Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, drejtorin e përgjithshëm të SHA “Elektrana e Maqedonisë së Veriut” (EMV) Vasko Kovaçevski dhe drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, vizituan dhe inspektuan stacionin e ringarkimit në Karposh – Shkup, ku qytetarët i eliminojnë ngrohjet e vjetra me karburantë jo-ekonomikë, dru, qymyr dhe lëndë djegëse fosile, pasi paraprakisht janë paraqitur në thirrjen publike për marrjen e subvencioneve për furnizim me inverter kondicionerët, të cilat janë ekologjike dhe janë ngrohje më e lirë.
“E gjithë kjo finalizohet para fillimit të zezonës së re të ngrohjes, me të cilën, duke ndjekur të gjitha analizat që tregojnë se ngrohja jo-ekologjike është ndotësi më i madh i ajrit, duke ndërruar ngrohjen me sistem ekologjik, në mënyrë drastike do të ulet ndotja”, tha Kryeministri Zaev.
Duke theksuar se zbatimi i kësaj mase për uljen e ndotjes është duke përfunduar, si pjesë e realizimit të Planit për ajër të pastër si prioritet strategjik, Kryeministri Zaev e shfrytëzoi mundësinë të shpreh falënderim për SHA “EMV” për sigur4imin e mjeteve në lartësi prej 10 milionë euro, gjegjësisht 618 milionë për realizimin e masës subvencionim i inverterëve shumë efikas, si dhe deri te NÇ “Higjiena Komunale” dhe punonjësit në deponinë “Drislla” për finalizimin e masës.
Kryeministri Zaev nënvizoi se shporetet e kthyera për ngrohje, tregojnë se aq amvisëri këtë vit nuk do të jenë burim i koncentrikeve të substancave ndotëse.
“Ne si Qeveri, vazhdojmë me ndërmarrjen e masave për ballafaqim të tërësishëm me ajrin e ndotur. Krahas ballafaqimit me pandeminë shkaktuar nga COVID-19, vazhdojmë me aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve dhe sigurimin e ambientit jetësor të shëndetshëm për të gjithë ne dhe fëmijët tanë”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryetari Shilegov informoi se thirrja publike për subvencionimin e kondicionerëve inverter është më i madhi që deri më tani e ka realizuar Qyteti i Shkupit, duke sqaruar se çdo qytetar i cili ka aplikuar për furnizim me këto pajisje, ndërsa më pas e ka kthyer shporetin e vjetër për ngrohje, ka mundësi që t’i kthehet e gjithë vlera për furnizimin e pajisjes më së shumti në vlerë deri në 62.000 denarë.
“Qyteti i Shkupit deri më tani ka pranuar rreth 4.060 aplikime prej të cilave deri tani rreth 1.000 shporet për ngrohje janë kthyer vetëm në komunat Saraj dhe Shuto Orizarë. Në këtë lokacion në përputhje me aplikimet tjera të pranuara pritet të kthehen rreth 1.300 shporet për ngrohje nga komunat Gjorçe Petrov, Karposh dhe Qendër. Para 20 ditëve thirrja u ndal, me qëllim që të kontrollohet edhe sa nga mjetet mbeten për t’u shpërndarë, duke pasur parasysh se pajisjet e ndryshme që i furnizojnë qytetarët kanë çmime të ndryshme, ndërsa në përputhje me këtë nevojitet kohë që në mënyrë precize të llogariten mjetet e mbetura”, tha Shilegov, i cili njoftoi se thirrja do të vazhdojë përsëri dhe për të njëjtën do të informohen qytetarët.
Kryetari Shilegov theksoi se kjo masë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, me kthimin e shporeteve të vjetra që shfrytëzojnë burime jo-ekologjike, në Shkup, do të ketë rreth 4.000-5.000 oxhaqe më pak dhe shprehu bindje se kjo do të vërehet edhe nga stacionet matëse për matjen e ndotjes së ajrit në qytet.
“I ftojmë qytetarët të kyçen në këtë projekt, të sigurojnë ngrohje më të pastër, më të lirë dhe më ekologjike për ta dhe për familjet e tyre, ndërsa me këtë të investojnë në ruajtjen e ajrit të pastër. Të gjithë ata që kanë dilemë rreth shpenzimit të energjisë elektrike, dua ti informoj se inverterët shpenzojnë më pak energji elektrike, ndërsa në çdo rast, sipas të gjitha përllogaritjeve, dëmi për ambientin nga prodhimi i energjisë elektrike të nevojshme për ngrohjen e amvisërive përmes inverterëve, është shumë më e vogël nga dëmi që ndodh nga ngrohja në ato amvisëri me shporete me dru ose qymyr”, tha drejtori Kovaçevski i cili falënderoi Kryeministrin Zaev dhe Qeverinë për atë, siç tha, vëmendjen që e tregon për energjetikën dhe veçanërisht për investimet në burimet e ripërtërishme të energjisë.
Gjatë vizitës së stacionit të transferimit, gjatë të cilës Kryeministri Zaev u njoftua me procesin e ringarkimit të mbeturinave të rënda, ngrohësve plastikë dhe të vjetër, shumë qytetarë që aplikuan për subvencione për zëvendësimin e ngrohjes së tyre me kondicionerë inverter i shtynë shporetet e tyre të vjetër dhe përfunduan procedurën për marrjen e rimbursimeve për ngrohësit ekologjik të blerë, kondicionerë inverter.