Zaev për grantin nga “Programi për burime të ripërtërishme”: Për shkak të përkushtimit të tranzicionit të gjelbër energjetik në dispozicion kemi 80,5 milionë euro për investime në energji të pastër

"Nënshkrimi i Marrëveshjes nënkupton përdorimin e grantit nga Qeveria gjermane në vlerë prej 2,4 milionë euro, me qëllim përgatitjen e studimeve teknike dhe dokumenteve që janë një hap i domosdoshëm drejt investimeve në burimet e ripërtëritshme të energjisë. Këto grante na ofrojnë një shtesë prej 80,5 milion euro në kredi të lira për ndërtimin e objekteve të energjisë", tha Kryeministri Zaev në nënshkrimin e Marrëveshjes për grant nga "Programi i burimeve të ripërtëritshme" për të inkurajuar kalimin nga qymyri në burimet e ripërtëritshme të energjisë mes termocentraleve të Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Gjermane për Zhvillim “KfW”.

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes së sotme, ne po bëjmë një hap tjetër para në përmbushjen e qëllimeve të vendosura në Strategjinë e Zhvillimit për Energjetikë deri në vitin 2040. "Kjo nënkupton një vullnet të fortë dhe angazhim për të zbatuar skenarin e gjelbër si më të pranueshëm për zhvillimin e vendit, i cili duhet të sigurojë përfitime ekonomike dhe ekologjike", tha Kryeministri, duke shtuar se mbështetja ishte thelbësore sepse përshpejton ritmin e tranzicionit të energjisë në energji elektrike më të pastër, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, zëvendësimin e qymyrit me gaz natyror dhe zvogëlimin e emetimeve të karbonit në plan afatgjatë.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për Gjermaninë mike për tërë mbështetjen që e jep për vendin tonë në 20 vitet e fundit për projekte zhvillimore në vlerë të përgjithshme me mbi 500 milionë euro prej të cilave gjysma e më tepër janë në sektorin energjetik.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Anke Hollshtajn u shpreh e kënaqur që bashkëpunimi mes dy vendeve po zgjerohet dhe intensifikohet, tashmë edhe në fushën e energjetikës.

“Qeveria është në rrugën e duhur me investimin në burimet e ripërtërishme të energjisë dhe mbështetjen e investimeve të gjelbra në sektorin publik të cilat do të kontribuojnë në uljen e ndotjes. Në Gjermani qartë shihen avantazhet nga burimet e ripërtërishme të energjisë dhe hapat që i bën Maqedonia e Veriut në reformat në sektorin energjetik”, theksoi Hollshtajn.

Kryetari i Bordit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i EMV-së, Vasko Kovaçevski, tha se Gjermani dhe “KfW” janë partnerë tanë në zbatimin e skenarit të gjelbër përmes linjave të volitshme të kredive, përmes ndihmës eksperte dhe fondeve të pakthyeshme – siç është granti i sotshëm prej 2,4 milionë euro.

“Me fondet që janë lëndë e grantit të nënshkruar  do të financohet përgatitja e fizibiliti studimeve dhe studimeve për ndikimin e mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale në projektet”, theksoi Kovaçevski.

Për drejtorin e “KfW” për Maqedoni dhe Kosovë, Rene Eshemann, ky është një hap i madh i rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe e përshëndeti vendosmërinë e  Qeverisë për tranzicion energjetik, ripërtëritje dhe pastrim të energjetikës me teknologji të gjelbra.

Me mjetet nga granti do të mbështeten elektranat fotovoltaike në REK Bitolla me kapacitet më të madh se 140 MW, rehabilitimi i fazës së tretë të hidroelektranave të mëdha, ndërtimi i parkut të ri të mullinjve të erës në Miravc, modernizimi dhe rindërtimi i kompleksit Energjetika në Gazi Babë dhe  ngrohja solare në Manastir. Me implementimin e këtyre projekteve energjetike do të rritej prodhimi i energjisë elektrike për rreth 650 GWh (gigavat/orë).

 

Nënshkrimi i Marrëveshjes për grant për tranzicion energjetik (transmetim në gjuhën maqedonase) 

Nënshkrimi i Marrëveshjes për grant për tranzicion energjetik (transmetin në gjuhën gjermane)