Kryeministri Zaev uron të gjithë besimtarët e Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarët e konfesioneve Protestante: Pashkët në kushte pandemie na japin shpresë dhe forcë për fitore

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi letër urimi me rastin e festës Pashkët deri te dr. Kiro Stojanov, ipeshkvi i Shkupit dhe eparku në Maqedoninë e Veriut, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë besimtarëve të Kishës Katolike në vendin tonë, si dhe të gjithë besimtarëve të konfesioneve protestante që festojnë Pashkët, ua uron festën e madhe të krishterë – Pashkët.

Kryetari i Qeverisë, Zaev, në letër shkruan që këtë vit një prej festave më të ndritshme, po festohet me kufizime që i shkaktoi pandemia nga virusi korona COVID-19 edhe në periudhën kur e gjithë bota po përballohet me situata të vështira.

“Sakrifica e Krishtit është për ne njerëzit, me të cilën Zoti na tregoi shembull pikërisht në momentin kur gjithçka dukej si dështim. Dhe kur errësira dhe heshtja erdhën mbi tokë, Ai gjithashtu u ringjall prej së vdekurish dhe e fitoi vdekjen që të na kthehet me shpresë të plotë”, theksoi Kryeministri Zaev në urimin e tij me rastin e Pashkëve.

Kryeministri Zaev thotë se në festën kushtuar shpëtimit dhe jetës së re, të kujtojmë nevojën për të qenë besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm, dhe përmes modestisë sonë të sakrifikojmë për të mirën e të gjithëve, duke mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve .

“Pikërisht drita e kësaj feste në këto momente dramatike për njerëzimin, na inkurajon të rishikojmë, të krijojmë vepra të mira dhe të tregojmë mirëkuptim me njëri-tjetrin, të jemi të mirë me familjet tona, fqinjët dhe miqtë dhe me vendin tonë në tërësi. Krishti me ringjalljen na tregoi diçka vërtet të re, diçka që ndryshoi gjendjen e njerëzimit dhe botës dhe na jep shpresë dhe forcë për të kaluar të gjitha situatat njerëzore të vuajtjeve dhe padrejtësive", tha Kryeministri Zaev në mesazhin e tij urues për besimtarët e komunitetit katolik dhe protestantëve në vend me rastin e Pashkëve me urime që ditët festive ti kalojnë me shëndet të mirë dhe forcë shpirtërore me mesazhin "Krishti u ringjall!".