Nga mbledhja e 44-të e Qeverisë: Mbajtje e detyrueshme e pajisjes mbrojtëse personale për qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit; Pagesa e pensioneve do të realizohet në mënyrë të organizuar sipas lartësisë së pensionit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 44-të që u mbajt sot, miratoi më shumë vendime, masa dhe rekomandime të cilat dalin nga mbledhja e 30-të e Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurimin e koordinimit të tërësishëm në lidhje me parandalimin e futjes dhe shpërndarjen e virusit korona COVID -19 e të cilat kanë të bëjnë me qytetet e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit.

Qeveria e ngarkoi Adnan Xhaferosvskin, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me dy anëtar nga Shtabi kryesor koordinues i krizës të jenë në komunikim me shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, për shkak të nevojës së konsolidimit të tij dhe ndjekje të vazhdueshëm të gjendjes dhe të punës së institucioneve kompetente në bazë ditore në këtë rajon, me qëllim mirëmbajtjen e punës funksionale dhe efektive të këtij shtabi.

Nga mbledhje e sotme doli edhe obligimi për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të themeluara nga shteti, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore që kanë selinë e tyre ose njësitë rajonale në territorin e komunës së Kumanovës, si dhe i bëhet me dije komunës së Kumanovës dhe ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë të krijuar nga komuna e Kumanovës, t’i zvogëlojnë kapacitetet e tyre dhe të fusin masa të veçanta mbrojtëse, me qëllim që një numër më i madh i personave të izolohen gjatë kësaj periudhe.

Të përjashtuar nga kjo masë janë personat e punësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga institucionet publike shëndetësore si dhe të punësuarit në njësit territoriale zjarrfikëse në rajonin e komunës së Kumanovës.

Duke filluar prej 22 prillit të vitit 2020 (e mërkurë) vendosën masa për ndalim të lëvizjes së popullsisë në rajonin e komunave të Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit, pa mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse përkatëse (maskë, shall, shami dhe të ngjashme) jashtë shtëpive të tyre, në vende publike dhe në hapësira të hapura ose të mbyllura, markete, shitore e tjerë.

Për këtë qëllim ngarkohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë dhe të dorëzoj Dekret me fuqi ligjore me të cilën në mënyrë juridike do t’i normëzojë këto çështje, mënyrën e zbatimit, shfrytëzimi i pajisjeve mbrojtëse të nevojshme si dhe të rregullojë çështjen e minimumit të sasisë së obliguar (rezervave) që prodhuesit e maskave duhet ta kenë për nevojat e institucioneve publike. Në dekret të parashihet se obligimi për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse do të zbatohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por pas një periudhe  të caktuar.

Qeveria vendosi t’u rekomandojë të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht atyre që jetojnë në rajonet e komunave të Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës që në bazë të vendimeve, masave dhe rekomandimeve të Qeverisë të reduktojnë daljet prej shtëpive të tyre, atë ta bëjnë vetëm në rast nevoje, gjegjësisht për shkak të shkuarjes në punë, si dhe daljes nga shtëpitë e tyre por vetëm të një anëtari për blerje të ushqimeve dhe barnave nga marketet dhe farmacitë.

Qeveria e ngarkoi Ministrin e Shëndetësisë që të përcaktojë një person si pikë për komunikim dhe koordinim në bazë ditore me të gjitha institucionet shëndetësore në komunën e Kumanovës (për shkak të nevojave të pacientëve të cilët mjekohen në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, transferimi i tyre në institucionet tjetër shëndetësorë, punë organizative të institucioneve shëndetësore dhe çështjeve tjera gjatë kësaj periudhe kohore).

U ngarkua edhe Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me shtabet komunale për mbrojtje dhe shpëtim, më së voni deri në 21 prill të vitit 2020, të përgatisin planë të posaçëm operativ për prani dhe veprim të pjesëtarëve të policisë në rajonet e komunave të Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës, për prani të patrullave të përforcuara dhe prani të përforcuar të policisë, shfrytëzim i pajisjeve me megafon nga veturat e policisë në vendet dhe hapësirat publike, me qëllim që të kontrollohet respektimi i vendimeve, masave dhe rekomandimeve të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë që një pjesë të donacioneve për pajisjet mbrojtëse të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut i ka pranuar deri në këtë moment, t’u jepen institucioneve shëndetësore në komunat e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës.

Qeveria miratoi vendimin se nga dita e martë ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve gjegjësisht ndalesë për hyrje dhe dalje në dhe nga rajoni i komunës së Tetovës dhe gjithë komunat përreth.

Nga kjo ndalesë përjashtohet transporti i organizuar që e kryejnë operatorët ekonomikë për punëtorët e tyre deri te vendet e punës, si dhe transporti i organizuar i të punësuarve  në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e mbrojtjes – Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të punësuarit në njësit territoriale zjarrfikëse në këto komuna.

Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi një Vendim për plotësimin e Vendimit për ndalim dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes të emërojë një person i cili do të jetë çdo ditë në komunikim me shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, në mënyrë që të mbajë punën funksionale dhe efektive të këtij shtabi.

Me qëllim respektimin më të madhe të këtyre masave dhe uljen e nevojës nga vendosja e masave të reja restriktive, në këtë mbledhje Qeveria e angazhoi Ministrin e Drejtësisë të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të qeverisë të dorëzojë Dekret me fuqi ligjore ku në mënyrë juridike do të normëzohet mënyra e shqiptimi i dënimeve (me dokumentacion me fotografi nga vendi ku qytetari është kapur), si dhe lartësia e të njëjtëve, ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik të cilët nuk do t’i respektojnë masat, vendimet dhe rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të bëjnë me grupimin në vende publike dhe hapësira të më shumë se dy personave (për grumbullim të mbi 5 personave të vlerësohet si vepër penale dhe të ketë përgjegjësi penale) dhe për mos respektim të distancës së nevojshme minimale nga dy metra dhe për mos mbajtje të pajisjeve mbrojtëse.

Qeveria vendosi që të ndryshohet konkluzioni me numër rendor 1 të pikës 1 të Ekstraktit nga Projekt - Procesverbali nga mbledhja të tridhjetë e nëntë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë  së Veriut të mbajtur në 16 prill dhe i njëjti të thotë:

- Ngarkohet Ministria e Financave, kurse i rekomandohet Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në bashkëpunim të shqyrtojnë mundësit për gjetjen e mënyrës dhe përgatitjen e propozim-dekretit me fuqi ligjore; në drejtim të huamarrjes  së bankave afariste që në afat prej një muaji të vendosin aplikacione fintek me të cilën do të ulet ndërveprimi dhe procedurat burokratike për qytetarët si dhe për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

- Ngarkohet Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që të parasheh propozim-masa konkrete me të cilat bankat do të mund të stimulojnë ndryshimin e sjelljeve të qytetarëve, do të stërhollohen proceset dhe do të rishikohet mënyra e dhënies së dokumentacioneve dhe i vetë dokumentacionit gjatë kërkesave për kredi dhe pagesave (token më të lirë, identifikim digjital e të ngjashme).

Qeveria e ngarkoi Ministrin e Financave, kurse i rekomandohet Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut që në bashkëpunim t’i rregullojnë çështjet për bankat afariste që detyrimisht t’i lidhin post-terminalet në operatorët ekonomik me arkat fiskale.

Ministria e Financave ka për obligim të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të dorëzojë Dekret me fuqi ligjore ku në mënyrë juridike do të normëzohen obligimet e bankave për sa i përket obligimit të mbajtjes së pajisej mbrojtëse të personave të punësuar dhe mënyrën e zbatimit, numrin e personave në objekt në bazë sipërfaqes në metër katror të objektit, mbajtjen e rendit para dhe në objekt e të tjera.

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të dorëzojë Dekret me fuqi ligjore ku në mënyrë juridike do të normëzohet obligimi për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse të personave të punësuar në operatorët ekonomik (shitore, markete, farmaci) dhe mënyrën e zbatimit, numrin e personave në objekt në bazë sipërfaqes në metër katror të objektit, mbajtjen e rendit para dhe në objekt e të tjera.

Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale të përgatisin dhe deri te Qeveria të dorëzojnë protokoll adekuat për kryerjen e pagesave të pensioneve.

Qeveria e ngarkoi Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeveris të dorëzojë Dekret me fuqi ligjore ku në mënyrë juridike do të normëzohet obligimi për gjithë televizionet dhe radiot që të sigurojnë emetim të porosive informative (të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me KOVID - 19) në kohëzgjatje prej 2 deri në 3 minuta në çdo orë në programet radio televizive.

Në këtë mbledhje u vendos që t’u rekomandohet të gjithë personave të punësuar në administratën shtetërorë, ndërmarrjet publike të themeluar nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, zyrat, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, si dhe u bëhet me dije njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike dhe personave tjerë juridik të themeluar nga njësit e vetëqeverisjes lokale, si dhe të punësuarve në sektorin privat ta shkarkojnë (instalojnë) aplikacionin mobil “Stop korona!”.

Për këtë qëllim i rekomandohet Fondit për Sigurim Shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i angazhojë të gjithë mjekët amë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që pacientëve të tyre t’u rekomandojnë shkarkimin (instalimin) e aplikacionit mobil “Stop korona!”.

Njëkohësisht ngarkohet Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të bëjë plan të shpejt për informim mediatik të këtij aplikacioni mobil, me qëllim zbatimin e suksesshëm dhe respektimin e vendimeve, masave dhe rekomandimeve të Qeverisë.

Gjithashtu, ngarkohet Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës që të propozoj masa shtesë stimuluese për personat që do të shkarkojnë aplikacionin mobil “Stop korona!”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës të përgatisë edhe për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të dorëzojë protokoll dhe analizë me të cilën do të rregullohet sistemi i furnizimit të produkteve ushqimore dhe barnave nga ana e vetëm një anëtari të familjes/amvisërisë.

Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatis për mbledhjen e radhës të Qeverisë të dorëzojë propozim dekret me fuqi ligjore që do të rregullojë ligjërisht çështjen në lidhje me futjen e vetizolimit të detyrueshëm për të gjithë qytetarët që kryejnë teste për KOVID - 19, të paktën deri në momentin e marrjes së rezultatit, në përputhje me anketën epidemiologjike.

Lidhur me këto përfundime, vendime, rekomandime dhe masa, Qeveria ngarkoi Sektorin për Marrëdhënie me Publikun të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së  Veriut të fillojë një fushatë të intensifikuar dhe të unifikuar në medie për të gjitha vendimet, masat dhe rekomandimet e miratuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me virusin korona KOVID - 19.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill të vitit 2020 dhe angazhoi Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut që të dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat afariste, më së voni deri në 23 prill, 2020.

Si konkluzion në lidhje me pagesën e pensioneve për muajin prill, Qeveria vendosi t’u rekomandojë bankave afariste që deri të premten 24.04.2020 të sigurojnë që pensionistët  pensionet e muajit prill të mund t’i kenë në dispozicion përmes rrjetit të bankomateve (ATM) dhe në rrjetin tregtar.

Si konkluzion shtesë, u rekomandohet bankave afariste përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesa në të holla të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartele, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të përpiluar sipas lartësisë së pensionit:

- Të hënën, 27 prill 2020, pagesa e pensioneve në lartësi deri në 11,000 denarë;

- Të martën, 28 prill 2020, pagesa e pensioneve në lartësi prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;

- Të mërkurën, 29 prill 2020, pagesa e pensioneve në lartësi prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë;

- Të enjten, 30 prill 2020, pagesa e pensioneve në lartësi mbi 18,000 denarë.

Në këtë mbledhje, Qeveria shqyrtoi informacionin dhe miratoi Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet dhe kriteret për pagesën e mjeteve nga fondet e kompensimit me të cilën përcaktohen kushtet për kreditim të drejtpërdrejtë për subjektet afariste të prekura nga virusi korona për pagesën e mjeteve nga fondet e kompensimit, me qëllim të sigurimit të mjeteve në vlerë prej 492,000,000 denarë për kreditim të drejtpërdrejtë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veprimtaria ekonomike e të cilave preket nga virusi korona, nëpërmjet Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me këtë vendim, Qeveria ngarkoi Bankën e Zhvillimit të Maqedonisë Veriore të shpallë një Thirrje publike, në të cilën ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, veprimtaria ekonomike e të cilave ndikohet nga virusi korona, të mund të aplikojnë në përputhje me kushtet e parashikuara në Vendim dhe të shqyrton mundësitë për rregullimin e parashtrimit të dokumenteve nga Regjistri Qendror dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike për kërkuesit e kredisë, në drejtim të lehtësimit dhe / ose koordinimit dhe komunikimit të përbashkët dhe drejtimit të kërkuesve të kredisë.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi Dekretin me fuqi ligjore për formimin e një fondi për ndihmë dhe mbështetje për menaxhimin  e krizës së shkaktuar nga virusi korona KOVID -19.

Me këtë Dekret me fuqi ligjore rregullohet krijimin, financimin, si dhe qëllimi i mjeteve të Fondit për ndihma  dhe mbështetje për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga virusi korona KOVID -19.

Fondet e mbledhura në Fond do të përdoren për të mbështetur financiarisht masat ekonomike për të ndihmuar dhe mbështetur ndërmarrjet mikro, të vogla, të mesme dhe të mëdha për të tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga virusi korona KOVID - 19.