Nga mbledhja e 77-të e Qeverisë: Miratohet protokolli për organizimin e ngjarjeve shtetërore; Miratohet Plani i veprimit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2020;

 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veruiut në mbledhjen e sotme të 77-të e miratoi Protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore.

 

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi “Informacionin për punën e Këshillit për menaxhim me financa publike me Draft-raportin vjetor për ndjekjen e zbatimit të Planit të veprimit për Programin për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2019, për periudhën janar të vitit 2019 – dhjetor të vitit 2019”, dhe e miratoi Planin e veprimit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2020.

Si pjesë e konkluzioneve nga kjo pikë, Qeveria i detyroi Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për të Ardhura Publike, Drejtorinë Doganore, Byronë për Furnizime Publike dhe Entin Shtetëror për Statistikë, ndërsa u rekomandoi Komisionit shtetëror për ankesa për furnizimet publike dhe Entit Shtetëror për Revizion, ti analizojnë aktivitetet nga Plani i veprimit për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2020 në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe për të njëjtën të sigurojë resurset e nevojshme (materiale – teknike, njerëzore dhe financiare).

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua dhe u miratua edhe Informacioni për qasjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt programit korrnizë për hulumtime dhe inovacione “Horizont Evropa” (2021-2027), ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës u detyrua të përgatisë dhe të dorëzojë letër me të cilën shpreh interes për qasjen e vendit drejt Programit korrnizë të BE-së për hulumtime dhe inovacione “Horizont Evropa” deri në fund të muajit gusht të vitit 2020.

Qeveria sot i miratoi edhe informacionet për përparimin e RMV-së në pjesën e “Gatishmërisë civile” NATO Proces i planifikimit mbrojtës (NDPP) për periudhën janar 2020 – qershor 2020 dhe Informacionin për pjesëmarrjen e RMV-së në NATO Procesi i planifikimit mbrojtës (NDPP).