Qeveria e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë

Në drejtim të intensifikimit të aktiviteteve për transformim digjital të suksesshëm të shoqërisë, si parakusht për përparim edhe në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e transparencës dhe menaxhimit të mirë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë.

Ky dokument muajin e kaluar u miratua nga Këshilli nacional për transformim digjital të shoqërisë, me të cilin udhëheq zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavica Gërkovska.
 
Koncepti është një dokument që përcakton parimet themelore që duhet të udhëheqin transformimin digjital të të gjitha fushave të shoqërisë, i cili do të arrihet përmes bashkëpunimit mes Qeverisë, institucioneve publike, kompanive private, sektorit civil dhe komunitetit akademik.

Parimet themelore të këtij koncepti janë sundimi i së drejtës, kohezioni social dhe partneriteti publik privat, qasja e lirë në informacionet publike, burimet e besueshme të të dhënave, "digjitalja është standarde" dhe parimi "vetëm një herë" (me të cilin të dhënat sapo vendosen në regjistër publik, nuk do të kërkohen më nga personat fizikë dhe juridikë).

Parimet themelore të këtij koncepti janë sundimi i së drejtës, kohezioni social dhe partneriteti publik privat, qasje e lirë deri në informacionet publike, burime të besueshme të të dhënave dhe standardizim i shfrytëzimit të të dhënave dhe nënshkrimeve digjitale.

Koncepti për transformimin digjital të shoqërisë synon ndryshime thelbësore në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmirësimin e efikasitetit të tyre si shërbim ndaj qytetarëve.

Krahas përmirësimit të qasjes së lirë në informacionet publike, një nga ndryshimet kryesore që sjell ky Koncept është dhënia e përparësisë ndaj versionit digjital të të dhënave dhe nënshkrimeve elektronike. Të dhënat pasi futen në një regjistër publik nuk do të kërkohen më nga personat fizikë dhe juridikë, ndërsa nënshkrimi digjital i krijuar me letërnjoftim është i barabartë me nënshkrim të shkruar me dorë.

Zbatimi i Konceptit e detyron Qeverinë që në 5 vitet e ardhshme të sjell letërnjoftim elektronik dhe të zbatojë masa mbështetëse për ndërlidhjen e të gjitha amvisërive me shërbimet brodbend.

Për të arritur qëllimet e përcaktuara nga Koncepti, do të krijohet një Agjenci për digjitalizim, e cila do të jetë përgjegjëse për menaxhimin me mjedisin për shkëmbim të sigurt të të dhënave, vendosjen e standardeve për TIK dhe sigurinë kibernetike për të gjitha palët e prekura, duke ofruar udhëzime për menaxhimin e ndryshimeve në transformimin digjital të administratës dhe ngritjen e vetëdijes publike për këtë çështje.

Përmbajtja e Konceptit për transformim digjital të shoqërisë është rezultat i projektit për avancimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut, me mbështetje financiare nga SHBA-të dhe Estonia dhe me mbështetjen e ekspertëve nga Qendra Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar.