Nga mbledhja e 70-të e Qeverisë: Kafenetë dhe restorantet, në vend deri në orën 22:00, do të punojnë sipas orarit të punës të përcaktuar në licencat e tyre; Prej 0,15 në 0,04 për qind ulet financimi i partive politike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 70-të, me propozim të Komisionit për sëmundje infektive, miratoi ndryshime të Protokollit për hapjen dhe punën e kafeneve dhe të Protokollit për hapjen dhe punën e objekteve të hotelerisë për ushqim me të cilën këto objekte do të mund të punojnë sipas kohës së punës së përcaktuar në licencat e tyre për punë, në vend deri në orën 22 sa ishte deri më tani me këto protokolle. Ndryshimet e këtyre  protokolleve hynë në  fuqi nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare”

Qeveria sot e pranoi propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në lidhje me përfshirjen e nënave pushimi i paguar i të cilëve për shkak të kujdesit të fëmijës të porsalindur ose të birësuar përfundoi pas fillimit të masave të përkohshme nga 11.03.2020 dhe para fillimit të gjendjes së jashtëzakonshme në 17.03.2020, me çka të njëjtat, duke dorëzuar një deklaratë personale me shkrim deri te punëdhënësit përskaj një certifikate të marr nga një gjinekolog amë, kështu që, mungesa nga puna për këtë kategori personash do të konsiderohet e justifikuar dhe do të konsiderohet se edhe kompensimi i pagës vazhdon të paguhet deri në skadimin e masave të përkohshme për mbrojtje nga përhapja dhe parandalimi i virusit korona KOVID-19.

Në mbledhjen e sotme është miratuar Dekreti me fuqi ligjore për financimin e partive politike në vitin 2020, me të cilin në përputhje me Ligjin për financimin e partive politike, mjetet e përgjithshme për financimin e partive politike  do të jenë 0,04 për qind në vend të 0,15 për qind nga të hyrat e përgjithshme burimore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim parandalimin e ngarkesës shtesë të Buxhetit si një nga masat ekonomike të cilët ndërmerren për menaxhimin e pasojave nga virusi korona Kovid-19.

Në këtë mbledhje u miratua një Dekret për metodologjinë për shpërndarjen e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar për  komunat për vitin 2021, i cili përcakton metodologjinë për shpërndarjen e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar për komunat për vitin 2021.
Dekreti parasheh që mjetet e përgjithshme nga të hyrat e tatimit të vlerës së shtuar të paguar në vitin e kaluar fiskal për komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunat në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit shpërndahen në pjesë të vazhdueshme në vlerë prej 3.000.000 denarëve, për të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunave të qytetit të Shkupit dhe qytetit të Shkupit dhe pjesë e ndryshueshme për komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vlerë prej 88 për qind, kurse për komunat e qytetit Shkup dhe qytetit të Shkupit në vlerë prej 12 për qind.

Qeveria sot e miratoi Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për provimin gjyqësor gjatë kohës gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të parashikohet e afatit shtesë të provimeve në korrik për marrjen e provimit gjyqësor, zbatimi i të cilit është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria sot e ka miratuar Programin për ndryshim të programit për mjekimin e sëmundjeve të rralla e cila këtë vit do të financohet në përputhje me mjetet e aprovuara me rebalancin e Buxhetit në lartësi prej 522.000.000 denarë. 

Në këtë mbledhje është miratuar edhe Programi për ndryshimin dhe avancimin e dhënies së gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili këtë vit është i financuar me mjete të rritura financiare 15.000.000,00 denarë, në përputhje me rebalancin e Buxhetit, me lartësi të përgjithshme prej 40.000.000,00 denarëve.
Sot është miratuar edhe Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit nacional vjetor të shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, me mjete financiare më të larta në pjesën e gjendjeve dhe krizave të jashtëzakonshme në lartësi prej 22.000.000 denarëve, për pagesën e aktiviteteve të zbatuara nga ana e 10 Qendrave për shëndet publik dhe Institutit për shëndet publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën nga fillimi i gjendjes së krizës deri në 20 maj të vitit 2020
Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit nacional vjetor të shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, do të realizohet në përputhje me mjetet e aprovuara me rebalancin e Buxhetit për këtë vit, në shumë prej 65,000,000.00 denarëve nga të cilat 55,000,000.00 denarë janë nga Buxheti themelor dhe 10,000,000.00 denarë janë nga fondet e vetë Ministrisë së Shëndetësisë.

Në mbledhjen e sotme janë miratuar edhe Programi për ndryshimin e Programit për masa parandaluese për parandalimin e tuberkulozit te popullata në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, Programin për ndryshimin e Programit për sigurimin e mjeteve për trajtimin mjekësor pa participim për pensionistët dhe sigurimin e mjeteve për shërbime shëndetësore specialistike-konsultative dhe spitalore për shfrytëzuesit e të drejtës për ndihmë financiare sociale si dhe për anëtarët e amvisërive të tyre, Programin për ndryshimin e Programit për mbrojtje shëndetësore të personave me sëmundje të varësive, si dhe Programin për ndryshimin e Programit për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).

Qeveria sot miratoi edhe Programin për ndryshimin e Programit për arsimimin e mjekëve dhe personelit mjekësor dhe për bashkëfinancimin e specializimit, gjegjësisht sub-specializimin e punonjësve shëndetësor dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor të punësuar në institucione private të kujdesit shëndetësor, persona të tjerë juridikë dhe të papunë, si dhe për kryerjen e trajnimeve për kryerja e një ekzaminimi të personave të vdekur për vitin 2020, i cili do të realizohet brenda mjeteve të aprovuara në përputhje me rebalancin e Buxhetit të miratuar prej 45,000,000.00 denarëve, nga të cilat 10,000,000.00 denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe 35,000,000.00 denarë nga buxheti për aktivitete vetë financuese të Ministrisë së Shëndetësisë.
E njëjta ka për qëllim zhvillimin profesional gjegjësisht specializimin / sub-specializimin e personelit mjekësor nga institucionet shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut me qëllim afatgjatë të ngritjes së cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor në vend.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi informacionin për azhurnimin e portalit "Financë e apur" duke publikuar transaksionet e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (NJVL) dhe institucioneve të tyre buxhetore. Për të rritur më tej transparencën fiskale, Ministria e Financave zgjeroi fushën e të dhënave në portalin "Financat e Hapura" dhe me transaksionet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve të tyre buxhetore në të njëjtën mënyrë si publikohen transaksionet e të gjithë shfrytëzuesve buxhetor të Buxhetit të shtetit nga pushteti qendrore, dhe kështu të gjithë do të jenë në dispozicion të publikut përmes lidhjes në internet open.finance.gov.mk.

Qeveria sot e shqyrtoi Informacionin për procesin e përgatitjes së Pasqyrës nacionale vullnetare dhe përgatitjes së Vlerësimit të shpejtë të integruar për implementim  e Agjendës 2030 dhe Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Pasqyra nacionale vullnetare synon të monitorojë progresin e zbatimit të Agjendës 2030 dhe Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të KB-së dhe treguesve në nivelin lokal, nacional dhe ndërkombëtar, në një mënyrë që do të tregojë qasjen e integruar të shtetit në drejtim të qëndrueshmërisë.