Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes video-konferencës realizuan takim me drejtorin rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge dhe me përfaqësuesit e OBSH-së.
Në fokus të bisedës ishin informacionet për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut me të infektuarit nga virusi korona, si dhe aktivitetet në lidhje me sigurimin e vaksinave dhe imunizimin e popullsisë kundër virusit COVID-19.
Gjatë bisedës, Kryeministri Zaev njoftoi se gjendja me të infektuarit nga virusi korona COVID-19 në vendin tonë është stabile me numër dyfish më të ulët të pacientëve të hospitalizuar dhe se nëse ka nevojë, ka mjaftueshëm vende të lira në spitale.
Në ndërkohë, Kryeministri Zaev veçanërisht e theksoi dhe u falënderua për mbështetjen e OBSH-së dhe bashkëpunimin e suksesshëm në zyrën lokale të Organizatës në vend, në aspekt të donacioneve, konsultimeve, udhëzimeve dhe rekomandimeve për tejkalimin e krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.
“Gjatë festave, këtu në Maqedoninë e Veriut janë vendosur masa dimensionale me qëllim të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe të zbutet goditja drejt sistemit shëndetësor dhe mbështetjes së qytetarëve, me respektimin e plotë të masave mundësoi që tani të kemi stagnim të përhapjes së virusit”, tha Kryeministri Zaev duke shtuar se edhe më tej mbeten në fuqi masat dhe rekomandimet me qëllim të mbrojtjes së popullsisë dhe sistemit shëndetësor.
Në takim u theksuan përpjekjet e OBSH-së, partnerët e saj dhe vendi jonë për dinamizmin e procedurës për sigurimin e vaksinave përmes Programit KOVAKS, gjatë së cilës u theksua aspekti i respektimit të vlerave themelore të cilat tregohen, ato janë miqësia dhe solidariteti i vendeve evropiane dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Zaev informoi për 8.000 doza të vaksinave të cilat nga Republika e Serbisë do të arrijnë dhe do të destinohen për të gjithë punonjësit shëndetësor, të cilëve bashkë me përfaqësuesin e OBSH-së i falënderuan për humanizmin dhe sakrificën në muajt e jkaluar4 deri sa zgjat epidemia.
Përfaqësuesi i OBSH-së e theksoi bashkëpunimin e mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin e Sëmundjeve Infektive, duke shprehur mbështetje për bashkëpunimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Procesit të Berlinit, me shpresë se do të vazhdojë dhe do të rritet dinamizmi i koordinimit me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për ballafaqim të suksesshëm me Covid-krizën.