Qeveri e hapur në shërbim të qytetarëve
Punojmë në transformim të qeverisë dhe institucioneve të mbyllura në të hapura, ndërsa administratën shtetërore e depolitizojmë dhe e profesionalizojmë. Institucione transparente dhe llogaridhënëse, bashkë me medie profesionale dhe të pavarura, mund ta kundërshtojnë fuqishëm korrupsionin dhe të sigurojnë shërbime profesionale për qytetarët.
Prioritete kyç:
5.1. Institucione transparente dhe llogaridhënëse
5.2. Profesionalizim dhe departizim i administratës publike
5.3. Luftë kundër korrupsionit
5.4. Liri e shprehjes
Institucione transparente dhe llogaridhënëse
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë në mënyrë proaktive të publikojë informacione dhe dokumente të lidhura me punën e institucioneve dhe do ta rrisë numrin e
institucioneve që do të transformohen nga të mbyllura në të hapura. Do të rritet vëllimi edhe i Të Dhënave të hapura, të cilat publikohen rregullisht në portalin e ri për të dhëna të hapura.
Qeveria do të vazhdojë t’i publikojë shpenzimet e bartësve të funksioneve publike, ndërsa do të publikohen edhe shpenzimet e institucioneve. Do të promovohen mundësitë nga ndryshimet e Ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik, në drejtim të rritjes së reagueshmërisësë (përgjgjshmërisë) së institucioneve dhe lehtësim të qasjes së qytetarëve në informacionet publike.
Përmes Strategjisë për transparencë, Qeveria në mënyrë sistematike do t’i vendosë standardet e Qeverisë së hapur dhe do të sigurojë qëndrueshmëri në procesin e reformimit të institucioneve.
Profesionalizim dhe departizim i administratës publike
Qeveria në mënyrë aktive punon në profesionalizimin dhe departizimin e administratës publike, si dhe në luftën e përforcuar me qëllim të çrrënjosjes së nepotizmit në institucione.
Opinioni do të jetë i informuar për të gjitha risitë, të cilat burojnë nga analiza horizontale funksionale e administratës, nga Ligji i ri për shërbim të lartë-udhëheqës, nga ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ, si dhe të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik.
Qeveria do ta promovojë konceptin për mënyrëtransparente të zgjedhjes së drejtorëve dhe të sekretarëve shtetërorë, të cilët do të kenë kompetencë më të madhe dhe përvojë në kuadër të të paraqiturve, në vend të drejtorëve sipas përkatësisë partiake.
Do të promovohet shlyerja e një pjese të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës në institucione.
Lufta kundër korrupsionit
Qeveria do të udhëheq komunikim aktiv publik kundër korrupsionit, duke i përkrahur zgjidhjet institucionale të cilat burojnë nga Ligji i ri për pengim të korrupsionit dhe nga puna e Komisionit të reformuar shtetëror për pengim të korrupsionit. Qeveria do ti ftojë qytetarët që ta kundërshtojnë korrupsionit duke i shfrytëzuar mekanizmat për paraqitje dhe parandalim.
Liria e shprehjes
Qeveria përmes komunikimeve publike do të vazhdojë ta përkrah hapësirën e pavarur mediatike, të liruar nga ndikesa politike. Qeveria publikisht do të angazhohet për liri të shprehjes, por edhe për pengim të përhapjes së dezinformatave dhe të gjuhës së urrejtjes me qëllim që qytetarët të jenë të informuar saktë dhe në kohë dhe në mënyrë aktive të marrin pjesë në ndryshimet shoqërore.
Do të promovohen risitë nga Ligji për shërbime audio dhe audiovizuale, me të cilat do të reformohet Radio Televizioni Nacional dhe do të raportohet në mënyrë transparente për zgjidhjet sistemore për përkrahje të mediave dhe të punëtorëve mediatik.