Qeveria në mbledhjen e së djeshmes, me propozim të zëvendëskryetares të Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë, Sllavica Grkovska, miratoi Strategjinë e re për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me plan Veprimi 2023-2026.
Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, ku përfshiheshin përfaqësues nga institucionet shtetërore nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë, në sektorin joqeveritar, si dhe ekspertë nga fusha, me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Fondacionit Metamorfozis, përmes projektit “Transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve shtetërore në RMV”.Fushat prioritare në Strategjinë e re janë avancimi aktiv i transparencës; avancimi i qasjes deri te informacioni të karkaterit publik; në transparencën fiskale të Qeverisë dhe organeve të tjera të pushtetit ekzekutiv; avancimi i mundësive dixhitale të institucioneve për të lehtësuar dhe automatizuar procesin e hapjes së të dhënave; forcimi i mekanizmave të llogaridhënies për krijimin e politikave.
Propozim teksti i Strategjisë u publikua në Regjistri i Vetëm Nacional Elektronik – ENER, ku u organizuan edhe dy debate publike, ku vërejtjet u morën parasysh në përgatitjen e tekstit përfundimtar.
Në plan Veprimit për 2023-2026 janë përpunuar më hollësisht masat, të konkretizuara me aktivitetet, afatin kohor të zbatimit, vlerësimin për nevoja të burimeve financiare për realizimin e aktiviteteve, bartës i aktivitetit, si dhe institucionet e përfshira për zbatimin e aktivitetit.
Strategjia trevjeçare për transparencës korrespondon edhe me Strategjinë Shtetërore për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjve të interesit (2021-2025), pasi i referohet edhe transparencës së procesit të politikëbërjes dhe ngritjes së ndërgjegjësimit për pjesëmarrje proaktive në proceset e palëve të tjera të interesuara në shoqëri.