Në mbledhjen e 54-të të sotme, Qeveria miratoi informacionin e Ministrisë së Financave për reformën në drejtim të avancimit të procesit të decentralizimit fiskal.
Reforma e decentralizimit fiskal përbëhet nga një serë masash dhe aktivitetesh të cilat përmbahen në tre shtylla - përmirësimi i kapacitetit fiskal të komunave, ekonomizimi dhe ripagimi i borxheve dhe riprogramimi, si dhe rritja e transparencës dhe llogaridhënies së komunave.
Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për projektin e digjitalizimit të shërbimeve konsullore në Përfaqësitë diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Digjitalizimi i shërbimeve konsullore jashtë vendit (E- konsullatë) është imponuar si nevojë e domosdoshme për të modernizuar punën e Përfaqësive diplomatike- konsullore, me qëllim të mundësisë së ofrimit të shërbimeve të shpejta, efikase dhe ekonomike të qytetarëve tanë jashtë vendit, gjë që ka ardhur në shprehje gjatë krizës së shkaktuar nga KOVID-19.
E konsullata parasheh digjitalizimin e shërbimeve konsullore që jepen në Përfaqësitë diplomatike- konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke filluar nga procedura për aplikim, pagesë onlajn, si dhe marrje e dokumenteve personalisht ose përmes postës. Me këtë platformë të shtetasve tanë që jetojnë jashtë vendit do t’u mundësohet të vijnë deri te shërbimet konsullore në mënyrën më të lehtë dhe për një kohë më të shkurtër.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria konfirmoi konkludimin e shtabit KOVID-19 për plotësimin e përjashtimeve nga ndalesa e lëvizjes, në mënyrë që shtetasit e huaj që kanë një qëndrim të përhershëm të rregullt në vend dhe që hyjnë në vend në një kohë kur ndalimi i udhëtimit është aktiv ose që janë larguar nga vendi para shpalljes së kufizimit të lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
Pas pëlqimit nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme Qeveria e miratoi Protokollin për veprim në shkollat e mesme gjatë realizimit të provimeve të maturës shtetërore për vitin shkollor 2020/2021.
Ministrat në Qeveri miratuan sot programin vjetor të punës së Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve për vitin 2021, i cili paraqet një drejtim për punën e Agjencisë në mënyrë që të promovojë dhe mbështesë realizimin e të drejtave të komuniteteve të cilët janë më pak se 20% e popullsisë në vend.