Kryeministri Zaev në seancën e sotme të panelit nga dita e parë e Samitit "Maqedonia 2025", e cila zgjat deri më 3 dhjetor, diskutoi potencialin e diasporës, si dhe kompleksitetin e çështjes së largimit të disa njerëzve nga shteti.
Zaev theksoi se Qeveria vazhdimisht është duke punuar në krijimin e politikave dhe burimeve serioze në drejtim të lehtësimit të qasjes së kapitalit nga diaspora e biznesit në drejtim të krijimit të vendeve të reja të punës në vendlindje.
Lidhur me largimin e të rinjve jashtë vendit, në debat u diskutuan arsyet, por edhe për strategjinë e zvogëlimit të këtij numri të banorëve.
"Ne kemi nevojë për një strategji që adreson të gjitha sfidat për të cilat njerëzit tanë po largohen nga vendi, në mënyrë që t'i vendosim ata në një pozicion për t'i penguar ata dhe për t'i motivuar të qëndrojnë këtu." Detyrë e jonë është që të gjithë të krijojmë këtu dhe të ndryshojmë Republikën e Maqedonisë Veriore. Ta evropianizojmë atë me vlerat evropiane që do të ndiejmë këtu, por edhe në aspektin e cilësisë së përgjithshme të jetës," tha Kryeministri Zaev në Samitin "Maqedoni 2025", i cili filloi sot.