Në bazë të nenit 58 paragrafi 1 nga Ligji për mbrojtjen e qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse “Gazeta e Republikës së Maqedonisë” nr. 66/04, 139/08, 99/09, 149/14, 150/15 dhe 37/16), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 2 qershor të vitit 2020, solli
V E N D I M për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19
Neni 1
Në Vendimin për masat për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 62/20, 63/20, 64/20, 66/20, 70/20, 72/20, 92/20, 100/20, 107/20, 109/20, 119/20, 123/20, 125/20, 126/20, 134/20, 136/20 dhe 140/20), në nenin 1, paragrafi 1, pika 1., pas paragrafit 4, shtohet një paragraf i ri i cili thotë:
“Aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet lidhur me procedurën e realizimit të kontrollit të aftësive sportive të nxënësve të interesuar për regjistrim në SHMSH Akademia e Sportit në vitin shkollor 2020/2021, po përcaktohen dhe po realizohen me respektim të detyrueshëm të Protokollit për realizimin e kontrollit të aftësive sportive të nxënësve te të cilët ka interes për regjistrim në SHMSH Akademia e Sportit në vitin shkollor 2020/2021 nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, i cili është dhënë në Shtojcën numër 14 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
Pika 25. dhe 27. fshihen.
Pika 26. bëhet pika 25.
Pas pikës 25. shtohet pikë e re 26. e cila thotë:
“26. Aktivitetet, mënyra e punës dhe kushtet lidhur me masat universale për parandalimin e transmetimit të COVID-19 që vlejnë për të gjitha vendet e punës dhe të gjithë personat në vendet e punës, gjegjësisht për punëdhënësit, udhëheqësit, punonjësit, kontraktuesit, klientët dhe vizitorët, përcaktohen dhe zhvillohen me respektimin e obligueshëm të Protokollit për masa preventive për të gjitha vendet e punës nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ë kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është dhënë në Shtojcën numër 15 dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
Neni 2
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Nr. 44-2147/18
2 qershor 2020
Shkup
KRYETARI I QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Oliver Spasovski
SHTOJCË nr. 14
PROTOKOLL
për zbatimin e kontrollit të aftësive sportive te nxënësit që janë të interesuar për regjistrim në SHMSH Akademia e Sportit në vitin shkollor 2020/2021
OBJEKTE SPORTIVE
1.Selektimi i nxënësve do të bëhet në terrene sportive të tipit të hapur (futboll, hendboll, basketboll dhe tenis).
2. Terrenet në të cilat do të bëhet selektimi duhet të kenë pjesë të veçantë për publik ku do të shpërndahen nxënësit, të cilët do të presin radhën e tyre për pjesëmarrje në teren.
3. Ndërmjet sportistëve të ketë distancë fizike prej 2 metrave, në përputhje me rekomandimet për distancë sociale.
4. Ndërmjet trajnerit dhe kandidatit të ketë distancë prej 5 metra.
5. Para fillimit të trajnimit të bëhet skrining termal dhe ndalohet trajnimi i kandidatit i cili do të ketë temperaturë të lartë.
6. Derisa nxënësit e presin radhën e tyre, doemos të kenë me vete pajisje personale mbrojtëse (maskë).
7.Të ketë së paku dy tualete në përdorim, paraprakisht të dezinfektuara në tërësi.
8. Kandidatët dhe trajnerët vijnë në terren në mënyrë individuale dhe të veshur me pajisje sportive për trajnim selektiv, gjatë të cilës do të shmanget përdorimi i gardërobave.
9.Para hyrjes të ketë dezinfektues për duar, i cili duhet patjetër të përdoret nga ana e nxënësve gjatë hyrjes dhe daljes nga terreni
11. Në hyrje të vendoset sfungjer për dezinfektimin e mbathjeve.
PARAQITJA
1. Para hyrjes në terren të vendoset pikë kontrolli për evidentimin e nxënësve të cilët do të jenë pjesë e trajnimeve selektive. Sepse në këtë rast, distanca fizike ndërmjet personit i cili bën identifikimin e nxënësit mund të jetë më pak se 2 m, është e detyrueshme mbajtja e pajisjes personale mbrojtëse (maskë mbrojtëse). Para identifikimit, nxënësit doemos të dezinfektojnë duart me dezinfektues i cili do të jetë i vendosur në afërsi të vendit për identifikim.
2. Pranimi i kandidatëve (pjesëmarrja e tyre dhe identifikimi) do të kryhet nga persona të caktuar në vend të caktuar dhe të shënuar në hyrjen e terrenit në distancën e paraparë në mes të kandidatëve dhe personat e angazhuar për pranim.
3. Pas paraqitjes (identifikimit), nxënësit të orientohen drejt vendit të publikut, ku do të presin radhën për seleksionim.
RRJEDHA DHE ORGANIZIMI I TRAJNIMIT SELEKTIV
1.Për organizimin e procesit të tërësishëm të jetë përgjegjëse të jetë shërbimi për vendosjen e rendit i cili do të mbajë evidencë për distancën e duhur në mes kandidatëve dhe pjesëmarrësve në minimum 2 metra në terren dhe përreth terrenit dhe në vendin e publikut prej ku do të thirren kandidatët. Do të angazhohen minimum 2 mbajtës të rendit.
2.Do të vendosen shenja në hyrje të terrenit dhe në terren të cilat do të shënojnë drejtimin e lëvizjes dhe ruajtjen e distancës minimale gjatë pritjes në rend.
3.Në terren të jenë prezent më së shumti dy trajnerë, të cilët do të kenë për detyrë të asistojnë në situata të caktuara gjatë demonstrimit të elementeve të caktuara. Të njëjtët doemos të mbajnë pajisje personale mbrojtëse, gjegjësisht maskë dhe doreza.
4.Pas secilit ndërrim në terren, trajnerët janë të obliguar ti dezinfektojnë duar me dezinfektues.
5. Komisioni i përbërë prej tre anëtarëve të ndjek trajnimin nga vendi adekuat, në distancë fizike ndërmjet anëtarëve prej 2 metra.
6. Rekuizitet që përdoren në trajnim, të dezinfektohen pas çdo nxënësi në terren.
7. Në demonstrimin e elementeve të caktuara, në terren mund të ketë edhe dy nxënës njëkohësisht, por në distancë minimale prej 3 metra.
8. Nxënësi i cili përfundon pjesëmarrjen e tij në terren, të drejtohet drejt gardërobës dhe më pas të largohet nga terreni.
SHTOJCA nr. 15
PROTOKOLL
për masa preventive për të gjitha vendet e punës
Masat universale për parandalimin e transmetimit të COVID-19 që vlejnë për të gjitha vendet e punës dhe për të gjithë personat në vendet e punës, gjegjësisht për punëdhënësit, menaxherët, punonjësit, kontraktuesit, klientët dhe vizitorët, i përfshijnë këto masa:
Higjiena e duarve
• Larja e rregullt e duarve me sapun dhe ujë ose dezinfektim i duarve me dezinfektues me bazë alkooli para fillimit me punë, para ngrënies, gjatë orarit të punës, veçanërisht pas kontaktit me kolegë dhe klientë, pas shkuarjes në tualet,gpas kontaktit me sekret dhe lëngje trupore, pas kontaktit me objekte potenciale të infektuara (doreza, veshje, maska, facoleta të shfrytëzuara, mbeturina), dhe menjëherë pas largimit të dorezave dhe pajisjes tjetër mbrojtëse, ndërsa para prekjes së syve, hundës apo gojës.
• Duhet të vendosen stacione për higjienën e duarve, siç janë stacioni për larjen e duarve dhe dispanzerë për dezinfektimin e duarve në vende të theksuara në ambientin e punës dhe te të cilat do të kenë qasje të gjithë të punësuarit, kontraktuesit, klientët ose blerësit dhe vizitorët, bashkë me materiale informuese për promovimin e higjienës së duarve.
Higjiena respiratore
• Promovoni higjienë respiratore nga ana e të gjithë personave në vendin e punës. Sigurohuni që në vendin e punës ka sasi të mjaftueshme të maskave mbrojtëse për fytyrë dhe facoleta për punonjësit të cilëve u rrjedh hunda apo kolliten në punë, si dhe shporta për mbeturina me kapakë.
• Në vend të dukshëm vendosni material promovues për mbajtjen e maskës mbrojtëse për fytyrë si dhe udhëzim për përdorimin e tyre të duhur. Njoftoni punonjësit në rast se dikush është i sëmurë dhe nuk duhet të vijë në punë. Në rast se ndonjë anëtarë i personelit apo punëtor nuk ndjehet mirë deri sa është në punë, siguroni maskë mjekësore që të mund të kthehet në shtëpi në mënyrë të sigurt.
Distanca fizike
• Vendosni masa për ruajtjen e distancës më së paku 1 metër ndërmjet njerëzve dhe shmangni kontakt fizik të drejtpërdrejtë me persona tjerë (p.sh. përqafim, prekje, përshëndetje me dorë), kontroll të rreptë ndaj qasjes së jashtme të palëve dhe kontakteve në drejtim të ruajtjes së rendit dhe distancës fizike (vënia e shenjave në dysheme, barriera, etj.)
• Reduktoni dendësinë e njerëzve në ndërtesë, gjegjësisht distancën fizike prej së paku 1 metër ndërmjet pozitave të punës dhe në ambientin e përbashkët, siç janë hyrjet/daljet, ashensorët, kantinat, shkallët, ku mund të vijë deri në grumbullim apo radhe të të punësuarve ose vizitorëve/klientëve.
• Reduktoni nevojën për mbledhje fizike, gjegjësisht të përdoret pajisje për telekonferenca.
• Shmangni grumbullimet me vendosjen e orarit fleksibil të punës për të punësuarit, që të reduktohet grumbullimi i të punësuarve në ambientet e përbashkëta siç janë hyrjet dhe daljet.
• Organizoni apo rrisni punën në ndërrime ose ndani ekipet, ose organizoni punë nga largësia në rast se është e mundur, në përputhje me procesin e punës.
• Shtyni ose anuloni ngjarjet në vendin e punës që përfshijnë kontakt të afërt ose të vazhduar ndërmjet pjesëmarrësve, përfshirë edhe tubime sociale.
Reduktimi dhe organizimi i udhëtimeve lidhur me punën
• Shtyni ose anuloni udhëtimet në rajone ku ka transmision dhe numër të rritur të personave me COVID-19, të cilat nuk janë të domosdoshme, siguroni dezinfektues për duart për punëtorët të cilat duhet të udhëtojnë doemos, këshilloni punëtorët që t’u përmbahen instruksioneve në vendet ku do të udhëtojnë dhe informoni se me kë duhet të kontaktojnë në rast se nuk ndjehen mirë gjatë udhëtimit.
• Punonjësit të cilët kthehen nga rajone ku ekziston transmisioni i COVID-19 duhet vetë të ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore dhe shfaqjen e simptomave në periudhë prej 14 ditëve dhe të masin temperaturën trupore dy herë në ditë, ndërsa në rast se nuk ndjehen mirë, duhet të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe menjëherë të kontaktojnë mjekun e tyre amë dhe epidemiolog.
Pastrim i rregullt dhe dezinfektim i ambientit të punës
• Pastrim i rregullt me sapun ose detergjent neutral me ujës, si dhe pastrim mekanik (fërkim, gërryerje) me qëllim të largimit të papastërtive, mbetjeve dhe materiale tjera nga hapësirat. Pas përfundimit të procesit të pastrimit, bëhet dezinfektimi me qëllim që të deaktivizohen patogjenët dhe mikroorganizmat e tjerë të hapësirave.
• Hapësirat që shpesh preken duhet të përcaktohen si prioritet për dezinfektim (pjesë të cilat përdoren shpesh, dorezat e dyerve dhe dritareve, prizave të dritës, kuzhina dhe hapësira ku përgatitet ushqim, hapësirat në tualet, ekranet me prekje të pajisjeve personale, tastierat e kompjuterëve personal dhe hapësirave të punës).
• Përbërësit për dezinfektim gjithmonë duhet të përgatiten dhe të shfrytëzohet sipas udhëzimeve të prodhuesit, përfshirë edhe udhëzimet për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve të cilët kryejnë dezinfektim me përdorimin e pajisjeve për mbrojtje personale dhe shmangien e përzierjes së mjeteve të ndryshme kimike për dezinfektim.
• Për vendet e punës në ambiente të mbyllura, në përgjithësi nuk rekomandohet zbatimi i zakonshëm i mjeteve për dezinfektimi i sipërfaqeve në ambientit me spërkatje apo mjegullim, sepse është joefektive në largimin e ndotësve jashtë zonave të drejtpërdrejta të spërkatjes dhe mund të shkaktojë iritim të syve, organeve respiratore dhe lëkurës, si dhe efekte tjera toksike.
• Për vendet e punës në ambient të hapur, për momentin nuk ka prova të mjaftueshme për mbështetjen e rekomandimeve për spërkatje apo tymosje të gjerë.
• Spërkatja e personave me dezinfektues (si p.sh. në tunel, ambient të mbyllur apo dhoma të posaçme) nuk rekomandohet në asnjë mënyrë.
Komunikimi, trajnimi dhe edukimi për rreziqe
• Siguroni materiale promovuese: afishe, video dhe tabela elektronike për dhënien e mesazheve për ngritjen e vetëdijes për COVID-19 te punonjësit dhe promovimin e praktikave individuale për siguri në vendin e punës.
• Rregullisht informoni shërbimin epidemiologjik në Qendrën rajonale të shëndetit publik në rast të paraqitjes së rrezikut nga COVID-19.
Menaxhimi me persona të infektuar me COVID-19 apo kontaktet e tyre
• Punonjësit të cilët nuk ndjehen mirë apo te të cilët paraqiten simptome të COVID-19, duhet të qëndrojnë në shtëpi, të vetizolohen dhe të kontaktojnë me person mjekësor apo me linjë lokale për informata dhe këshilla lidhur me COVID-19.
• Të gjithë punonjësit duhet të ndjekin shëndetin e tyre dhe rregullisht të masin temperaturën trupore.
• Matja e temperaturës në vendin e punës duhet të shqyrtohet si opsion vetëm në kontekst të kombinimit të masave për parandalim dhe kontroll të COVID-19 në vendin e punës dhe bashkë me komunikimin për rrezik.
• Duhet të respektohen procedurat standarde operative për veprim me person i cili do të sëmuret në vendin e punës dhe për të cilin ekziston mundësi të ketë COVID-19, duke përfshirë edhe vendosjen e personit në ambient për izolim, kufizimin e numrit të personave të cilët kanë kontakt me të, përdorimi i pajisjeve personale mbrojtëse dhe pastrimin dhe dezinfektimin e vazhdueshëm.
• Është e detyrueshme të kontaktohet me epidemiologun rajonal dhe të mbahet evidencë për prezencë në mbledhje, që të lehtësohet përcjellja e kontakteve.
• Personat të cilët kanë qenë në kontakt të afërt në vendin e punës me person i cili në mënyrë laboratorike është konfirmuar si pozitiv me COVID-19, pas vlerësimit të kryer nga ana e epidemiologut lokal, duhet të vendosen në izolim shtëpiak, në periudhë prej 14 ditësh nga kontakti i fundit me atë person.