Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 11-të i shqyrtoi rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse (shall ose mbulesë tjetër për hundën dhe gojën), gjatë qëndrimit në ambient të hapur, në ambient të mbyllur në objekte publike, në vend të punës dhe transportin publik dhe privat, me përjashtime të cilat përfshijnë sportin në ambient të hapur dhe të mbyllur, me respektimin e protokolleve për mbrojtje, gjatë transportit me automjet privat në rast se të gjithë personat në automjet janë të së njëjtës familje apo jetojnë në amvisëri të përbashkët, në objekte hotelierike me respektimin e protokolleve për distance dhe dezinfektim, gjatë qëndrimit në hapësirë zyrtare – zyrë, në rast se personi është i vetëm në këtë hapësirë, si dhe për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare, gjegjësisht për fëmijët e moshës parashkollore; Ndalesë për grupime në shtëpi për festa familjare, ahengje dhe mbledhime të tjera në grupe me ç’rast propozohet që në një ngjarje familjare në një amvisëri, banesë apo shtëpi të mund të pranohen më së shumti katër persona; si dhe propozimi për ndalimin e grupimit të më shumë se katër personave në ambient publik pas orës 22:00, gjegjësisht të ndalohet grupimi në parqe, hapësira publike ose kudo në ambient të hapur.
Lidhur me këto rekomandime, Qeveria solli konkluzion se për realizimin e tyre detyrimisht duhet të bëhen ndryshime adekuate në Ligjin për mbrojtjes e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, me ç’rast do të mundësohet që përmes akteve nënligjore Qeveria t’i përcaktojë masat e propozuara me qëllim të parandalimit të paraqitjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse dhe infeksioneve, të drejtat dhe detyrimet e institucioneve shëndetësore, personave juridik dhe fizik, si dhe mbikëqyrjen e realizimit të këtyre masave, me qëllim të mbrojtjes së popullsisë nga sëmundjet ngjitëse.
Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua Informacioni për lidhjen e Marrëveshjes për angazhimet e ndërmarra mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE), për furnizimin e vaksinave për COVID-19 përmes mekanizmit COVAX për të siguruar një qasje globale dhe të ekuilibruar ndaj efekteve të sigurta dhe efektive për COVID-19, konfirmuar dhe rregulluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe u pranua teksti i Marrëveshjes detyruese për furnizimin e vaksinave.
Qeveria kërkoi nga Byroja për Furnizime Publike që të propozojë mënyrën më të përshtatshme për realizimin e këtij furnizimi dhe autorizoi ministrin e Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe që të nënshkruajë Marrëveshjes për angazhimet e ndërmarra mes Qeverisë me Shoqatën Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE), për furnizimin e vaksinave për COVID-19 përmes COVAX dhe në koordinim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë t’i sigurojnë mjetet e duhura financiare për të bërë pagesën paraprake, si dhe të sigurohet garanci financiare në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar të Angazhimit me Shoqatën Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE), për furnizimin e vaksinave për COVID-19 përmes mekanizmit COVAX për qasjen deri te vaksinat e sigurta dhe efikase për COVID-19, të konfirmuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Në këtë mbledhje u shqyrtua Informacioni mbi takimin e katërmbëdhjetë të Nënkomitetit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian në kuadër të Komitetit për Stabilizim dhe Asocim dhe u sollën këto konkluzion:
-Detyrohet Këshilli Ligjor i Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë Strategjinë për resurse njerëzore në gjyqësi, pas harmonizimit të saj me komentet e Komisionit Evropian më së voni deri më 16 nëntor të vitit 2020.
-Detyrohet Këshilli i Prokurorëve Publik të miratojë Strategjinë për resurse njerëzore në Prokurorinë Publike, pas harmonizimit të saj me komentet e Komisionit Evropian më së voni deri më 16 nëntor të vitit 2020.
-Detyrohet Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve të përgatisë Informacion për funksionimin dhe qasshmërinë (përhapjen) e sistemit të provës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të njëjtën ta informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështjet Evropiane, më së voni se 30 tetor 2020.
- Detyrohet Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve të përgatisë plan për marrjen e masave urgjente për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe shtëpitë edukuese-përmirësuese dhe ta informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështjet Evropiane, më së voni se 30 tetor 2020.
-Detyrohet Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve ta informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, për planet që duhet të realizohen në sferën e edukimit dhe risocializimit të personave të gjykuar në institucionet ndëshkuese-përmirësues dhe të fëmijëve që ndodhen në shtëpitë edukuese-përmirësuese, si dhe për trajnimet e realizuara të punonjësve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese dhe shtëpitë edukuese-përmirësuese, duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2020.
- Detyrohet Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, në kuadër të buxhetit të saj të parashikojë mjetet e caktuara me Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe për të njëjtën ta informojë Komisionin Evropian (në gjuhën angleze), përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 30 tetor 2020.
- I sugjerohet shërbimit publik për radiodifuzion me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara dhe institucioneve relevante, të përcaktojnë qasje strategjike për reforma në shërbimin publik për radiodifuzion dhe zgjidhje të qëndrueshme për rikonstruimit e ristrukturimit të borxhit të shërbimit publik për radiodifuzion dhe për të njëjtën ta informojë Komisionin Evropian (në gjuhën angleze), përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri më 30 tetor 2020.
-Detyrohet Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, për përpjekjet e ndërmarra për rrumbullakimin e procesit të deinstitucionalizimit të fëmijëve, më së voni deri më 30 tetor 2020.
-Detyrohet Ministria për Punë dhe Politikë Sociale të bëjë përpjekje për rrumbullakimin e procesit për deinstitucionalizim të personave me nevoja të veçanta dhe avancimin e realizuar ta informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, më së voni deri në mars të vitit 2021.
-Detyrohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të informojë Komisionin Evropian në gjuhën angleze, përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, për statusin e zbatimit të Deklaratës së Poznanit, më së voni deri më 30 tetor 2020.
-Detyrohet Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në kuadër të raporteve të rregullta tremujorësh, të informojë veçanërisht për masat e ndërmarra për përmirësimin e integrimit të romëve të kthyer dhe regjistrimin e romëve pa dokumente personale, duke filluar nga nëntori i vitit 2020.
-I sugjerohet Prokurorisë Publike të sigurojë që të gjitha masat, përfshirë edhe angazhimin e hetuesve, janë zbatuar me qëllim që të përmirësohet funksionimi i mekanizmit për mbikëqyrje të jashtme deri më 30 tetor të vitit 2020.
-Detyrohet Ministria e Punëve të Brendshme që ta finalizojë vlerësimin e ri nacional për kërcënime nga krimi serioz i organizuar në përputhje me ciklin e politikave të EUROPOL-it.
-I sugjerohet Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, që në evidencën aktuale për krimin e organizuar të përfshijnë edhe të dhëna për hetime financiare, duke përfshirë edhe të dhëna për numrin dhe vëllimin e hetimeve financiare të realizuara, më së voni deri më 30 tetor 2020.
Në këtë mbledhje Qeveria e përcaktoi tekstin e ri të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime postare, i cili, sipas nenit 137 nga Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të dorëzohet për miratim.
Lidhur me këtë pikë, Qeveria i detyroi zëvendëskryet6arin e Qeverisë të ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, ministrin e Ekonomisë dhe drejtorin e Postave Nacionale, të nisin përgatitjen e studimit fizibiliti për mundësitë e fillimit të procedurës për ndërmarrjen e kompanisë me partneritet publik-privat ose me privatizim, që të mund të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend sipas rregulloreve të BE-së.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për nevojën e publikimit të emrave dhe kompensimeve të këshilltarëve dhe bashkëpunëtorëve dhe Kryetarit të Qeverisë, si dhe pranimin e rekomandimit të GREKO-s.
Sipas këtij rekomandimi, Qeveria i ngarkon edhe Kabinetin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kabinetet e zëvendëskryetarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , Kabinetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe kabinetet e ministrave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që t’i publikojnë në afat prej 10 ditësh, emrat dhe kompensimet e këshilltarëve të posaçëm, këshilltarëve personal dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm, sipas rregulloreve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe publikim të rregullt të këtyre të dhënave në të ardhmen.
Në këtë mbledhje të Qeverisë u miratua teksti për ndryhswimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë tatimore me procedurë të shkurtuar, me të cilat propozohet që të bëhet ulja e interesit ndëshkues për më pak ose më shumë shpenzimeve publike të paguara nga 0,03% në 0,015% në periudhë nga hyrja në fuqi të këtij Ligji deri në fund të muajit mars 2021, si rezultat i nevojës së harmonizimit të dispozitave nga pakoja e katërt e masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë në kushte të COVID-19.
Në këtë mbledhje, Qeveria e emëroi Dushko Arsovskin për zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gazetar me përvojë pune dy dekadëshe.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në këtë mbledhje, si drejtorë të Agjencisë për Rini dhe Sport e emëroi Naumçe Mojsovskin, sportist me renome, përfaqësues i hendbollit.