdesit shëndetësor, me qëllim zgjidhjen e situatave të shkaktuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga virusi korona KOVID-19.
Përkatësisht, në përputhje me nenin 21 paragrafi 1 të Ligjit për dhurime dhe sponsorizime në veprimtaritë publike, në kërkesën për konfirmimin e interesit publik të paraqitur nga donatori ose marrësi i donacionit, Ministria e Drejtësisë lëshon një vendim me të cilin e konfirmon interesin publik të donacionit ose sponsorizimit të dhënë.
Me këtë Dekret me fuqi ligjore propozohet dhënie e një donacioni për Ministrinë e Shëndetësisë, si pranues i donacionit qëllimi i të cilit është mbështetja e shëndetësisë me qëllim të zgjidhjes së situatave të shkaktuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga virusi korona KOVID-19, të konsiderohet si donacion të interesit publik në përputhje me këtë ligj, për të cilin nuk është zhvilluar asnjë procedurë për konfirmimin e interesit publik.
Ministria e Drejtësisë propozoi, kurse Qeveria miratoi një Dekret me fuqi ligjore për të ndryshuar Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarimin gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
Miratimi i këtij dekreti ka për qëllim ndryshimin dhe plotësimine dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për përmbarim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore" Nr. 86/20) e datës 1.04.2020 me të cilin qe rregulluar zbatimi i Ligjit për përmbarim në pjesën e përjashtimeve për veprimet e përmbaruesve në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.
Me Dekretin e propozuar me fuqi ligjore krijohet një sistem dhe mundësi për lirimin individual të secilës llogari individuale të debitorëve, nga agjentët e përmbarimit në mënyrë që pa pengesë të përdorin plotësisht fondet nga pagat, pensionet e tyre, por edhe çdo lloj ndihme që miratohet në këto kushte emergjente te pandemisë KOVID-19. I gjithë procesi do të zhvillohet në mënyrë elektronike në përputhje me masat dhe rekomandimet e masave mbrojtëse të qeverisë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore rishikoi dhe miratoi informacionin mbi zbatimin e Ligjit për shlyerjen e kamatave dhe ri-programimin e borxheve dhe shpenzimeve të personave fizik.
Si përfundim, Qeveria angazhoi Sekretariatin e Përgjithshëm që të thërrasë të gjithë organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, organizatat të vërtetuara me ligj, organet komunale, qytetin e Shkupit ose komunat në qytetin e Shkupit, si dhe ndërmarrjet publike në pronësi shtetërore ose publike, të cilat janë të përcaktuara si kreditorë në dokumentet përmbaruese që janë dhënë për zbatim para përmbaruesve deri më 31.12.2017, t’i intensifikojnë aktivitetet për shlyerjen e kamatave dhe për ri-programimin e borxheve në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh që afati skadon në 18.05.2020 dhe t’i njoftojë përmbaruesit brenda afatit të përcaktuar me ligj për kërkesat e saktësuara të zbatimit.
Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që e drejta e shtesës së veçantë të realizuar në bazë të udhëzimeve, mendime dhe vlerësimi të dhëna nga një organ profesional adekuat, në të cilën është udhëzuar një kontroll gjegjësisht një kontroll i përsëritur, ose ri-kategorizim gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, të vazhdohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme si dhe dy muaj nga dita e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në kushte të ashpërsimit të përditshëm të masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në shtet (KOVID-19), me çka kufizohet lëvizja normale e qytetarëve dhe funksionimi i sektorit real.