Nga mbledhja e 23-të e Qeverisë: Miratohet Vendimi për gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 30 ditëve

Qeveria e е Republikëс së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 23-të solli Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të pandemisë shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit, nga sëmundja ngjitëse COVID-19 shkaktuar nga virusi SARS-KoV-2 dhe për shkak të parandalimit të përhapjes së tij në sasi të zmadhuar, gjë që rrezikon sigurinë me shëndetit të popullatës.

Ky është propozim i Komitetit menaxhues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, pas propozimit paraprak të Grupit për vlerësim. Paraprakisht në mbledhje, Këshilli për siguri rekomandoi shpalljen e gjendjes së krizës në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim ballafaqim efikas me pasojat nga kriza për shkak të krizës me virusin korona.

 

Periudha për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut është në kohëzgjatje prej 30 ditësh, duke filluar nga 20 nëntori i vitit 2020 dhe për këtë Vendim Qeveria do ta njoftojë Presidentin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin.
 

Njëkohësisht, Qeveria do t’i rekomandojë Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendos për pjesëmarrje të një pjese të anëtarëve të Armatës (lloj dhe numër i forcave dhe kapaciteteve të njësive të armatës, qëllim dhe detyrat për të cilat kërkohen dhe kohëzgjatja e veprimtarisë dhe angazhimit të njësive të armatës) në ballafaqimin me gjendjen e krizës.

Qeveria konkludoi që Shtabi kryesor pranë Qendrës për ballafaqim me kriza, menjëherë të fillojë me Planin e veprimit për parandalim dhe ballafaqim me përhapjen e sëmundjes ngjitëse COVID-19, si dhe kontroll i tërësishëm për resurse njerëzore dhe materiale-teknike në dispozicion, si dhe plan për veprim të koordinuar,

Qeveria solli konkluzë që edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë, Armata, Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, të gjitha kapacitetet dhe resurset në dispozicion ti vendos në funksion për ballafaqim  me gjendjen e krizës.

Në mbledhjen e sotme të 23-të, Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi Informatën për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për personat objektet të sigurohen, llojet e masave dhe aktiviteteve dhe shkallët e sigurimit, për shkak të nevojës së rregullimit të dispozitave formale-juridike në raport me mbështetjen e Ministrisë për Punë të Brendshme nga a na e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së RMV-së, ndërsa lidhur me propozimin për shpalljen e gjendjes së krizës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet përcaktohen në koordinim të përbashkët ndërmjet shteteve dhe organeve të lartpërmendura dhe përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të RMV-së.

Në këtë mbledhje, Qeveria konkludoi që të ndryshohet konkluza miratuar në Mbledhjen e parë të Qeverisë, mbajtur më 1 shtator të vitit 2020, me të cilën Ljupço Nikollovski është përcaktuar si përfaqësues i Qeverisë në rendin e ministrave, i cili do të marrë pjesë në takimet javore koordinuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e caktoi mr. Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, për përfaqësues të Qeverisë nga rendi i ministrave, i cili do të marrë pjesë në takimet javore koordinuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu u soll edhe konkluza me të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u caktua për nënshkrimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, si dhe notat shoqëruese për implementimin e Marrëveshjes në kontekst të protokollit për Irlandën/Irlanda Veriore mes BE-së MB-së.

Qeveria në mbledhjen e sotme, lidhur me çështjet kadrovike e emëroi Zoran Petrov për Koordinues nacional për zbatimin e platformës nacionale për ulje të rreziqeve nga fatkeqësi dhe katastrofa në Republikën e Maqedonisë së Veriut.