Qeveria në mbledhjen e saj të djeshme të 52-të, e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për ndryshimin dhe plotësimin, gjegjësisht për rebalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.
Shpjegim i detajuar për parashikimet në anën e të ardhurave dhe shpenzimeve në Buxhet do të prezantohen në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme.
Në mbledhjen e djeshme janë miratuar ndryshime dhe plotësime të vendimit për ndalesë të lëvizjes në gjendjen e jashtëzakonshme me të cilën ndalimi për lëvizje prej në ora 19:00 deri në orën 05:00 tani vlen për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe personat mbi moshën 67 vjeçare, si dhe fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeçare.
Qeveria e miratoi Vendimin për shumën maksimale të huamarrjes së re nëpërmjet dhënies së letrave me vlerë të qeverisë në tregun ndërkombëtar të kapitalit – euro-obliguesit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke pasur parasysh të gjitha sfidat që dolën nga shpallja e pandemisë së COVID-19 në nivel botëror nga ana e Organizatës Botërore së Shëndetit, masat për mbrojtje dhe restrikcion në lëvizje që i ndërmarrin shtetet, posaçërisht ndikimi i tyre në tregjet kapitale, Ministria e Financave rekomandoi, ndërsa Qeveria e pranoi, financimin me lëshimin e euroobligimeve, të cilët do ta mbështesin likuiditetin në shtet gjatë kohës së pandemisë, aktivitetin e ulur ekonomik, masat e ndërmarra për mbrojtjen e ekonomisë dhe vendet e punës të qytetarëve, si dhe shpenzimet e rritura në sektorin e shëndetësisë.
Shuma maksimale e propozuar e huamarrjes së re nëpërmjet lëshimit të letrave me vlerë shtetërore në tregun ndërkombëtar në kapital - euroobligim në shumë prej 800 milionë euro do të sigurohen mjete financiare për mbështetjen e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 dhe vitin 2021, si dhe për ri-financimin e detyrimeve për shkak të shlyerjes së borxhit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën e emërimit të agjentit për shërbime procesi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Financave në procesin e lëshimit të euroobligimit në tregun ndërkombëtar për kapital dhe e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Londër, Britania e Madhe ta merr funksionin e agjentit për shërbime procesi në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Ministria e Financave.
Qeveria miratoi ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për mënyrën e ndryshimit të kushteve të dakorduara për ekspozimet kreditore te bankat dhe shtëpitë për kursim. Me këtë Dekret parashikohet vazhdimi i afatit në të cilin bankat dhe shtëpitë për kursim mund ti ndryshojnë kushtet e dakorduara të ekspozimeve kreditore debitorëve – personave fizik dhe juridik dhe për të njëjtën për 90 ditë pas përfundimit të kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjithashtu, u miratua edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e shpenzuesve gjatë marrëveshjeve për kredi shpenzuese gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën mundësohet edhe gjat 90 ditëve të ardhshme, vlera e shpenzimeve të cilat nuk janë të kyçura në përllogaritjen e normës vjetore të shpenzimeve të përgjithshme, të mos tejkalojë 30% nga vlera e kredisë së miratuar.
Në këtë mbledhje është miratuar ndryshimi i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të akcizave gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën vazhdohet afati për plotësimin e obligimit për parashtrimin e garancisë për sigurimin e pagesës së borxhit të akcizës i cili mund të ndodh për mjetet e akcizës që gjenden në veprimin e shtyrjes së akcizës. Gjithashtu, institucionet private shëndetësore, barnatoret dhe prodhuesit e ilaçeve, mjeteve ndihmëse shëruese dhe mjeteve për dezinfektim cilët janë mbajtës të licencës së përdoruesit preferencial, duhet të dorëzojnë garanci përfshirë 31 dhjetorin e vitit 2020, si masë shtesë lehtësuese në kushte të përhapjes së virusit korona COVID-19.
Në mbledhjen e djeshme është miratuar edhe plotësim i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e dispozitave nga Ligji për burimet minerale, me të cilën rregullohen arsyet dhe procedura për ndalim të përkohshëm të kryerjes së shfrytëzimit të koncesioneve të ndara për shfrytëzimin e burimeve minerale jo-metalike nga ana e koncedentit në rast kur kryerja e shfrytëzimit dëmton shëndetin e popullatës.
Qeveria solli edhe plotësim të Dekretit për mbajtjen e mbrojtjes personale për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit korona. Me ndryshimin, përhapet kryerja e mbikëqyrjes mbi zbatimin e kësaj mase, për të cilën autoritet marrin edhe Inspektorati Shtetëror Komunal, inspektorët komunal dhe gardianët komunal.