Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, me ftesë të Asociacionit Solar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori pjesë në ngjarjen solemne për dhënien e certifikatave pjesëmarrësve për trajnim të sistemeve solare.
Në fillim të fjalës së tij, zëvendëskryeministri Bytyqi falënderoi organizatorin për ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje solemne, si dhe USAID, i cili mundësoi që projekti “Forcimi i sektorit solar përmes trajnimeve, pjesëmarrje në panaire dhe aktivitete lobuese” të realizohet me sukses.
“Menduam se ndryshimet klimatike do të ndodhin në një të ardhme të largët. Por, janë evidente ndryshimet që i ndiejmë çdo ditë në nivel lokal dhe global. Prandaj, është obligim i përbashkët i të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së klimës në Paris që është të realizohen me ambicie qëllimet e vendosura për zvogëlimin e ndikimeve të ndryshimit klimatike. Por, natyrisht, zbatimi i postulateve të Unionit energjetik, i cili integron segmentet e klimës dhe energjetikës,” tha Bytyqi në fjalën e tij hyrëse.
Zëvendëskryeministri theksoi se me “Marrëveshjen të gjelbër evropiane”, BE ka një përgjegjësi kolektive për të transformuar ekonominë dhe shoqërinë e saj që ta vë atë në një rrugë më të qëndrueshme dhe të gjelbër. Ky plan është shumë më ambicioz se të gjithë ato të mëparshmit, sepse parashikon neutralitet të plotë klimatik deri në vitin 2050.
“Nëse deri më tani, sipas legjislacionin ekzistues, BE parashikon qëllim obligues të zvogëlimit të emetimit të gazrave serrë së paku 40% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 1990 dhe pothuajse 80-90% deri në vitin 2050, plani i ri shkon një hap më tej, dhe kjo nënkupton parashikimin e neutralitetit të plotë klimatik deri në vitin 2050 ose një zvogëlim i plotë i emisioneve, respektivisht fokusim në prodhimtarinë e të ashtuquajturës energji të gjelbër. Përskaj krizës së Covidit, me buxhetin për vitet 2021-2027, BE riafirmon qëllimet e përcaktuara dhe planet për t’i forcuar ato më tej”, tha zëvendëskryeministri.
Bytyqi shtoi se një nga prioritetet në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është një rritje e konsiderueshme e masave stimulative dhe subvencioneve për investime në energji të rikuperueshme, si burimi më i madh ekologjik i energjisë, si elektrike ashtu edhe termike.
“Sipas Ligjit për energjetikë dhe Strategjia për energjetikë deri në vitin 2040, parashikohet prodhimi i shtuar i energjisë elektrike nga burimet e rikuperueshme të energjisë. Pikërisht kjo Qeveri në Rregulloren për burimet e rikuperueshme të energjisë mundësoi që edhe amvisëritë të vendosin termocentrale fotovoltaike në pullazet e tyre për prodhim vetanak, kurse tepricën t’ua shesin furnizuesit të tyre”, nënvizoi zëvendëskryeministri për çështjet ekonomike Fatmir Bytyqi.
Për të rritur prodhimin e paneleve fotovoltaike në vendin tonë, tashmë janë bërë ndryshime në Tarifën doganore, për importin e disa lëndëve të para për prodhimin e kolektorëve dhe paneleve diellore, ne kemi ndryshuar normat doganore për një pjesë të lëndëve të para.
Ngjarja solemne për dhënien e certifikatave pjesëmarrësve për trajnimin e sistemeve solare u mbajt përmes një video konference, organizuar nga Asociacioni Solar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga zyra e USAID, në kuadër të projektit “Forcimi i sektorit solar përmes trajnimeve, pjesëmarrje në panaire dhe aktivitete lobuese”.