Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 53-të solli konkluzion që të dorëzojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me raport për aktivitetet e ndërmarra deri më tani nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona në vend nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe në 30 ditët e ardhshme.
Në këtë mbledhje, Qeveria e plotësoi dhe e miratoi protokollin me rekomandime dhe udhëzime për dalje dhe hyrje në kufirin e shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zyrtarët e zgjedhur të punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministritë, shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me konkluzion se për secilin udhëtim zyrtar parashikuar me këtë vendim, duhet të miratohet nga Shtabi kryesor koordinues i krizës në Qeveri, vetëm në rast se udhëtimi zyrtar lidhet me menaxhimin me pandeminë me COVID-19 dhe me çështje për proceset euro-atlantike të vendit tonë.