Republika e Maqedonisë së Veriut në muajin shkurt i morën dozat e para të vaksinës Fajzer. Është arritur marrëveshje e drejtpërdrejtë me kompaninë ndërsa sasia do të dihet gjatë javëve të ardhshme. Dozat e ardhshme nga Fajzer do të arrijnë në muajin mars dhe prill. Ministria e Shëndetësisë vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave dhe përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së, si dhe përmes mekanizmit Kovaks prej ku pritet orari dhe data për distribuimin e sasive të para. Ky është lajm i mrekullueshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt fitores ndaj pandemisë. Ministria informon se në janar priten edhe frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave dhe me këtë sistemi shëndetësor i vendit do të jetë tërësisht i përgatitur për vaksinim.