Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 46-të të sotme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes për marrjen e obligimeve nga datë 19.11.2020, të lidhur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE)), për furnizimin e një vaksine të aprovuar për KOVID-19 përmes mekanizmit COVAX për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive për KOVID-19.
Për zbatimin e furnizim të vaksinave duhet të miratohet dhe nga këtu Qeveria dha pëlqimin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes ne të cilën "vaksina e aprovuar" do të thotë vaksina kundër KOVID-19 në lidhje me të cilën GAVI ka hyrë në një Obligim për furnizim të avancuar dhe e cila ka parakualifikim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), standard / i kushtëzuar, autorizimin për lëshim në treg ose një autorizim për përdorim emergjent të vendosur nga Organi reptësisht rregullator ose një Listë për përdorim në raste urgjente e OBSH-së.