Hyn në fuqi Dekreti për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve personale mbrojtëse në vende publike të tipit të hapur dhe të mbyllur, paralajmërime kundër mosrespektimit të rregullave deri më 30 prill, më pas dënime kundërvajtëse

Sot në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” është shpallur Dekreti me fuqi ligjore për mbajtjen e pajisjeve personale mbrojtëse për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektive shkaktuar nga virusi korona COVID-19 dhe mbrojtja e popullatës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që e miratoi Qeveria në mbledhjen e saj të 45-të.

Me këtë dekret me fuqi ligjore rregullohet mbajtja e pajisjeve personale mbrojtëse të personit për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona dhe mbrojtje e popullatës, si dhe mbikëqyrja mbi zbatimin e mbajtjes së pajisjeve personale mbrojtëse për fytyrë, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Dekreti përcakton se çdo person vendas ose nga jashtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i detyruar detyrimisht të mbajë pajisje personale mbrojtëse gjatë daljes jashtë shtëpisë, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende publike dhe hapësira të tipit të hapur dhe të mbyllur, tregjeve, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura të operatorëve të cilët për shkak të natyrës së veprës së tyre përfaqësojnë vend të grupimeve të më shumë personave (institucionet shtetërore, marketet, shitoret, bankat, postat, sallat e pritjes, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme).

Me pajisje personale mbrojtëse për fytyrë me dekret nënkuptohet çdo formë e mbrojtjes që e mbulon pjesën e hundës dhe gojës (maske respiratore FFP2 ose standard më i lartë, maskë kirurgjike për një përdorim, maskë tekstili për më tepër përdorime, shami mëndafshi ose shall, shami pambuku ose shall dhe të ngjashme).

 

Në përputhje me dekretin, me përjashtim, çdo person fizik vendas ose i huaj në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore nuk mund të veshë pajisje mbrojtëse personale në fytyrë, nëse:
-mban pajisje personale mbrojtëse në fytyrë në kuadër të kryerjes së detyrave të tyre të punës,

-qëndron në oborr ose shtëpi

-vozit biçikletë ose bën sport në natyrë si aktivitete individuale sportive,

-udhëton në një automjet me persona me të cilët personi jeton në bashkësi ose shtëpi

-lëviz në vende dhe hapësira publike të tipit të hapur dhe plotësisht mban distancën minimale prej së paku dy metra nga personi tjetër.

Dekreti gjithashtu përcakton se të gjithë personat juridik vendas dhe të huaj në territorin e RMV-së, obligohen në selitë e tyre, filialet dhe objektet në të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për fytyrë nga ana e të gjithë personave fizik të cilët punojnë dhe të ndalojnë hyrjen dhe lëvizjen në këto ambiente secilit person fizik i cili hyn si vizitor në këto ambiente, ndërsa i cili nuk do të mbajë pajisje mbrojtëse.

Nenet 4,5 dhe 6 nga Dekreti i përcaktojnë institucionet që do të kryejnë mbikëqyrje dhe kontroll në zbatimin e zgjidhjeve, si dhje dënimet kundërvajtëse  për personat fizik dhe juridik të cilët nuk do tu mirëmbahen vendimeve të Dekretit.

Për mbikëqyrje kompetente për zbatimin e dispozitave nga Dekreti përcaktohen Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, secila në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligj.

Në dekret përcaktohet që në rast të shkeljes së dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, deri më 30 prill të vitit 2020, organet kompetente do të lëshojnë vetëm paralajmërime.

Pas 30 prillit, Dekreti përcakton se gjoba në vlerë prej 20 euro në denarë, do të shqiptohet për shkeljen nga secili person fizik ose i huaj nëse vepron kundër dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore.

Gjoba në vlerë prej 2.000 euro në denarë, do të shqiptohet për shkelje të secilit person juridik vendas ose të huaj nëse vepron kundër dispozitave nga neni 3 i këtij dekreti me fuqi ligjore, që përcakton se të gjithë personat vendas dhe të huaj në territorin e RMV-së, janë të obliguar në selitë, filialet dhe objektet që kryejnë veprimtarinë e tyre, të sigurojnë mbajtjen e pajisjes personale mbrojtëse për të gjithë personat fizik që hyn si vizitor në këto hapësira, ndërsa i cili nuk do të mbajë pajisje personale mbrojtëse.

Secilit person të përgjegjshëm, personit juridik në rast se vepron kundër dispozitave të këtij dekreti me fuqi ligjore, do ti shqiptohet gjobë në vlerë prej 1.000 euro në denarë.


Link i vlada.mk deri te  Dekreti për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse,

Link i  koronavirus.gov.mk me Dekretin për mbajtjen e mbrojtjes personale

Link deri te të gjitha Dekretet nga mbledhja e 45-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Link deri te të gjitha Dekretet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së COVID-19