“Fuqishëm e mbështesim iniciativën për t’u mbajtur mbledhje urgjente e Kuvendit për t’u vazhduar afati për blerjen e duhanit dhe të blihet e tërë rekolta vjetore dhe me ndihmën e 5 milionë eurove shtesë nga Pakoja e 5-të t’u ndihmojmë prodhuesve të duhanit të arrijnë pagë mesatare prej 180 denarë për kilogram”, theksoi Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në mbledhjen për pyetje të deputetëve në Kuvend.
Ai informoi se deri më tani janë blerë 24,5 milionë kilogram duhan dhe se për blerjen e kësaj rekolte janë siguruar 4 miliardë denarë, gjegjësisht 70 milionë euro.
“Nëse Kuvendi arrin pajtueshmëri për seancë urgjente të Kuvendit për t’u vazhduar afati për blerje deri në fund të muajit mars në vend që deri në fund të shkurtit, do të kemi mundësi për blerje të tërë revoltës dhe në vend që çmimit të tanishëm mesatar prej 165 denarë, do të krijohen kushte për arritje të 180 denarë për kilogram duhan”, tha Kryeministri Zaev nga foltorja parlamentare në mbledhjen për pyetje të deputetëve.