Qeveria në këtë mbledhje solli vendim për masa të reja për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Shkurtohet orari i punës së objekteve hotelierike deri në orën 21:00, përveç për dërgim dhe shitje në sportel të ushqimit.
Ky vendim vlen edhe për objektet hotelierike në pompat e benzinës, ndërsa përjashtohen objektet hotelierike në aeroportet TAV në Shkup dhe Ohër dhe restorantet e hotelit për mysafirët që janë akomoduar në hotele.
Në mbledhje, u soll edhe vendimi për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në ambient të hapur pas orës 21:00.
Qeveria sot miratoi një rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizin në hapësirë publike, nëse nuk kanë nevoja të rëndësishme dhe të domosdoshme.
Qeveria gjithashtu rekomandoi që qytetarët të mos grupohen në shtëpi për festime familjare, festa ose mbledhje të tjera në grupe me më shumë se katër persona që nuk jetojnë në të njëjtën bashkësi.
Ministrat në Qeveri sot pranuan propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për nevojën e asistencës shtesë të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në sigurimin e spitaleve si ndihmë shtesë për anëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe në koordinim me këtë Ministri, për të cilën u soll një konkluzë që të kërkohet pëlqim nga Presidenti i shtetit.
Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Informacioni në lidhje me rregullimin e pushimit mjekësor të punëtorëve me COVID-19, si dhe punëtorëve që janë në izolim për të parandaluar infektimin, në bazë të të cilave u soll konkluzë që ministritë dhe organet e administratës shtetërore gjatë rregullimit të këtyre çështjeve për punëtorët që kanë simptoma ose janë të infektuar me COVID-19 dhe për personat që janë në izolim për të parandaluar përhapjen e infeksionit, por janë asimptomatikë dhe për të cilët është konstatuar se janë të infektuar me COVID-19, domosdoshmërish të kërkojnë formular ISR, gjegjësisht pushim mjekësor sipas të cilit shuma e kompensimit të pagës për pengesë të përkohshme për punë për shkak të COVID-19 të jetë 100% e bazës për kompensimin e pagës.
Qeveria solli konkluzë për t'u rekomanduar organizatave të përcaktuara me ligj, organeve të tjera shtetërore, personave juridikë dhe personave fizikë të me ligj u është besuar kryerja e autorizimeve publike, si dhe komunave, Qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit që të veprojnë në mënyrë identike si në konkluzë e mëparshme.
Në mbledhjen e sotme, u përcaktua Propozim-ligji për ndryshimin e dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitimin, i cili synon të rregullojë zgjidhjet ligjore në mënyrë që të mbështesë tatimpaguesit në ballafaqimin me pasojat nga virusi korona COVID-19 dhe rritjen e likuiditetit të tyre.
Propozim-ligji i përmban këto zgjidhje:
-- Lirimi nga pagesa e akontacioneve të tatimit mbi fitimin për muajt nëntor dhe dhjetor 2020, si dhe për janar dhe shkurt 2021 për tatimpaguesit që kanë pësuar dëme në punën e tyre për shkak të përhapjes së virusit korona COVID-19;
- Rregullimi shtesë i shpenzimeve të papranuara për qëllime tatimore, gjegjësisht shënimi i dispozitave sipas të cilave primet për sigurim shëndetësor vullnetar (sigurim shëndetësor shtesë dhe privat) të punonjësve, testet laboratorike të paguara për COVID-19;
- Periudhë më e gjatë për transferimin të humbjeve për tatimpaguesit që gjatë vitit 2020 dhe 2021 do të pësojnë humbje në punë;
-Rritja e pragut sipas të cilit subjektet do të bëhen pjesë e regjimit jo-tatimor të tatimit mbi fitimin për vitin 2020 do të lirohen nga pagesa e tatimit të të ardhurave të përgjithshme;
- Rritja e pragut sipas të cilit subjektet do të bëhen pjesë e regjimin të të ardhurave të përgjithshme të vitit 2020, do të kenë mundësinë të përcaktohen nëse do të paguajnë tatimin mbi fitimin mbi të ardhurat e përgjithsme ose tatimin mbi fitimin;
-Heqja e kushtit për mbulimin paraprak të humbjes në përputhje me Ligjin për shoqëritë tregtare, në mënyrë që tatimpaguesi të ketë të drejtë të transferojë humbjen në periudhat e ardhshme tatimore dhe
- Rregullimi i numrit të subjekteve sportive të cilave tatimpaguesit mund të dhurojnë fonde dhe të përdorin të drejtën për të ulur tatimin e llogaritur të fitimit.
Për zbatimin e masave të miratuara nga Pakoja e katërt për ballafaqim me pasojat e krizës me COVID-19, u propozua edhe propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi të ardhurat personale, i cili parashikon lirimin nga detyrimi për të paguar akontacionet të tatimit mbi të ardhurat personale për muajt nëntor dhe dhjetor 2020, si dhe për janar dhe shkurt 2021, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e likuiditetit të paguesve të tatimit mbi të ardhurat personale në bazë të të ardhurave të realizuara nga aktiviteti i pavarur dhe ballafaqim më i lehtë me pasojat e përhapjes së virusit korona COVID-19.
Gjithashtu me këtë Propozim-ligj është i përfshirë edhe propozimi i odave ekonomike për lirim nga tatimi i primit të paguar për sigurim shtesë shëndetësor privat; për testet e paguara për COVID-19 dhe për shpenzimet për kualifikim dhe trajnim shtesë të të punësuarve prej të cilëve pritet të kontribuojnë në përmirësimin e standardit të jetesës dhe cilësisë së punës së punëtorëve.
Në këtë mbledhje u miratua edhe Propozim-ligji me të cilin sigurohet masa për mbështetjen financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzues të së drejtës për sigurim social të personave të moshuar, të rinjtë, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prind dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të përfshirë në veprimtaritë kulturore, punonjës në sferën e filmit dhe artistë të estradës, me procedurë të shkurtuar.
Me këtë Propozim-ligj përcaktohet mënyra e shpërndarjes së mbështetjes financiare për shfrytëzuesit e saj përmes një llogarie ekzistuese të transaksionit ose një llogarie transaksioni të sapo hapur në bankë, si dhe aktivitetet e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me dhënien e mbështetjes financiare për target grupet e qytetarëve. Në mënyrë plotësuese, ky nen rregullon procedurën për paraqitjen dhe zgjidhjen e ankesave të parashtruara nga persona fizikë të cilët nuk kanë marrë mbështetje financiare, sipas kushteve në Ligjin janë të kualifikuar për marrjes e së njëjtës.
Në mbledhje u miratua edhe propozimi i Ligjit për mbështetje financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga Kovid -19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me të cilin përcaktohet procedura e dhënies së mjeteve financiare për zvogëlimin e pasojave të Kovid-19 për prodhuesit e rrushit dhe në sektorin e verës, si pjesë e masave anti krizë nga Pakoja e 4-të e Qeverisë.
Qeveria sot e pranoi nismën, dita e diel të shpallet për ditë jopune dhe e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale në afat prej 15 ditësh të dorëzojë zgjidhje ligjore për këtë çështje.
Në këtë mbledhje Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në të cilin shton dispozitë të re me të cilën përdoruesit e të drejtës së ndihmës arsimore lirohen nga obligimi që fëmijët të marrin pjesë të paktën 85% nga numri i përgjithshëm i orëve të realizuara në kushte të jashtëzakonshme (ekzistencë e përcaktuar e gjendjes së krizës, epidemi e shpallur, gjegjësisht pandemi, zjarre, vërshime ose fatkeqësi të tjera natyrore).
Sot, gjithashtu u miratua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me qëllim që t’u mundësohet personave të cilët kanë marrë vërtetim nga regjistri i veçantë i të lindurve dhe dokument identifikimi, në përputhje me Ligjin për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve, të ushtrojnë të drejta të mbrojtjes sociale.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për pagimin e të drejtave në para nga mbrojtja sociale për tetor të vitit 2020 dhe e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që t’i dorëzojë të dhënat për përdoruesit e të drejtave të parave për të gjitha bazat deri te bankat afariste më së voni deri më 03.11.2020, gjegjësisht deri më 05.11.2020.
Në lidhje me këtë informacion, Qeveria u rekomandon bankave afariste të sigurojnë disponueshmëri të mjeteve për të drejtat e parave nga mbrojtja sociale për muajin tetor përmes bankomateve dhe në rrjetet tregtare nga 04.11.2020, gjegjësisht 06.11.2020.
Qeveria e miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, me qëllim që të rregullojë mënyrën për të cilën transmetuesit dhe operatorët do të veprojnë në lidhje me serviset e programeve të huaja dhe respektimin e të drejtave autoriale dhe të drejtave të ngjashme.
Në këtë drejtim, propozohet ndryshim i nenit 143 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe për shak të faktit që të drejtat autoriale rregullohen me Ligjin për të drejta autoriale dhe të drejta të ngjashme.
Në këtë drejtim, Qeveria solli konkluzion që t’i rekomandohet Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele deri në miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të prolongojë zbatimin e akteve nënligjore të cilët dalin nga paragrafët 3 dhe 4 të nenit 143 të ligjit.
Në këtë mbledhje u miratua teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.
Qëllimi i Propozim-ligjit është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për tokë bujqësore për shkak të ndryshimit të dispozitave ligjore ekzistuese dhe vendosjes së zgjidhjeve të reja ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin racional të tokës bujqësore, mbrojtjen e saj, si dhe vendosjen e termave të rinj dhe ndryshimin e mëtejshëm të procedurave të caktuara.
Propozim-ligji bazohet në të njëjtat parime në të cilat bazohet Ligji për tokë bujqësore.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi tekstin e Protokollit për qasje të hapur në infrastrukturën hulumtuese në Ballkanin Perëndimor, i cili do të nënshkruhet në takimin ne ardhshëm të kryetarëve të qeverive në Samitin në Sofje, si pjesë e Procesit të Berlinit.
Protokolli parashikon mobilitet të hulumtuesve dhe mundësi për qasje të hapur në infrastruktura hulumtuese, duke përfshirë e –infrastrukturat me të cilat disponojnë institucionet hulumtuese publike dhe private në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të kontribuojë në qarkullimin e lehtë të të dhënave hulumtuese, qasjen e papenguar deri te infrastruktura hulumtuese me qëllim të rritjes së hulumtimeve inovative, përmirësim të metodave dhe aftësive hulumtuese përforcim të bashkëpunimit dhe zhvillimit rajonal.
Me propozim të Komisionit qeveritar për emërime, Qeveria në mbledhjen e sotme i miratoi vendimet në vijim:
- Aleksandar Rangelloviq, të shkarkohet nga detyra anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup, ndërsa për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës së Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA-Shkup të zgjedh Gjoko Ilievskin të propozuar nga organizata sindikale.
- Qeveria e shkarkoi Verica Uzunovën nga detyra anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të SHA për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, ndërsa për anëtare zgjodhi Sllagjana Bogdanoviq.
Qeveria konkludoi që ti propozohet Kuvendit të aksionarëve të Telekomit Maqedonas, Shoqërisë aksionare për komunikimi elektronike- Shkup, për të shkarkuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve, përkatësisht Sasho Velevski nga një anëtar jo-ekzekutiv, Zamir Mehmeti nga një anëtar i pavarur jo-ekzekutiv, Divna Eftimovska nga një anëtar i pavarur jo-ekzekutiv, Miroslav Vujiç nga një anëtar jo-ekzekutiv dhe Sasho Simjanovski nga një anëtar jo-ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve. Dhe për anëtarë të Bordit të Drejtorëve ti zgjedh:
- Shkodrane Zenuni Dardhishta - anëtar jo ekzekutiv
- Bardul Nasufi - anëtar jo-ekzekutiv
- Zoran Kitanov - anëtar ekzekutiv
- Nina Angelovska - anëtare e pavarur jo-ekzekutive
- Sadula Duraku - anëtar jo-ekzekutiv i pavarur, dhe
- Aqif Mehdiu - anëtar jo ekzekutiv
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u informua për dorëheqjen e Viktor Petrushevski nga detyra anëtar i Bordit të Drejtorëve të SHA për shërbimet e aeroportit "Aeroportet e Republikës së Maqedonisë së Veriut" në pronësi të shtetit dhe kokludoi që t'i rekomandojë Bordit mbikëqyrës të shoqërisë që të zgjedhë Trajçe Angelovskin si anëtar të Bordit të Drejtorëve.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kokludoi t'i rekomandojë Bordit mbikëqyrës të SHA Slavija, eksport - import Shkup për të zgjedhur Blazhe Zafirovskin si anëtar të Bordit drejtues.
Mile Sugarev ta shkarkoj nga detyra drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të emërojë Stevo Krstevskin ta emëroj si drejtor në Drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të japë pëlqimin për Vendimin e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 02-4032 / 1 datë 28.10.2020, me të cilin për Biljana Jovanovska është emëruar drejtoreshë e Fondit.
Qeveria pranoi dorëheqjen e Sead Sadikovskit për të shkarkuar drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale, me kërkesë të tij, dhe për të caktuar Senat Ahmedi dhe të emëroj në pozitën e ushtruesit të detyrës Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale.
Qeveria pranoi dorëheqjen e Lidija Gjorshevska dhe e shkarkoi atë nga pozita e drejtoreshës të Qendrës Shtetërore të Provimit, me kërkesën e saj.
Elizabeta Naumovska ta emëroj për ushtrues detyre, drejtoresh e Qendrës Shtetërore të Provimit
Qeveria pranoi dorëheqjen e Adnan Xhaferoskit dhe e shkarkoi atë nga pozita e drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me kërkesën e tij, dhe për të caktuar Bekim Maksuti si ushtrues detyre Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Qeveria pranoi dorëheqjen e Agron Buxhakut dhe e shkarkoi atë nga pozita e drejtorit të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, me kërkesë të tij, dhe Stojance Angelov e shkarkoi nga posti i koordinatorit kombëtar për veteranët e luftës dhe policisë dhe e emëroi atë si ushtrues detyre Drejtor i Qendrës së Menaxhimit të Krizave.
Firus Memed është shkarkuar nga pozita e zëvendës Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut , për shkak të skadimit të mandatit për të cilin u emërua.
Sot, Qeveria shkarkoi Amir Shabani nga pozita e Anëtarit të Bordit Menaxhues të Rrjetit të Kërkimeve Akademike Maqedonase (MARnet), me kërkesën e tij, Zirap Ademi nga pozita e zëvendës Drejtorit të Zyrës Shtetërore të Statistikave, me kërkesën e tij, dhe Arif Asani nga pozita e zëvendës Drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut .
Blerim Idrizi u shkarkua nga posti i anëtarit të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Kullotave, me kërkesën e tij për shkak të ekzistencës së një konflikti interesi, dhe Nezarim Alili u emërua në këtë pozitë.
Viktor Taleski është emëruar anëtar i Bordit Menaxhues të Qendra Ndër-Komunale për Punë Sociale në Prilep.
Sot, Qeveria shkarkoi Boban Tomeski nga pozita e anëtarit të Komisionit të Sigurimit të Përgjegjësive të Automjeteve dhe si përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve ta emëroj Zlate Simonovski.
Qeveria sot anëtarëve të Bordit Shkollor të Shkollës Fillore Speciale për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe edukative "Shën. Kliment Ohridski ”- Novo Selo, Risto Zlatanov dhe Blagica Stoilova për t’iu përcaktuar përfundimin e mandatit të tyre dhe si anëtare të bordit e emëruan Svetlana Mazgaloska-Vuçetiq
Në mbledhjen e sotme, Qeveria përcaktoi përfundimin e mandatit të anëtarit të Bordit Drejtues të NP "Jasen", Kalina Kusatska dhe emëroi Olivera Popoviç si anëtare të re.