Nga mbledhja e 57-të e Qeverisë: Shfuqizohet vendimi për ndalesë në lëvizje; Miratohen aplikimet e 117 kompanive dhe me mbi 3.000 të punësuar nga KOVID 2 programi; Miratohet mbështetja financiare për punonjësit e filmit dhe punonjësit e kulturës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 57-të miratoi vendimin me të cilin nga nesër 27 maj, tërësisht ndalohet vlefshmëria e Vendimit për ndalimin  dhe regjim të veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut!

Në këtë mbledhje, miratoi edhe vendimin sipas së cilit nga dita e enjte, 28 maj, rifillojnë me punë objektet hotelierike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me  vendosjen e rreptë të protokolleve të duhura për punën e tyre në hapësira të hapura, gjegjësisht në tarracën e këtyre objekteve, ndërsa në hapësirat e mbyllura dhe në objektet të cilat nuk kanë tarracë do të rregullohet në fazën e ardhshme.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje e miratoi vendimin se nga 1 qershori i vitit 2020, ndërpriten të vlejnë konkluzionet e Qeverisë me të cilën kategori të ndryshme të personave të punësuar janë të liruar në baza të ndryshme nga zbatimi i rregullt dhe vijues i veprimtarive të punës, siç janë udhëzimet për punë nga shtëpia, udhëtime për punë në drejtim të Shkupit, organizimin e procesit të punës me rotacion dhe masa tjera të ngjashme dhe rekomandime.

Qeveria konkludoi se ky vendim do të shoqërohet me protokoll të veçantë për punë, veprim dhe sjellje në vendin e punës i cili ka të bëjë me kushtet e hapësirave, distancës fizike në hapësirat e punës, mbajtjen e mbrojtjes personale etj.

Kjo nuk vlen për të sëmurët kronik dhe si konkluzion shtesë Qeveria sot vërtetoi se lëshim nga ky vendim ka për prindërit të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeçare ose fëmijë në moshën parashkollore, për të cilët do të pritet vendim për nisjen me punë të kopshteve për fëmijë.

Qeveria sot e miratoi protokollin për veprim gjatë hyrjes të të gjithë personave shtetas të Maqedonisë në vend. Në bazë të këtij protokolli karantinë shtetërore e obligueshme për shtetasit e RMV-së të cilët kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose kolona, ndryshohet me izolim shtëpiak derisa personat të cilët hyjnë në territorin e RMV-së, tregojnë test negativ PCR për virusin korona KOVID-19, i bërë në 72 orët e fundit para se të hyjnë në territorin e RMV-së.

Prej sot, në bazë të vendimit të Qeverisë nga mbledhja e sotme, të gjithë personat të cilët janë të vendosur në objektet në karantinë shtetërore, me harxhime të tyre, mund të bëjnë PCR test në objektet në të cilët janë akomoduar dhe në rast se kanë rezultat negativ  të udhëzohen në  vetizolim shtëpiak.

Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Komisionin për Sëmundje Infektive, është miratuar protokolli për diplomatët e huaj të akredituar në vend dhe anëtarët e familjeve të tyre, të cilët në rast se paraqesin vërtetim mjekësor  për test negativ PCR i realizuar në 72 orët e fundit para se të hyjnë në RMV do të mund që pa ndërpre të kryejnë punët e tyre, duke mos i udhëzuar në vetizolim shtëpiak.

Përveç këtyre vendimeve, në mbledhjen e sotme të Qeverisë i angazhoi Komisionin për sëmundje infektive pran  Ministrisë së Shëndetësisë të bëjë vlerësim të qartë dhe  të saktë të hapjes së kufijve shtetëror, si dhe të përgatiten protokollet adekuate për hyrje dhe dalje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është rënë në përfundim se ky vendim do të miratohet në bazë të koordinimit të përbashkët me vendet nga rajoni me të cilët është vendosur komunikim i shkëlqyer me çka paralajmërohet se udhëtimi në rajon do të rregullohet në interes të qytetarëve të vendit tonë.

Obligimi i dytë i Qeverisë deri tek Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, është të përgatisë protokolle adekuate për punën e hoteleve, gjegjësisht për mënyrën e punës me vizitorët dhe për punën në hapësirat e hoteleve.

Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi informacionin për kërkesat të cilat i plotësojnë kriteret nga Thirrja publike nr.1 për kredi nga Linja kreditore nga Fonde për kompensim prej ndihmës nga jashtë me qëllim uljen e pasojave prej virusit korona Kovid-19 dhe e vërtetoi propozimin e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë SHA Shkup me të cilën 117 kompani të cilat kanë 3.001 persona të punësuar, janë miratuar kreditit në vlerë të përgjithshme prej 2 milion euro.

Nga 117 aplikues, 58 ose 50% e kompanive deri me 10 të punësuar, 43 ose 37 janë kompani deri me 50 të punësuar ose 16 prej 15% janë kompani me 250 të punësuar.

Sot, Qeveria miratoi Dekretin fuqi ligjore  për mbështetjen financiare të punonjësve të filmit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të artistëve dhe personave të tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe veprimtari të tjera në fushën e kulturës gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për pagesën e mjeteve financiare për muajt prill dhe maj 2020, në shumë neto mujore prej 14,500 denarë.

Sot është miratuar edhe Dekreti me fuqi ligjore për ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, në bazë të së cilës personi i pa punë, ndaj të cilit marrëdhënia e punës i është ndërpre në periudhën nga 11 mars 2020 deri me 30 prill 2020, pavarësisht nga koha e kaluar në marrëdhënie pune, mund të realizohet e drejta e kompensimit financiar në lartësi prej 50% nga neto paga mesatare e punonjësit e paguar në muajin e fundit, por jo më shumë se 80% nga neto paga mesatare për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e paraqitur në muajin e fundit. Ky kompensim në pagë bëhet kur punonjësit marrëdhënia e punës i është ndërpre me  deklaratë të shkruar nga ana e punëdhënësit, ku me marrëveshje i është ndërpre marrëdhënia e punës ose kur marrëdhënia e punës i është ndërpre me largim nga ana e punëdhënësit, gjatë këtyre dy muajve, llogaritur nga koha e ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

Miratimi i Dekretit do të mundësojë siguri materiale për personat e papunë, marrëdhënia e punës i është ndërpre jo me fajin dhe vullnetin e tyre.

 

Sot, Qeveria rishikoi dhe miratoi informacionin me Rregulloren për Instrumentin Mbështetës - Grante të bashkëfinancuara për zhvillimin teknologjik për tejkalimin e pasojave nga KOVID-19, i cili prezanton një mekanizëm të ri për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Mbështetja do të realizohet përmes një konkursi publik që zgjat 15 deri në 30 ditë, i destinuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, dhe mbështetja financiare është e strukturuar sipas madhësisë së ndërmarrjes, si vijon: deri në 0.75 milionë denarë për mikro, 1.5 milion për të vogla dhe jo më shumë se tre milionë denarë për një ndërmarrje të mesme, me pjesëmarrje të sigurt të vetë që nuk mund të jetë më pak se 30% e buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Për Rregulloren është siguruar pëlqim nga Banka Botërore, si partner financues në realizimin në kuadër të Projektit për zhvillim të aftësive dhe mbështetjes së inovacionit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore e ka shqyrtuar  dhe miratuar Informacionin për Rritjen e Transparencës Fiskale në lidhje me Krizën KOVID-19, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së numrit të ndërhyrjeve të urgjencës dhe furnizimit  publik, vendosjes së donacioneve nga persona juridikë dhe individë nga vendi dhe jashtë saj. dhe përdorimi i fondeve nga burime ndërkombëtare për t'u marrë me pasojat e krizës KOVID-19. Qëllimi është të informojmë publikun për anën e të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve që rrjedhin në Buxhetin e RMV-së, si dhe regjistrimet e të gjitha donacioneve jo-financiare të marra si ndihmë, dhe kanë për qëllim të merren me krizën KOVID-19.

Realizimi i transparencës fiskale do të realizohet duke ndërmarrë një sërë masash siç janë përmirësimi i Sistemit Elektronik të Prokurimit Publik (SEPP) i cili do të mundësojë shënjimin e furnizimeve publike në lidhje me situatën e krizës për pandeminë, përditësimin e portalit të Financave të Hapura me seksionin KOVID-19. dhe duke plotësuar ueb faqen koronavirus.gov.mk për publikimin e të dhënave në lidhje me transparencën fiskale me krizën KOVID-19, mbi të cilën, përveç të dhënave të marra nga SEPP dhe të dhënave nga portali Open Finance, do të publikohen edhe të dhëna të tjera që nuk janë në dispozicion të këtyre sistemeve elektronike.