Zaevi dhe Carovska në FMN: Strategjia e Qeverisë është më shumë para për kuadrin mësimor-shkencor, më shumë investime dhe studentë më të kualifikuar dhe më të motivuar është strategji e kësaj Qeverie

Kryeministri Zoran Zaevi dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot e vizituan Fakultetin Matematiko-Natyror dhe në takim me dekanin Aleksandar Skeparovski dhe prodekanët biseduan për miratimin e Marrëveshjes kolektive për arsim të lartë dhe shkencë.

Në deklaratën për takimin kryeministri Zaevi tha se përfundimisht është arritur marrëveshje të cilën disa qeveri paraprake nuk arritën ta realizojnë.

“Ne në dy-tre vitet e fundit, përmes shkëmbimit inkluziv të mendimeve me institucionet e arsimit të lartë dhe me sindikatat, arritëm ta sjellim deri në përfundimin e saj. Me marrëveshjen kolektive është paraparë edhe rritja e pagës së mësimdhënësit dhe kuadrit jo mësimdhënës në vitin 2021 dhe në vitin 2022. Me stabilizimin e gjendjes ekonomike nga pasojat e pandemisë me Kovid-19, dinamika e këtillë e rritjes së pagave do të vazhdojë edhe deri në vitin 2025”, theksoi kryetari i Qeverisë Zaev.

me Marrëveshjen kolektive për herë të parë pas 30 viteve rregullohet sistemi I pagave në arsim të lartë dhe parandalohen pasiguritë në të cilat ndër vite ishin ekspozuar kuadri shkencor, mësimdhënës dhe jo mësimdhënës në arsim të lartë. Në mënyrë shtesë, marrëveshja kolektive e rregullon edhe pagën bazë bruto me koeficient të kompleksivitetit të vendit të punës në arsim të lartë.

Njëra ndër arritjet më të dukshme për këtë Marrëveshje kolektive është edhe rregullimi i pagesës për punë të kaluar, ku në periudhën e kaluar dhjetëvjeçare ose nuk janë paguar apo janë paguar me vështirësi të mëdha nga ana e institucioneve të arsimit të lartë”, theksoi Zaevi.

Министерката за образование и наука Мила Царовска посочи дека продолжуваат инвестициите во науката.

Ministrja për Arsim dhe Shkencë Milla Carovska theksoi se vazhdojnë investimet në shkencë.

"Në krahasim me vitin e kaluar ka 12 për qind më shumë mjete financiare për shkencë dhe se në periudhën e ardhshme do të punohet në financim sistematik për zhvillim të laboratorëve të cilat janë të akredituara, ato të cilët nuk janë të akredituara të arrijmë të akreditohen në fakultet dhe të vazhdojnë të krijojnë shkencë e cila është aplikuese dhe do të kontribuojë për zhvillim të përgjithshëm të shtetit tonë”, tha Carovska.

Marrëveshja kolektive është një arritje shumë e madhe dhe pret që të javën e ardhshme të nënshkruhet me sindikatat.

Kjo marrëveshje kolektive për herë të parë e rregullon pagën bazë bruto në arsim të lartë, e cila 30 vjet nuk është përcaktuar dhe i përcakton koeficientet e kompleksivitetit të vendeve të punës të cilat janë në arsim të lartë. Në këtë mënyrë sigurohet cilësi në arsim të lartë, por edhe përfundimisht të kemi sistem më të organizuar i cili rrjedhimisht do të mund të shërbehet me pëlqime për punësim dhe të mos vijmë në një situatë në të cilën kur një përqindje e caktuar e profesorëve do të pensionohen të mos kemi mundësi për zëvendësimin e tyre, për disiplinë të caktuar shkencore të vazhdojë të realizohet në fakultete”, potencoi  ministrj Carovska.

Dekani i Fakultetit Matematiko-Natyror Skeparovski, siç është theksuar në kumtesë, tha se është realizuar takim në të cilin është biseduar për çështje të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme, siç janë investimet në arsimin e lartë, veçanërisht të rëndësishme për financim të vazhdueshëm në infrastrukturën e fakulteteve dhe kapaciteteve hulumtuese, dhe se ajo që filloi vitin e kaluar do të jetë proces i cili vijon edhe viteve të ardhshëm.