Nga mbledhja e 68-të e Qeverisë: U miratua Dekreti me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur dje, e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 15 korrik 2020.

 

Në Nenin 1 të këtij Dekreti thuhet se me këtë dekret rregullohen çështje të lidhura me zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 15 korrik 2020 dhe rregullohet zbatimi i dispozitave të Ligjit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16, 67/17, 125/17, 35/18, 99/18, 208/18, 27/19 dhe “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 98/19 dhe 42/20, si dhe çështje për zbatimin e dispozitave të ligjeve tjera që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.

 

Në zgjedhjet për deputet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktuara në 15 korrik 2020 zbatohen dispozitat e Ligjit zgjedhor, përveç për ato veprimtari për të cilat me këtë dekret me fuqi ligjore nuk rregullohet ndryshe.

 

Neni 2 i Dekretit përcakton se veprimet për realizimin e zgjedhjeve për deputet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të shpallura me Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 43/20 dhe 159/20), nuk realizohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, përveç nëse me këtë dekret me fuqi ligjore nuk rregullohet ndryshe.

 

Realizimi i veprimeve të tjera zgjedhore, të cilat nuk qenë realizuar deri në hyrjen në fuqi të Dekretit me fuqi ligjore për çështje të lidhura me procesin zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 72/20), do të vazhdojnë nga dita e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, përveç nëse me këtë dekret me fuqi ligjore nuk rregullohet ndryshe.

 

Të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat janë ndërmarrë në përputhje me dispozitat e Ligjit zgjedhor dhe Dekretit me fuqi ligjore për çështje të lidhura me zgjedhjet (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 70/20 dhe 154/20) deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore llogariten si të vlefshme.

 

Në Nenin 3 përcaktohet se Komisioni Zgjedhor Shtetëror në afat prej një dite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore në ueb faqen e tij shpall orar të rishikuar për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore në përputhje me dispozitat e Ligjit zgjedhor dhe këtë dekret me fuqi ligjore.

 

Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore, Komisioni Zgjedhor Shtetëror i ndërmerr dhe i realizon të gjitha aktivitetet teknike dhe administrative me qëllim të përgatitjes së veprimtarive të ngelura zgjedhore, në përputhje me Ligjin zgjedhor dhe këtë dekret me fuqi ligjore.

 

Neni 4 përcakton që Ministria e Punëve të Brendshme në afat prej një dite nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, është e detyruar t’i dorëzojë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dhënat nga neni 43 paragrafi 6 i Kodit Zgjedhor dhe atë një listë të qytetarëve të cilët kanë dorëzuar kërkesë për lëshimin e një letërnjoftimi të ri ose pasaportë të re për çfarë do arsye dhe të njëjtat i kanë marrë nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore dhe një listë të personave të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror Zgjedhor të dhënat për këta persona i shënon në listën zgjedhore sipas detyrës zyrtare.

 

Gjykatat themelore dhe Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, në afat prej tre ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, janë të detyruar t’i dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të dhënat për qytetarët, në përputhje me nenin 43 paragrafët 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore.

 

Organi kompetent për kryerjen e sanksioneve në afat prej tri ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore është detyruar t’i dorëzojë deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor të dhënat për qytetarët, në përputhje me nenin 44 paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore.

 

Nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Enti Shtetëror për Statistikë janë të detyruar t’i vazhdojnë veprimet për azhurnimin e listës zgjedhore të ndërprerë më 21 mars të viti 2020, nga momenti i ndërprerjes së tyre, në përputhje me dispozitat e këtij Dekreti.

 

Dekreti në Nenin 5 përcakton se fushata zgjedhore për zgjedhjet për deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut fillon më 24 qershor të vitit 2020 dhe zgjat 20 ditë.

 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve materialin zgjedhor ia dorëzon komisioneve zgjedhore komunale më së voni në afat prej 96 orësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve.

 

Më 13 korrik të viti 2020 votojnë personat që janë në karantinë në shtëpi për shkak të testit pozitiv në Covid -19 dhe personat të cilëve u është përcaktuar masa vetizolim me vendim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Inspektorati Shtetëror. Gjatë realizimit të votimit për këta persona zbatohet neni 111 i Kodit Zgjedhor.

 

Në komunat ku votojnë personat nga paragrafi 3 i këtij neni, në varësi të numrit të tyre, Komisioni Zgjedhor Shtetëror themelon një ose më tepër borde të veçanta të përbërë nga tre punonjës shëndetësorë të cilët e kryejnë votimin e personave nga paragrafi 3 i këtij neni, me anë të të cilëve partitë politike kanë të drejtë të emërojnë një anëtar të bordit zgjedhor të veçantë, në përputhje me nenin 38 paragrafët 5 dhe 6 të Kodit Zgjedhor.

 

Më 14 korrik të viti 2020 votojnë persona personat e pafuqishëm dhe të sëmurë, në përputhje me nenin 111 të Kodit Zgjedhor, si dhe personat e sëmurë kronikë dhe personat e tjerë, të cilët në përputhje me Kodin Zgjedhor, votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

 

Veprimet e organeve zgjedhore, të cilat në përputhje me Kodin Zgjedhor do të ndërmerren një ditë para zgjedhjeve, do të zbatohen në afate të përcaktuara nga orari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

 

Neni 6 përcakton se votimi më 15 korrik të vitit 2020 fillon në orën 07:00 dhe zgjat pandërprerë deri në orën 21:00.

 

Koha për ndërmarrjen ose ndalimin e ndërmarrjes së veprime të caktuara në përputhje me dispozitat e nenit 77 paragrafi 3, neni 101 paragrafi 2 dhe 3 dhe neni 102 paragrafi 1 i Kodit Zgjedhor në vend të orës 19:00 do të jetë deri në orën 21:00.

 

Neni 7 i Dekretit përcakton se gjatë fushatës zgjedhore, radio-transmetuesit cilët i mbulojnë zgjedhjet mund të transmetojnë gjithsej 14 minuta kohë shtesë për reklamim të një programi në kohë reale ekskluzivisht për reklamim të paguar politik, nga të cilat për dy partitë më të mëdha politike në pushtet të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë fituar më shumë vota mund të ndahen më shumti gjashtë minuta, për dy partitë më të mëdha opozitare të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë fituar më së shumti vota, mund të ndahen më së shumti gjashtë minuta, për paritë politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në zgjedhjet e fundit për deputetë nuk kanë fituar mjaftueshëm deputetë për të formuar grup parlamentar dhe për partitë politike të cilët nuk janë të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për kandidatët e pavarur mund të ndahen më së shumti dy minuta.

 

Në nenin 8 ngarkohet Ministria e Shëndetësisë, sipas protokolleve të përcaktuara nga Komisioni për sëmundje infektive, për nevojat e zgjedhjeve dhe pas të dhënave të marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siguron maska mbrojtëse, doreza dhe pajisje të tjera mbrojtëse për të gjithë anëtarët e organeve zgjedhore dhe mjete për dezinfektimin e secilit vendvotim.

 

Neni 9 i këtij Dekreti përcakton se nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore e deri në ditën e ndërprerjes së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk zbatohen nenet 8-a, 75-g, 75-d dhe 84-a të Kodit Zgjedhor, si dhe që nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti me fuqi ligjore e deri në ditën e ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk zbatohet neni 34 i Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt të interesave (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 12/2019).

 

Sipas Nenit 10 ky Dekret hyn në fuqi nga dita e shpalljes në “Gazetën Zyrtare të  Republikës së Maqedonisë së Veriut”.