Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 71-të të mbajtur më 22 qershor 2020 e pranoi propozimin e Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë për ndërprerjen e pikës 9 të Vendimit për ndalimin e regjimin e veçantë të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë mundësohet të rikthehet gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve edhe në zonat e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinë, Zhelinë, Vrapçisht, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë, Rostushë, dhe Qyteti i Shkupit.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Protokolli për hapjen dhe punën e organizatorëve të lojërave të fatit në automat klube dhe Protokolli për hapjen dhe punën e organizatorëve të lojërave të fatit në kazino.
Qeveria e miratoi edhe Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë kohës së dhënies së provimit për kualifikim në vitin akademik 2020/2021.
Në mbledhjen e 71-të të Qeverisë u miratuan ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për akciza gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilat u barazua akciza e naftës për ngrohje me akcizën e naftës që përdoret si lëndë djegëse dhe në këtë mënyrë të parandalojë keqpërdorimin e përdorimit të naftës së gazit për ngrohje në kundërshtim me qëllimin e tij.
Në këtë mënyrë, e njëjta do të mundësojë edhe eliminimin e ekonomisë gri, mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut nga konkurrenca e padrejtë dhe do të largohen arsyet që dëmtojnë Buxhetin e shtetit, qytetarët dhe kompanitë që punojnë me derivatet e naftës.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për pyetjet në lidhje me zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik të vitit 2020 me Nenin 5 –a shtesë, me të cilin përcaktohet se përderisa nuk plotësohen kushtet hapësinore në hapësirën në të cilën ndodhet vendvotimi ose hapësira ku duhet të realizohet votimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të caktojë një hapësirë tjetër të përshtatshme që plotëson kushtet për realizimin e votimit.
Me ndryshimet e Dekretit, rregullohen gjithashtu edhe rregullat e reklamimit të paguar politik për partitë politike, si dhe rregullat për obligimin e medieve për transmetim të papaguar të informacioneve dhe fushatat edukative të Komisionit Shtetëror Zgjedhor , të cilat caktohen për 30 sekonda në çdo orë.
Ndryshimet dhe plotësimet e Dekretit me fuqi ligjore për çështjet në lidhje me zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 15 korrik 2020 i përcakton edhe rregullat e shpërndarjes së hapësirës për reklamim në portalet e internetit dhe në gazetat të destinuar për reklamim politik të paguar, si dhe mënyrën dhe rregullat e shpërndarjes së mjeteve financiare për reklamim politik të paguar të siguruar nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pajtim me nenin 76-d të Kodit Zgjedhor.
Me miratimin e Dekretit me fuqi ligjore për ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tatim të të ardhurave personale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, që u miratua në këtë mbledhje, u vazhdua masa për mbështetjen e kompanive që pësuan dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit korona Kovid -19 me lirimin nga pagesa e shumës së akontacioneve të tatimit të të ardhurave personale edhe për muajt qershor dhe korrik 2020.
Në këtë mbledhje u miratua ndryshimi i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për tatimin e fitimit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin zgjatet masa për lirim nga pagesa e shumës së akontacioneve të tatimit të fitimit edhe për muajt qershor dhe korrik 2020, si masë për zbutjen e pasojave të kompanive të cilat kanë pësuar dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit korona Kovid-19.
Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 22 qershor miratoi ndryshime dhe plotësime të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin përcaktohet se ka përfunduar periudha kohore në të cilin operatorët kanë qenë të detyruar të sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e servileve programore të cilat i ritransmetojnë dhe se duhet të përmbushin obligimin të dorëzojnë dokumentacionin e duhur deri te Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, të cilën duhet ta marrin nga transmetuesit e huaj, ndërsa për arsye të sigurimit të kushteve të duhura për informimin e publikut në këtë periudhë të pandemisë së theksuar, me këtë Dekret është caktuar detyrimi për ritransmetim të detyruar të servileve programore të cilat tani më janë të paraqitur te rregullatori kompetent nga ana e operatorëve.
Në këtë mbledhje Qeveria miratoi ndryshimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për të huajt gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të mundësohet vlefshmëria e lejes për qëndrim privat dhe lejes për qëndrim të përhershëm të zgjatet afati edhe për ato leje të cilëve u skadon afati i vlefshmërisë pas gjendjes së jashtëzakonshme.
Me Dekretin do të mundësohet që kjo kategori e të huajve të realizojnë hyrje legale në shtet dhe të veprojnë drejt procedurës për vazhdimin e qëndrimit, për të gjithë llojet e bazave për qëndrim për të cilët këto procedura kryhen përmes njësive rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në të njëjtën kohë, me saktësimin e e periudhës në të cilën dokumentet e përmendura mund të skadojnë, do të parandalohen keqpërdorime të mundshme nga persona të cilëve leja për qëndrim u ka skaduar para vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveria miratoi Dekret me fuqi ligjore për miratimin e Ligjit për komunikime elektronike në pjesën e financimit të ATO, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që të sigurohet vazhdimësi në punën e Agjencisë gjatë vitit 2020, gjegjësisht për kryerje të papenguar të veprimtarisë së Agjencisë Teknike Operative, si dhe zbatimin e kompetencave të Agjencisë për Komunikime Elektronike të përcaktuara me ligj.
Me miratimin e këtij Dekreti me fuqi ligjore dhe mënyrën si është paraqitur, mundësohet që Agjencia për Komunikime Elektronike t’i realizojë obligimet e saj në pajtim me Ligjin për komunikime elektronike në pjesën e financimit të ATO, ndërsa Agjencisë Teknologjike Operative i mundësohet që t’i realizojë kompetencat pandërprerë.
Në mbledhjen e 71-të u miratua Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për kulturë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që afati për miratimin ne draftit – programeve vjetore të punës së institucioneve kombëtare nga fusha e kulturës për vitin 2021 në vend që deri në fund të muajit qershor të vazhdohet deri më 1 gusht të viti 2020.
Në këtë mbledhje me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale u miratua plotësimi i Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që t’u jepet mundësi anëtarëve të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit për mbajtjen e mbledhjeve me përdorimin e mjeteve për komunikim edhe pas ndërprerjes së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe në kushte dhe kohë kur rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje dhe parandalim nga Kovid-19 janë në fuqi.
Qeveria ndryshoi dhe plotësoi Dekretin me fuqi ligjore për mbështetje financiare të qytetarëve dhe personave të punësuar me të ardhura të ulëta, personave të rinj dhe punonjës shëndetësore përmes dhënies së kartelave pagesore vendore të destinuara për blerjen e produkteve të vendit dhe shërbimeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën personat juridik dhe fizik në objektet tregtare me pakicë janë të detyruar të sigurojnë rafte të veçanta, gondola etj, me shënimin “Blej nga vendi”, mbi të cilat do të ekspozohen produkte të Maqedonisë së Veriut për shitje për personat përdorues të mbështetjes financiare të këtij Dekreti me fuqi ligjore ose t’i shënojnë me një etiketë/shënim “Blej nga vendi” për të njohur më lehtë.
Në përputhje me Dekretin, për eksportin e produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë së Veriut, personat juridikë dhe fizikë japin llogari fiskale e cila detyrimisht duhet të përmbajë një linjë për qarkullim të përgjithshëm të realizuar nga produktet e vendit me tekst “shitje e produkteve të Maqedonisë së Veriut”, tatim të llogaritur të vlerës së shtuar nga produktet e Maqedonisë së Veriut të treguar në normat e taksave dhe shumën e përgjithshme të taksës së vlerës së shtuart nga produktet e vendit.
Dekreti i obligon personat juridikë dhe fizikë të cilët kryejnë veprimtari ekonomike që kryejnë shitje on-line nëpërmjet faqeve të internetit veçmas t’i ndajnë produktet dhe shërbimet e Maqedonisë së Veriut dhe t’i shënojnë me një shënim dhe etiketë “Blej nga vendi” , si dhe të vendosin njoftim në një vend të dukshëm në faqen e internetit, si dhe në faqen e pagesës, me të cilën i njoftojnë blerësit se kartelën pagesore vendore mund të paguajnë vetën produktet dhe shërbimet që janë të shënuar me etiketën “Blej nga vendi”.
Qeveria në mbledhjen e 71-të mbajtur më 22 qershor, shqyrtoi dhe miratoi informacionin dhe dha pëlqim për ndryshimet në Rregulloren për lartësinë e kompensimit për punët e kryera të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, me të cilat lehtësohen kushtet për regjistrim në regjistrin e prodhuesve të verës për personat fizik dhe bodrumet e verës dhe e zvogëloi shumën për tarifën nga 10.000 denarë në 1.500 denarë për bodrumet e verës me kapacitet përpunimi dhe ruajtje të verës deri në 30.000 litra në vit dhe 5.000 denarë për bodrumet e verës me kapacitet të përpunimit dhe ruajtje të verës mbi 30.000 litra.
Sipas informacionit, kjo ulje e kompensimit nuk do t’i zvogëlojë të ardhurat në Buxhetin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, por përkundrazi do t’i rrisë ato për shkak të interesit të rreth 100 personave fizikë dhe bodrumeve të verës që të regjistrohen në regjistrin e prodhuesve të verës.