Qeveria në bashkëpunim me OSBE-në përgatiti bazë elektronike të të dhënave të dokumenteve ndërkombëtare për avancimin e dialogut ndërkulturor dhe integrimin e shoqërisë

Me qëllim të zbatimit praktik të Strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmin (2020-2022), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, përgatitën bazë elektronike të të dhënave me dokumente ndërkombëtare përkatëse që synojnë promovimin e dialogut kulturor dhe integrimin të shoqërisë.

Baza e të dhënave është gjithëpërfshirëse, ne referenca të kryqëzuara dhe përfshin marrëveshje dhe konventa relevante ndërkombëtare, raporte dhe rekomandime të organizatave kryesore ndërkombëtare, angazhimet e OSBE-së dhe standarde dhe praktika të tjera ndërkombëtare. Baza e të dhënave do të shërbejë si një mjet për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Strategjisë për zhvillimin e konceptit të një shoqërie dhe ndërkulturalizmit.

Fokusi i bazës së të dhënave është në burimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare, të cilat janë tematike, të rëndësishme për Strategjinë dhe planin e veprimit për zbatimin e strategjisë nacionale. Në këtë data-bazë, struktura kryesore e burimeve jepet nga klastere organizatash edhe atë: grupi "Organiziata e Kombeve të Bashkuara", klasteri "Këshilli i Evropës", klasteri "Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë", "Bashkimi Evropian".

Strategjia nacionale për një shoqëri dhe ndërkulturalizëm promovon vlerat thelbësore të diversitetit, përfshirjes, respektimit të të drejtave të njeriut, mundësive të barabarta, veçanërisht për gratë dhe burrat, sundimin e ligjit, demokracinë dhe kulturën e paqes dhe dialogut. Zbatimi i Strategjisë nacionale drejtohet nga Trupi Koordinues, i kryesuar nga Koordinatori nacional për ndërkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial, Robert Allagjozovski.

Bazën elektronike mund ta gjeni në këtë link:

https://ednoopstestvo.vlada.mk