Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, përmes një porosie video mbajti fjalim në promovimin e “Doracakut për ligjërim dhe mësim të Holokaustit” për nevojat e arsimit, në organizim të Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, që është anëtar shoqërues i Aleancës ndërkombëtare për kujtimin e Holokaustit.
Fjalimin e Kryeministrit Spasovski nga promovimi i Doracakut i cili është përkthyer në gjuhën maqedonase, shqipe, turke dhe atë serbe, ua përcjellim në tërësi:
Në vitin 2020 u shënuan tre përvjetorë të rëndësishëm të cilët kanë të bëjnë me Holokaustin, krimin më të madh në historinë bashkëkohore të njerëzimit dhe tragjedinë më të madhe të cilën një popull – ai hebre – e ka përjetuar:
-75 vjet nga çlirimi i kampit më të madh të përqendrimit nazist- Aushvic- Birkenau në të cilin mbi 1.1 milion njerëz humbën jetën, shumica prej tyre hebrenj.
- 20 vjet nga miratimi i Deklaratës së Forumit të Stokholmit me të cilin shtetet nënshkruese, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë angazhuar të kujdesën për përkujtimin e viktimave të Holokaustit dhe t’i avancojnë politikat arsimore dhe hulumtuese në planin e HHHolokaustit, dhe
- 15 vjet nga miratimi i rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën 27 janari u përcaktua si Ditë Ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të Holokaustit.
Shënimi i këtyre përvjetorëve janë mundësi që të rikujtojmë të gjitha viktimat e Holokaustit, në mes tyre edhe të 7.144 hebrenjve nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi të cilët muajt mars dhe prill të vitit 1943 u depërtuan dhe u vranë në kampin e vdekjes Treblinka- tragjedi e cila është e rrënjosur thellë në kujtesën kolektive të popullit tonë.
Detyra jonë politike dhe morale është të ruajmë të vërtetën për holokaustin dhe viktimat e saj nuk duhet të harrohen kurrë dhe në mënyrë që kjo tragjedi askujt dhe asnjëherë të mos ndodhë më kurrë.
Prej këtu përcaktimi jonë i përhershëm është që asnjëherë të mos i harrojmë viktimat e Holokaustit, por edhe viktimat e gjenocideve të tjera, të kujdesemi dhe t’i përcjellim nga gjenerata në gjeneratë kujtimet për ato, t’i mësojmë gjeneratat e reja për atë që ka ndodhur, me qëllim që asnjëherë, askund dhe askujt të mos përsëritet.
Aktivitet e Qeverisë së RMV-së, krahas politikave në planin e kujtimit, arsimimit dhe hulumtimit të Holokaustit, përfshijnë edhe masa në luftën kundër anti-semitizmit, mohimit dhe kundër përpjekjeve për interpretim të shtrembëruar të Holokaustit, diskriminimit dhe fjalorit të urrejtjes, racizmit dhe formave tjera të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Ne ishim ndër vendet e para që miratuam përkufizimin e punës së Aleancës ndërkombëtare të kujtimit të H HHolokaustit - IHRA për anti-semitizmin.
Më 10 mars 2020, Qeveria ngarkoi Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në afat prej tre muajve të përkthejë dokumentin "Rekomandime për ligjërim dhe mësim të holokaustit" të IHRA-së. Rekomandimet tani janë përkthyer dhe janë gati për përdorim.
Me këtë rast, përgëzoj Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, për zbatimin e suksesshëm të një obligimi që do të jetë një kontribut domethënës në shumë aspekte:
- Rekomandimet do të ndihmojnë në zhvillimin e njohurive për Holokaustin, me garanci të saktësisë në mirëkuptimin dhe njohuritë individuale, si dhe në rritjen e vetëdijes për pasojat e mundshme të anti-semitizmit;
- Do të krijohen ambiente mësimore që do të inkurajojnë të mësuarit rreth Holokaustit që do të na ndihmojë të rezistojmë ndaj mohimit të Holokaustit dhe relativizmit të tij; dhe
- Do të jetë një kontribut i rëndësishëm në edukimin e të drejtave të njeriut dhe parandalimin e gjenocidit.
Rekomandimet ndihmojnë për të mësuar siç duhet për Holokaustin, me një propozim për qasje praktike dhe metoda që janë të dobishme për të në edukimin formal dhe joformal.
Këto rekomandime do të pasurojnë materialet themelore në procesin e edukimit të të drejtave të njeriut dhe parandalimin e gjenocidit.
Besoj se ky doracak do të gjejë vendin e vet në sistemin arsimor të vendit tonë sepse mësimet për Holokaustin mbeten mësime për të gjitha gjeneratat për të luftuar kundër anti-semitizmit, mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit, gjuhës së urrejtjes, diskriminimit dhe të gjitha format e tjera të shkeljeve të të drejtave të njeriut.